Bulqizë - Arrestohen dy persona për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës ”

BulqizëDVP Diber

Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestuan  në flagrancë shtetasit:

M.R., 59 vjeç, banues në Burrel. (me detyrë Inxhinier i një subjekti minerar)

D.L., 59 vjeç,  banues në Tiranë. (me detyrë Teknik i një subjekti minerar)

Arrestimi i këtyre dy shtetasve u bë pasi  datë 10.04.2018, në galerinë e një subjekti privat minerar, në Martanesh Bulqizë, gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën shtetasi H.C, 52 vjeç, banues në Burrel (punëtor në ketë subjekt).

Pas aksidentit të shtetasit H.C., nga ana e subjektit ka vazhduar puna në vendin e aksidentit duke prishur vendin e ngjarjes.

Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës ” parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6