Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 12 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.K, vjeç 13, pasi në bulevardin “Zogu i Parë“, iu gjet e bllokua 6 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Në lidhje me pamjet e transmetuara gjatë një emisioni investigativ, më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen E.M, vjeç 46 banuese në Kamëz, infermiere, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë fuksione publike” dhe “Falsifikimi i dokumentave”. Nenet 259 e 186 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.A, vjeç 55, banuese në Tiranë, pasi me anën e mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh, shtetases B.A, vjeç 30, banuese në Tiranë. Nenet 143 dhe 180 të Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.Z, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh për shitjen e një banese, shtetasit F.D, vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin D.H, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh, shtetasit L.A, vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, H.S vjeç 56, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/3 i Kodit Penal.  

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Më datë 11.04.2018, u ndalua shtetësia në kërkim M.T vjeç 45, banuese në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 2 vjet burg, për veprën penale "Plagosja e rëndë me dashje". Neni 88/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K vjeç 21 banues në Laknas, Kamëz, pasi në Laknas, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka dalë nga rruga, për pasojë, ka aksidentuar me vdekje, shtetasen D.D vjeç 64, banuese në Laknas, Tiranë. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.H, vjeç 62, banues në Kamzë, pasi në Kamzë, në rrugën “Skënderbeu”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.B, vjeç 20, banues në Kamzë, pasi në Kamzë, në rrugën “Skënderbeu”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetësia A.L, vjeç 22, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Elbasanit”, në Krrabë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.B, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në Kamëz, në bulevardin “Blu”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.B, vjeç 56, banues në Vorë, pasi në Vorë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.T, vjeç 45 banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u ndalua shtetasi K.N, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.04.2018, në lagjen nr.16, 2 gjatë pastrimit punonjës të shërbimit të Komunales, kanë gjetur një qese të zezë, që dyshohet me  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, e cila pas peshimit ka rezultuar 3 kg e 162 gr, që u bllokua në cilësinë e provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin E.A, vjeç 19 banues në Golem, Kavajë, pasi në lagjen nr. 16, iu gjetën e bllokuan 2 doza  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasen Y.M vjeç 41 banuese në Durrës, pasi në lagjen nr. 1, në dyqan iu bllokuan 82 palë veshmbathje, të markave të ndryshme, të cilat i tregtonte pa faturë blerje e që dyshohet se janë mallra kontrabandë. Nenet 174, 178/1, 180 dhe 149/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për të dënuarit që ndodhen në ambientet e I.E.V.P Elbasan, shtetasit B.L dhe D.SH, vjeç 23 e 35 banues në Elbasan e Durrës, pasi më datë 11.04.2018, në ambientet e dhomës së tyre, ju gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Nenet 283 e 324/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.C vjeç 19, banues në fshatin Mjekës, pasi në rrugën “Qemal Stafa”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yinxiang” dhe nuk i është bindur dhe urdhrit të punonjësit të policisë për të ndaluar. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Korçë
Në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 25.11.2017, në një lokal me muzikë live në aksin rrugor Korçë-Dishnicë, ju informojmë se:
Më datë 11.04.2018, në Komisariatin e Policisë Korçë, janë  vetëdorëzuar shtetasit e shpallur në kërkim:
A.S 29 vjeç,
A.Q, 24 vjeç, të dy banues në Korçë.
Lidhur me ngjarjen e mësipërme, ndaj të dy shtetasve Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendim nr 366, datë 04.12.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat  penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese, e kryer në bashkëpunim,e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve  dhe municioneve luftarake" parashikuar nga nenet 79/dh, 278/1, 25, 22 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Berat, për shtetasen E.B vjeç 42, banues në Lushnjë, pasi më datë 11.04.2018, në lagjen “30 Vjetori”, u konstatua në gjendje pune lokali “Bar–Kafe”, lloto sporti, aktiviteti rezultonte si subjekt me status të pezulluar pranë Qendrës Kombëtare të Biznesit, duke shmangur pagimin e taksave vendore dhe qendrore. Nenet 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, shtetasi O.F, vjeç 33, banues në Berat, kallëzon se pas komunikimit në një faqe online, ka komunikuar me një shtetas të panjohur të cilit i ka shitur një telefon dhe prej tij ka marrë një  kartëmonedhë 50 euro, që dyshohet të jetë e falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.K, vjeç 26, banues Levan Fier, pasi në Lavan, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 3 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa. Nenet 283/1 dhe 286 të Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 11.04.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.N, E.B dhe punohet për kapjen e shtetasit F.C vjeç 26, 33 e 30, banues në Tiranë, pasi në lagjen “Sheq i Madh”, u kapën me mjetin tip “Volksvagen”, duke transportuar 3 shtetas sirian, të cilët kishin hyrë në mënyrë të pa ligjshme në Shqipëri. Punohet për përcaktimin e procedurës për shtetasit e huaj. Nenet 298 e 297 të Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Fier
Informacion paraprak
Më datë 11.04.2018, rreth orës 11:45 në lagjen "8 Shkurti" Fier,  nga një automjet tip "Reno" është qëlluar me armë zjarri në dretim të lokalit të shtetasit A.B.
Nga të shtënat nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale ku janë thyer xhamat e lokalit.
Makina është larguar në drejtim të Semanit dhe rreth orës 11:50 është gjetur e djegur në lagjen "15 Tetori" Fier.
Në brendësi të makinës është gjetur një armë kallashnikov dhe një karikator.
Forcat policore  po krehin zonën me qëllim kapjen e autorëve.
Ndërkohë grupi hetimor po punon intensivisht për identifikimin e  autorëve si  dhe zbardhjen e plotë të  rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj pronës
Rinas
Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 17 vite burg për veprat penale “Vjedhje me armë” dhe”Armëmbajtje pa leje”  të parashikuara nga nenet 140, 25 e 278/2 të Kodit Penal.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi drejt vendit tonë, i shtetasit shqiptar A.H 37 vjeç lindur në Tepelenë.
Shtetasi A.H është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër me vendim nr. 09, datë 25.01.2006 e ka dënuar me 17 vite burgim, për veprën penale “Vjedhje me armë” dhe ” Armëmbajtje pa leje”  të parashikuara nga nenet 140, 25 e 278/2 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datën 21.07.2003, rreth orës 23:30 në bashkëpunim me shtetasin B.K, në fshatin Katund, Gjirokastër, kanë tentuar të vjedhin me përdorimin e një arme zjarri banesën e shtetasit V.B.
Prej disa kohësh, ky shtetas është diktuar të fshihej në Greqi dhe si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Athinës/Greqi, u bë i mundur arrestimi i tij në Greqi, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasve E.H dhe M.H, vjeç 25 e 29, banues në Koplik Malësi e Madhe, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin R.J, vjeç 37, banues në fshatin Sheldie, Shkodër pasi në rrugën e fshatit Rragam, Shkodër, në mjetin e tij tip “Hyunday”, iu gjet e bllokua 30 kg duhan i grirë.  Nenet 288/a dhe 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Informacion paraprak
Më datë 11.04.2018, në aksin rrugor Shkodër–Kir, në vendin e quajtur “Karma e Kirit”, Shkodër, është konstatuar një motoçikletë tip “Yinxiang”, pa targë, e braktisur  dhe e dëmtuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S, vjeç 25, banues në Gjirokastër, pasi në Qafë Muzinë, iu gjet e bllokua 15 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tropojë, për shtetasit I.M dhe R.M, vjeç 83 e 75, banues në “Bajram Curr”, pasi në vitin 2002 e 2004, duke paraqitur dokumente të falsifikuara, kanë përfituar tokë truall nga shteti, pas kallëzimit të bërë nga shtetasi A.Z, vjeç 35. Neni 186 i Kodit Penal.  

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 11.04.2018,  shtetasi  K.B, vjeç 49, banues në Tiranë, kallëzon, se në rrugën “Ali Demi”, një person i panjohur i ka gjuajtur me grusht. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 11.04.2018, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasi E.P, vjeç 28, banues në Kamëz, duke transportuar disa hekura të cilat kanë takuar në telat e korrentit dhe për pasojë, ka gjetur vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 11.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur marketin e shtetasit B.B, vjeç 39, banues në Tiranë, ku kanë marrë një sasi të konsiderueshme paketa cigare të markave të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M.A, vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprat penale penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje", më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin, B.K., 33 vjeç, banues në Tiranë, të cilit iu gjet e bllokua 1 pistoletë (si ato zhurmuese) tip “Kimar”, së bashku me faturën e blerjes së saj, e cila u dërgua për ekspertim teknik. Nenet 84, 90 të Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasen e mitur A.Ç, vjeç 15, pasi në ambientet e shkollës ka kanosur me anë të telefonit shtetasen e mitur E.M, vjeç 16. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit N.N, pasi në rrugën ‘’Jordan Misja”, në një pallat dyshohet se ka marrë një bidon plastik me solucion për pastrim mjeti, pronë e shtetasit B.N, vjeç 37, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin SH.I vjeç 59, banues në Tiranë, pasi ka goditur me grusht, të miturin vjeç 7, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, shtetasja I.M, vjeç 59, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Myslym Shyri”, i ka humbur telefoni. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjyaktës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit G.L, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Don Bosko”, në ambientet e lokalit, dyshohet se i ka vjedhur telefonin shtetases M.Z, vjeç 29 banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.SH vjeç 28, banues në Tiranë, pasi më datë 11.04.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj motrës e njerkës K.Sh dhe H.SH vjeç 15 e 51, banuese në Tiranë. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 11.04.2018 u ndalua shtetasi në kërkim, A.P, vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.C, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh, shtetasit B.M, vjeç 50 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e E.C. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.M vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në Kinostudio, ka goditur me grusht, shtetasin D.H, vjeç 26, banues në Tiranë.Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 11.04.2018, shtetasi N.B vjeç 50, banues në Kamzë (emigrant), kallëzon se, para 1 viti, në banesë, gjatë kohës që kryente punime, punëtorët i kanë humbur matësin e energjisë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit GJ.M, H.D dhe C.V, vjeç 63, 41 e 55, banues në Tiranë, pasi në Bathore, kanë pushtuar tokën dhe kanosur me fjalë për jetën, shtetasen M.D vjeç 29. Punohet për kapjen e tyre. Nenet 200 e 84 të Kodit Penal.
    
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.L, vjeç 37 banues në Paskuqan, pasi me anë të mashtrimit dhe me marrëveshje, i ka shitur 1 lopë të sëmurë, kundrejt një shume lekësh, shtetasit Z.T vjeç 44, banues në Valias. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, shtetasi S.M vjeç 69, banues në Paskuqan, kallëzon se më datë 10.04.2018, në banesë, i ka humbur telefoni. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Tiranë
Vijon puna për parandalimin dhe evidentimin e dhunës në familje.
Arrestohet një shtetas për veprën penale “ Dhunë në familje” dhe “Prodhim dhe shitje të narkotikeve”
Shërbimet e Policisë të Komisariait nr 5, kanë  arrestuar në flagrancë shtetasin:
E.Q, 29 vjeç, banues në Tiranë, pasi për motive të dobëta në Laknas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses N. K., 21 vjeçe.
Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit E.Q  iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 240 gramë lënde e dyshuar narkotike të llojit “Cannabis Sattiva”.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rethit Gjyqësor Tiranë për hetime të mëtejshme, për vepren penale  “Dhunë në familje”  parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal, dhe “ Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit E.Q.

Më datë 12.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.M, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi më datë 11.04.2018, në Babrru, në ambientet e lokalit të tij, ka ngacmuar seksualisht, shtetasen XH.XH vjeç 28, banuese në Tiranë. Neni 108/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.T vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar  dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babait, shtetasit S.T vjeç 65 i cili ka qenë i pajisur me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Shkallës së Parë Kavajë Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Pjetër Arbnori”, shtetasit G.T, vjeç 37 në garazh i kanë vjedhur motorin tip “Lifan”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.K vjeç 47, banues në Tiranë, pasi në kohë dhe periudha të ndryshme, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjke ndaj bashkëshortes S.K vjeç 36, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 11.04.2018, shtetësia F.D, vjeç 41, banuese në Durrës, kallëzon se i është larguar nga banesa djali L.D, vjeç 18. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin F.Z, vjeç 40, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.13, në banesë, nga grupi i kontrollit të Ujësjellës Kanalizimeve, u konstatua ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159  i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, në lagjen nr. 17, kanë vjedhur banesën e shtetasit  R.L, vjeç 72 ku kanë  marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin D.C, vjeç 25 banues në Durrës, pasi nëpërmjet telefonit celular ka sharë dhe kërcënuar ish bashkëshorten shtetasen K.K, vjeç 20, banuese në Durrës. Nenet 275 dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.04.2018, në  Fushë Krujë, është rrëzuar nga pakujdesia duke punuar në një magazinë shtetasi P.D, vjeç 46, banues në Vorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Krujë, për vlerësim.

Më datë 11.04.2018, shtetasi  F.D, vjeç 64, banues në Fushë Krujë, në  faqen e tij, në rrjete sociale ka hedhur  gabimisht një video në kundërshtim me moralin. Materialet  u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 11:04.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për  shtetasin  XH.T,  vjeç 70, pasi djali H.T, vjeç 43 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin K.B, vjeç 64 banues në fshatin Bathës, pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin R.M, vjeç 57, banues në Elbasan, pasi në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin R.M vjeç 57 banues në Elbasan, pasi në lagjen “Beqir Dardha”, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin R.V vjeç 55 pasi djali S.V vjeç 26, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin SH.K vjeç 52 banues në fshatin Librazhd Katund, pasi në Librazhd Katund, me vetëgjyqësi, ka bllokuar një pjesë rruge, duke penguar lëvizjen e banorëve të fshatit. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Korçë, për shtetasit U.M, T.SH dhe G.ZH, vjeç 49, 22 e 37, banues në Bilisht, pasi në fshatin Dobranj, u kapën duke vjedhur 730 fidanë lajthi të shtetasit A.T, vjeç 37 banues në këtë fshat. Neni 134/2  i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Korçë, për vlerësim,  për shtetasin R.T, vjeç 36, banues në Korçë, pasi në PKK Kapshticë, ka fyer shtetasin A.G, vjeç 30, banues në Korçë.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 11.04.2018,  në lagjen nr. 2, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetësia D.H, vjeç 45, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pogradec. Nenet 99 e 22 të Kodit Penal

Më datë 11.04.2018, shtetasi A.D, vjeç 47 banues në fshatin Udënisht, kallzon se gjatë natës, i kanë vjedhur në fshat mjetin e tij tip “Audi”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e  autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 12.04.2018, në lagjen 1, ka rënë zjarr në mjetin tip “Opel”, në pronësi të shtetasit Z.Ç ku mjeti është djegur pjesërisht, vetëm me dëme materiale. Paraprakisht dyshohet se mjeti është djegur si pasojë e një shkëndije elektrike. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Berat, për shtetasen F.Ç, vjeç 60, banuese në Ura Vajgurore, pasi pranë banesë, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.04.2018, në lagjen  “11 Janari”, në banesë është gjetur i vdekur shtetasi, V.SH vjeç 59, banues në Fier. Nga këqyrja e jashtme e kufomës nuk vërehen shenja dhune, paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale. Materialet i  kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Fier, për vlerësim.

Më datë 11.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, V.M, 44, banues në fshatin Pojan, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Dhuna  në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Fier
Policia e Fierit zbardh dhe dokumenton vjedhjen e 10 milion lekëve të reja në datë 29.05.2017 në banesën e shtetasit Xh.K.
Ndalohen 2 autorët e vjedhjes.
Pas një pune të mirëorganizuar hetimore dhe proceduriale nga Specilistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier në bashkëpunim me Prokurorinë Fier, u bë i mundur zbulimi dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur në datë 29.05.2017 në lagjen "Afrim" Fier ku shtetasit Xh.K, 57 vjeç, i kanë vjedhur mjetin tip "Benz" dhe një sasi  prej 10 milion lekë të reja.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier ndaluan autorët e kësaj ngjarje, shtetasit:
1.R.L, 22 vjeç, banues në Levan, Fier.
2.XH.M, 24 vjeç, banues në Levan, Fier.
Për këta shtetas, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier me vendimin e datës 11.04.2018, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për shtetasin Y.M vjeç 58, banues në Lushnjë, pasi  me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë lekësh shtetasit DH.P vjeç 52, banues në fshatin Kolonjë. Neni 143 të Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për shtetasin B.L, vjeç 43, banues në Lushnjë, pasi në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, për motive pronësie, me vetëgjyqësi, ka kanosur shtetasin S.S vjeç 61 banues në Lushnjë. Nenet 84 e 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 10.04.2018, shtetasi H.B, vjeç 57, banues në fshatin Hekal Mallakastër, kallëzon se është shqetësuar në mënyrë të vazhdueshme në telefonin e tij nga një numër i fshehur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.N, vjeç 41 banues fshatin Dukas, pasi në Ballsh, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.04.2018, gjatë natës, në lagjen “Osman Haxhiu”, kanë vjedhur marketin e shtetasit A.D vjeç 32, ku kanë marrë xhiron e 4 ditëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin E.K vjeç 23, banues në Vlorë, pasi në Maj 2017, në një firme private ka marrë mobilje dhe nuk i ka dhënë lekët pronarit, shtetasit P.T , vjeç 56, banues në Vlorë. Neni 143 i Kodit Penal.  

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin F.H vjeç 25, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj babit, shtetasit S.H vjeç 58. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 011.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin A.L, vjeç 48, banues në Orikum, pasi në Orikum, ka goditur me grusht duke e plagosur lehtë shtetasen F.LL, vjeç 36, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë të 11.04.2018, shtetasi S.M vjeç 57, banues në Vlorë, kallëzon se pranë “Xhamisë”, në qendër, Vlorë, (ishte duke shitur banane), ku persona të pa identifikuar e kanë goditur me mjete të forta, i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen T.V, vjeç 56, pasi bashkëshorti G.V, vjeç 56, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike e fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasit E.B dhe B.GJ, vjeç 38 dhe 61,  banues në fshatin Dhëmblan dhe Sinanaj, pasi në Sinanaj, kanë  goditur me sende të forta njeri tjetrin, të cilët ndodhen për mjekim në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal
 
Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 11.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim B.J, vjeç 60 banues në Shenkollë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Lezhë, e ka dënuar me 2 muaj burg, për veprën penale “Duna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin L.F vjeç 70, banues në Lezhë, pasi në qytet Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi çiklomotorin “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, në fshatin Zejmen, në oborrin e banesës, shtetasi N.N, vjeç 74 ka gjetur një kapsollë e cila i ka shpërthyer dhe i ka dëmtuar dy gishta të dorës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 11.04.2018,në fshatin Balldre, pranë banesës, shtetasi M.G, vjeç 13, ka gjetur një fishek dhe duke e goditur me çekiç, i ka shpërthyer dhe i ka dëmtuar dorën, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 10.04.2018, në Pllanë, te kalimi hekurudhor, mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.P vjeç 45, banues në Spiten, Lezhë, është përplasur me trenin e pasagjerëve të linjës Shkodër-Tiranë, me makinist shtetasin J.B, vjeç 57, banues në Shkodër, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Benz” dhe pasagjeri E.GJ, vjeç 39 banues në Spiten, të cilët kanë marrë mjekim në spitalin Lezhë dhe ndodhen pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, si ngjarje aksidentale.

Më datë 11.04.2018, në Lezhë, në banesë, shtetasja G.GJ, vjeç 26 banuese në Lezhë, e cila në mënyrë aksidentale ka konsumuar detergjent larës për rroba, e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Shkalles Parë Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 11.04.2018 në rrugën e kombit, në fshatin Gëziq, Mirditë, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit V.T, banues në Shkodër. Nga veprimet e para rezulton se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike.  Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë si ngjarje aksidentale.

Më datë 10.04.2018, gjatë rrugës për në spital, ka gjetur vdekjen, shtetasi P.GJ, vjeç 58 banues në Laç. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për vlerësim.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin SH.K, vjeç 52, banues në fshatin Gorre, pasi në këtë fshat, ka pushtuar siperfaqe tokë në pronësi të shtetasit J.H, vjeç 67 banues në Gorre. Neni 200 i Kodit Penal.

 Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin A.Z pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasen D.P, vjeç 67, banuese në fshatin Simon, pasi nuk i ka dhënë qiranë për 3 muaj dhe nuk ka paguar energjinë elektrike për banesën e marrë me qera, në pronësi të shtetases M.L vjeç 58 banuese në Rrëshen. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 11.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.K vjeç 37, pasi ish bashkëshorti, shtetasi B.H, vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin S.M, vjeç 66, banues në fshatin Grudë e Re, Shkodër, pasi në Grude e Re, i ka pushtuar objektin dhe token, shtetasit M.L, vjeç 70, banues në Grude e Re  duke ndërtuar dhe një mur rrethues, pa leje. Nenet 200 dhe 99/a të Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, gjatë natës, në lagjen “Danjel Matlia”, pranë banesës, shtetasit R.T, vjeç 60, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin L.V, vjeç 53, banues në fshatin Deje, pasi në rrugën e fshatit Deje, ka kanosur me fjalë, shtetasin J.D, vjeç 48, banues në Deje. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin G.SH, vjeç 44, banues në fshatin Shtiqen, pasi  në qytet, ka fyer shtetasin J.SH, vjeç 57, banues në Shtiqen. Neni 119 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 11.04.2018 u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për shtetasit R.K dhe G.V, vjeç 21, 24, banues në fshatin Katund i Ri, pasi më datë 10.04.2018, në qytet Peshkopi, kanë goditur me sende të forta, shtetasin S.E, vjeç 20, banues në Peshkopi. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, gjatë natës, në fshatin Herbel, kanë vjedhur kanatat e jashtme duralumini të dritareve të banesës së shtetasit T.Ç, vjeç 44. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Dibër
Policia Rrugore e Dibrës vijon punën për të parandaluar dhe ndëshkuar shkelësit e Kodit Rrugor, me qëllimin e vetëm rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.
Kontrollet janë përqendruar tek ata drejtues  që drejtojnë automjetet pa leje drejtimi, nën efektin e alkoolit, apo ata që përdorin celularin gjatë drejtimit.
Gjatë 12 orëve të fundit janë  ndëshkuar 4 drejtues automjetesh, 3 prej tyre janë arrestuar dhe 1 në gjendje të lirë.
Janë arrestuar në flagrancë shtetasit :
J.L 24 vjeç, banues në fshatin Muhurr- Dibër, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin tip “BMW”.
H.M 27 vjeç, banues në fshatin Kastriot Dibër, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin tip “Ford”.
O.T 20 vjeç, banues në Peshkopi, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin tip
“Benz” furgon.
Si dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin :
R.Ç, 17 vjeç,  banues në Peshkopi, pasi drejtonte pa leje drejtimi automjetin tip
“Volkswagen”.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”.
Janë vendosur 27 masa administrative, për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor,  janë
kontrolluar 33 automjete, 4 prej tyre janë bllokuar.
Policia Rrugore e D.V.P.Dibër është e vendosur për të ndëshkuar cilindo që bëhet shkelës i
Kodit Rrugor, duke u bërë burim aksidenti për veten e tij dhe për përdoruesit e tjerë të
rrugës.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për shtetasin F.GJ, vjeç 36, banues në Peshkopi, pasi në vendin e quajtur ish “Shkolla bujqësore”,  ka kanosur  me fjalë punonjësin e policisë së rendit publik. Neni 238 i Kodit Penal.  

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 22, banues në Peshkopi, kthyer deportiv nga Belgjika, pasi më datë 05.09.2017, në afërsi të SPKM Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S.S vjeç 23, banues në Tiranë, pasi më datë 18.03.2018, në afërsi të SPKM Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.M vjeç 25 banues në Berat, pasi më datë 23.03.2018, në afërsi të SPKM Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin P.K vjeç 26 banues në Tiranë, pasi më datë 11.10.2017, në afërsi të SPKM Muriqan, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, në PKK Rinas, u kap shtetasi në kërkim XH.A vjeç 23 banues në Lushnjë, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj burg, për veprën penale, “Mosparaqitje në repart”. Neni 36/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 11.04.2018,  në afërsi të fshatit Vishocicë, shërbimet e kufirit, kanë kapur 1 shtetas të huaj, lindur në Siri. Në përfundim të kryerjes së procedurave u procedua me urdhër largimi vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet  Prokurorisë pranë Gjykatës Shkalles Parë Vlorë, për shtetasin A.Ç vjeç 30, banues në Elbasan,  pasi në Elbasan, gjatë kontrollit që iu bë mjetit të tij lundrues i cili ndodhej në venbazimin me pronar shtetasin E.U, banues në Elbasan, rezultoi se i ka ndërruar mjetit motorët e mëparshëm “Mercury Verado” 350hp dhe ka montuar motorë të tjerë pa numra serie, duke ndryshuar e falsifikuar karakteristikat e mjetit lundrues. Ligji nr. 8663, datë 18.09.2000, Neni 25/1.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 10.04.2018 dhe 11.04.2018, shërbimet e kufirit, në fshatin Koshovicë, e në afërsi të postës së vjetër të mullirit, u kapën 8 shtetas të huaj, lindur në Siri e Irak, imigrantë  të paligjshëm. Në përfundim të kryerjes së procedurave kërkuan azil dhe u dërguan në QKP të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet  Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Kukës, për shtetasin kosovar B.A, vjeç 37, banues në Kosovë, pasi në SPKM Morinë, gjatë kontrollit, mjeti i tij tip “Land Rover”, rezultoi i vjedhur në Republikën Çeke. Neni 141/a i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Dibër
Më datë 11.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Dibër, për shtetasin R.T, vjeç 21, banues në Peshkopi, pasi në SPKM Bllatë, u kap duke kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Më datë 11.04.2018, u referuan materialet  Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Dibër, për shtetasin A.P, vjeç 43 banues në Tiranë, pasi në PKM Bllatë, u kap me pasaporte të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5