Dibër - Plagosin me armë një shtetas, kapet në kohë rekord një prej autorëve, në kërkim 2 të tjerë

DibërDVP Diber

Plagosin me armë zjarri një shtetas, kapet në kohë rekord një prej autorëve të dyshuar, si dhe shpallen në kërkim 2 të tjerë

Më datë 06.04.2018, rreth orës 20.00, është marrë njoftim se në fshatin Nezhaj, njësia Administrative Zall-Dardhë, Dibër, se në oborrin e banesës së tij është qëlluar me armë zjarri shtetasi E.Ç, rreth 23 vjeç, banues në fshatin Nezhaj.

I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, Tiranë, në gjendje të rëndë.

Policia e Dibrës me të marrë njoftimin, ka shkuar menjëherë në vendngjarje.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe profesionale, të kryera nga ekspertë të policisë së Dibrës është arritur të identifikohet dhe kapet në kohë rekord një prej autorëve të dyshuar të ngjarjes , shtetasi Rr.K, 25 vjeç.

Në këtë ngjarje dyshohet se janë përfshirë dhe vëllezërit e shtetasit Rr.K, shtetasit K.K. 35 vjeç, A.K, 27 vjeç, ku po krihet zona për kapjen e tyre.

Nga hetimet paraprake dyshohet se konflikti ka ndodhur për motive të dobëta.

Në vendin e ngjarjes janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:
4 gëzhoja dhe 1 plumb i pa plasur.

Disa metra larg vendit të ngjarjes është gjetur arma e zjarrit tip automatik, që dyshohet se është përdorur nga autorët.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

 

Arkiva

Dhjetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30
31 1 2 3 4 5 6