Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 11 Prill 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 22 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 3 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:

7 persona në kërkim.

3 persona për veprën penale “Dhunë në familje”

1 person për veprën penale “Përndjekja”

1 person për veprën penale “Vjedhja”

2 persona për veprën penale "Armëmbajtje pa leje" 

2 persona për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”

1 person për veprën penale “Falsifikimi”

1 person për veprën penale “Ndotja e ajrit”

1 person për veprën penale “Fshehja e të ardhurave ”.

Janë sekuestruar: 

- 2 armë zjarri

- 190 fishekë

-1 armë e ftohtë (një përforcuese grushti metalike)

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 58 persona.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5