Port, Durrës - Procedohen penalisht 5 shtetas, ndër ta një doganier për "Shpërdorim detyre"


Port Durrës (për video kliko mbi link)Port Durres 9 prill 2018

Policia Kufitare e Portit të Durrësit, krahas përpjekjeve për të ofruar një shërbim sa më cilësor për qytetarët që qarkullojnë nëpërmjet Portit të Durrësit, është e angazhuar maksimalisht edhe në drejtim të parandalimit dhe goditjes së paligjshmërisë.

Gjatë 12 orëve të fundit evidentohen dhe goditen katër raste të kontrabandës me mallra që paguhet akcizë.

Sekuestrohen kafe, televizorë, veshmbathje e mallra të tjera të futura kontrabandë.

Procedohen penalisht 5 shtetas, ndër ta një doganier për "Shpërdorim detyre", konkretisht:
Shtetasi E.T, vjeç 35, banues në Durrës, pasi në P K K Port, nga kontrolli në kamionin tip “Skania”, iu gjetën dhe bllokuan 60 kilogramë kafe kokërr, dhe 1000 bustina kafe të futura kontrabandë.

Shtetasi R.K vjeç 62, banues në Gjilan, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volvo” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

Shtetasi R.B vjeç 60, banues në Pejë, Kosovë, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Volkswagen” me targë zvicerane, ju gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë.

Shtetasi F.L vjeç 40 banues në Sukth, pasi në P K K Port, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” me targë zvicerane iu gjetën dhe bllokuan mallra të ndryshme që dyshohen kontrabandë. Neni 174 i Kodit Penal.

Si dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin G.T vjeç 49, banues në Tiranë, doganier, pasi ka lejuar futjen kontrabandë të mallrave nga disa shtetas, pa kryer veprimet e rregullta ligjore.

Policia Kufitare e Durrësit, do të vijojë kontrollet e rrepta për të parandaluar, evidentuar dhe ndëshkuar të gjitha tentativat për paligjshmëri.

Port Durres 9 prill 2018

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30