Rinas - Ekstradohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 14.04.2018

Rinas.Rinas

Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda drej vendit tonë, i shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar:

F.M., 51 vjeç, lindur në Gjilan, Kosovë.

Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike"parashikuar nga nenet 183/a/2, 22, 406 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Holandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30