Morinë, Kukës - Policia Kufitare ndalon një shtetas për veprën penale "Mashtrimi kryer në bashkëpunim".

Morinë, Kukës.policia kufitare

Policia Kufitare ndalon një shtetas të dënuar me 11 vjet burg, për veprën penale "Mashtrimi kryer në bashkëpunim".

Specialistët e Policisë Kufitare Morinë, bënë ndalimin e shtetasit:

-A. K., 31vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap në dalje të PKK Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit ky shtetas rezultoi person në kërkim.

Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Tiranë me shkresë nr.2361, datë 30.03.2018, ka urdhëruar ekzekutimin e vendimit penal nr.870, datë 23.03.2016, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, si dhe vendimin penal nr.534 datë 06.03.2018 të Gjykatës së Apelit Tiranë, të cilin e ka dënuar me 11 vjet burg për veprën penale "Mashtrimi kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 143/2 të Kodit Penal.

Shtetasi A.K., iu dorëzua DVP Tiranë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30