Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 14 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Vijon puna për goditjen e paligjshmërisë
Gjatë kontrollit të ushtruar në një lokal bastesh sportive janë arrestuar në kushtet e flagrancës 2 shtetas dhe 3 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.
Më datë 13.04.2018 nga ana e Seksionit për Narkotikët në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e forcës së posaçme “Shqiponja”, u bë arrestimi në kushtet e flagrancës i shtetasve:
- A.L., 30 vjeç, banues në Tiranë
- K.P., 34 vjeç, banues në Tiranë
Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetasit:
- A. V., 30 vjeç, banues në Tiranë
- J. B., 28 vjeç , banues në Njësinë Administrative Laç
- L. P., 31 vjeç, banues në Tiranë
Procedimi ndaj shtetasve të lartpërmendur është kryer pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e shërbimeve të forcës së posaçme “Shqiponja”, në një lokal bastesh sportive në rrugën “Ali Pashë Gucia” janë kapur në kushtet e flagrancës shtetasit e mësipërm duke konsumuar lëndë narkotike brenda në lokal.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale një qese ambalazhi brenda të cilës kishte një sasi pluhuri me ngjyrë të bardhë e dyshuar e llojit Kokainë, një pjatë porcelani ku sipër saj kishte një sasi pluhuri me ngjyrë bardhë dhe dy karta karburanti.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale të “Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike në formën e mbajtjes”, “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe “Moskallëzim krimi”, të parashikuara nga nenet 283/1, 285/a dhe 300 të Kodit Penal për shtetasit e mësipërm.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.G., vjeç 29, banues në Tiranë, për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” dhe “Punësimi i paligjshëm”. Nenet 288/a dhe 170/a të Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.K., vjeç 69, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi USD, shtetasit M.L., vjeç 05.06.1949, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.O., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dhe Gjykatës së Apelit Tiranë, e kanë dënuar me 3 muaj burg, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Nenet 186/1 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 20.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.Q., vjeç 20, banues në fshatin Muçaj, pasi dyshohet se në Vorë, në afërsi të Rotontos, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yinxiang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, shtetasja E.D., vjeçe 37, banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Endri Keko”, e ka goditur mjeti tip “Volksvagen” në pronësi të shtetasit D.S., i cili më pas është larguar nga vendi i ngjarjes. Shtetasja E.D., pasi ka marrë mjekimin në spital, është larguar në banesë. Punohet për gjetjen e mjetit dhe kapjen e drejtuesit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.H., vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Gjin Bue Shpata”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, për të dalë nga parkimi, ka aksidentuar këmbësorin H.S., vjeç 81, banues në Tiranë, me i cili pasi ka marrë mjekimin në spital, është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen M.V., vjeçe 32, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “5 Maj”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin N.D., vjeç 73, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital, është larguar në banesë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 13.04.2018, në Shijak, në banesën e shtetases I.N., vjeçe 85, janë gjetur 17 kg e 850 gramë material bimorë e dyshuar si lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Durrës.
Kërcënon me thikë punonjësit e bankës, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Më datë 13.04.2018, rreth orës 11:10 në lagjen Nr.4 Durrës, në ambientet e një banke të nivelit të dytë, shtetasi K.M., 24 vjeç, banues në Durrës, ka tentuar të vjedhë me dhunë, nën kërcënimin e një thike një sasi parash.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit, sekuestrimin e thikës dhe të parave.
Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Sh., vjeç 18, banues në Elbasan, pasi në rrugën “28 Nëntori”, Elbasan, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Lifan”. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë Elbasan. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori për trafiqet e narkotikët
Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Ç., vjeç 27, banues në Korçë, pasi më datë 13.04.2018, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 7 kg e 400 gramë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Devoll
Më datë 13.04.2018, u  arrestuan në flagrancë shtetasit:
A.Ç, 29 vjeç, banues në Nartë-Gramsh.
A.B, 34 vjeç, banues në Kodovjat-Gramsh,
D.K, 33 vjeç, banues në Gramsh.
Si edhe u shpall në kërkim shtetasi R.Q, 23 vjeç, banues në Gramsh.
Pasi në Devoll, në kufi të gjelbër, shtetasve të mësipërm iu gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale një sasi prej 43.3 kilogramë lëndë narkotike e dyshuar si Cannabis Sativa të cilën dyshohet se do ta trafikonin drejt Greqisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Korçë neni 283/a/2 e 22 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin K.A., vjeç 15, banues në Maliq, pasi dyshohet se në fshatin Zëmlak, duke drejtuar motor tip “Shineray” pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë dhe nëna e tij, shtetasja A.A., vjeçe 35, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal..

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.Gj., 29 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi, nga kontrrolli i ushtruar nga shërbimet e policisë në automjetin e tij dhe në banesë, iu gjet një sasi e vogël, e dyshuar lëndë narkotike Canabis Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘’Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin E.B., vjeç 25, banues në fshatin Kraps, pasi dyshohet se në rrugën e fshatit Kraps, duke drejtuar mjetin tip “Shevrolet”, ka humbur kontrollin dhe për pasojë kanë marrë dëmtime të lehta pasagjeri, shtetasi E.H., vjeç 19, banues në Greqi. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin A.K., vjeç 46, banues në Tepelenë, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin M.M., vjeç 40, banues në Lezhë, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.D., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Xhorxh W Bush”, ka kanosur shtetasin E.D., vjeç 32, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e E.D. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, në Selitë të Vjetër, pranë banesës, shtetasit K.H., vjeç 47, banues në Tiranë, në mjetin tip “Benz”, i kanë vjedhur një sasi lekësh dhe telefonin celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, në rrugën “Tre Vëllezërit Kondi”, duke ecur me biçikletë, aksidentalisht është rrëzuar shtetasi Xh.O., vjeç 19, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.C., vjeç 55, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Sulejman Delvina”, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj shtetasit E.D., vjeç 32, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 13.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Princ Vidi”, është vjedhur banesa e shtetasit M.K., vjeç 75, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.O., vjeçe 24, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti shtetasi D.P., vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur me thyerje, pikën e shitjeve të veglave dhe sendeve të përdorura, në administrim të shtetasit D.H., vjeç 44, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa sende e vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen R.S., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë borxh një shumë euro shtetases V.N., vjeçe 62, banuese në Tiranë. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 13.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.I, vjeçe 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti F.I., vjeç 38, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit F.K., B.K., I.G., E.P., E.I., E.L., E.K., N.V., dhe A.H., vjeç 24, 31, 17, 17, 17, 19, 19, 17 e 19, banues në Tiranë e Pogradec, pasi dyshohet se në Surrel, kanë organizuar dhe kanë marrë pjesë në një tubim të paligjshëm. Neni 262 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.K., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi dyshohet se gjatë kontrollit të mjetit tip “Benz”, iu gjet e bllokua 1 thikë, e dyshuar me kushtet e armës së ftohtë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur K.C, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi dyshohet se pranë një shkolle të mesme ka goditur me grusht shtetasin R.K., vjeç 24, banues në Tiranë. Punohet për shoqërimin e të miturit K.C. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.A., vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Xhanfize Keko”, ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit J.M., vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Gj., vjeç 46, banues në fshatin Dritas, Zall-Herr. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.N., vjeç 56, banues në Babrru, pasi në Babrru, në banesë, ka ushtuar dhunë fizike e psikologjike ndaj vëllait, V.N., vjeç 52. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.B., vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Babrru, ka gjuajtur me grusht shtetasin F.M., vjeç 17, banues në fshatin Kasallë, të cilit i ka thyer dhe telefonin. Punohet për shoqërimin e B.B. Nenet 150 e 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.T., vjeç 52, banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasi A.Sh., vjeç 32, banues në Tiranë, kallëzon se në Unazë të Re, R.T., ka dëmtuar bravat e 2 aparamenteve. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.B., vjeç 37, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, L.B., vjeçe 35, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen Xh.Ç., vjeçe 25, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Kasem Shima”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit E.Ç., dhe K.Ç., vjeç 31 e 58, banues në Mëzez, pasi dyshohet se në Kodër Mëzez, kanë kanosur me fjalë shtetasen S.G., vjeçe 38, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, më datë 13.04.2018, u ndalua shtetasi E.H., vjeç 51, banues në Tepelenë. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin G.P., vjeç 42, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në rrugën dytësore në drejtim të mbikalimit të spitalit të Kavajës, duke drejtuar motorin tip “Sprintsco” ka aksidentuar këmbësorin F.T., vjeç 16, banues në Kavajë, dhe kanë mbetur të dëmtuar drejtuesi i motorit dhe këmbësori, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 13.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen L.D., vjeç 32, banuese në Durrës pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi R.D., vjeç 66, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së  Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.J., vjeç 27, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 6, është konstatuar duke ndërtuar një mur pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, në banesë shtetasja M.Ll., vjeçe 81, ka tentuar të vrasë veten me thikë, e cila ndodhet në spitalin Durrës, jashtë rrezikut për jetën. Neni 99 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit A.G., vjeç 38, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 14, ka goditur me grushte shtetasin A.N., vjeç 55, banues në Durrës, i  cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, në Durrës, në banesë, ka vdekur shtetasi Z.A., vjeç 20. Nga veprimet e kryera rezulton se ka pasur probleme me frymëmarrjen. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, e punohet për kapjen e shtetasit T.K., vjeç 24, banues në Krujë, pasi dyshohet se i ka vjedhur mjetin tip “Benz”(të cilin e kishte të parkuar), shtetasit B.M., vjeç 48, banues në Krujë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.T., vjeç 33, banues në fshatin Shete, pasi dyshohet se në fshatin Shetel, po ndërtonte një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin R.Gj., vjeç 39, banues në fshatin Gjepalaj, pasi dyshohet se në fshatin Gjepalaj, ka kanosur me fjalë, shtetasin D.B., vjeç 50, banues në fshatin Hardhishtë, i cili ka bërë  kallëzim. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 13.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Z., vjeç 21, banues në Cërrik, pasi në Elbasan, në banesën e shtetasit A.B., vjeç 30, ka tentuar të vjedhë disa enë kuzhine dhe sende të tjera metalike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Nenet 134  e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen B.Sh., vjeçe 58, banuese në  fshatin Lumas, pasi dyshohet se më datë 12.04.2018, në fshatin Lumas, ka goditur me shkop shtetasin E.Ll., vjeç 9. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Elbasan, për shtetasin F.H., vjeç 24, banues në fshatin Librazhd Katund, pasi dyshohet se në fshatin Librazhd Katund, ka thyer xhamin e derës së jashtme të banesës së shtetasit Sh.K,, vjeç 52, dhe më pas e ka goditur me grushte. Nenet 89 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë Elbasan, për shtetasin B.Ç., vjeç 45, banues në fshatin Poroçan, pasi dyshohet se në fshatin Poroçan, ka pushtuar 1.2 dynym tokë Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin E.M., vjeç 33, banues në Korçë, pasi dyshohet se në Lagjen Nr. 17, ka goditur me grusht dhe mjete të forta shtetasin R.H., vjeç 52, banues në fshatin Petrushë, Pogradec. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin Xh.Xh., vjeç 59, banues në Korçë, pasi dyshohet se në Lagjen Nr. 4, Korçë, u kap duke bërë një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 12.04.2018,  u  arrestua në flagrancë shtetasi A.D., vjeç 23, banues në Libonik, pasi në rrugën Maliq-Moglicë, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Nissan” pa targë dhe nuk i është bindur urdhrave të punonjësve të policisë. Nenet 291 dhe 242 të Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, në banesë, është vetëvarur shtetasi E.M., vjeç 39. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 99 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 13.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K., dhe punohet për kapjen e shtetasit R.D., vjeç 26 e 38, banues në Pogradec, pasi shtetasi M.H., vjeç 29, banues në Pogradec, ka bë kallëzim se në një bodrum afër banesës së tij, i kanë vjedhur një elektromotor dhe pjesë përbërëse të një oxhaku me material gize. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin E.H., vjeç 17, banues në Pogradec, pasi dyshohet se në rrugën “Rinia”, Pogradec, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan” pa targë.  Neni 291 i Kodit Penal. 

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.R., vjeç 69, banues në Korçë, pasi ka bërë kallëzim shtetësia B.M., vjeçe 29, banuese në Devoll, se në Lagjen Nr. 1, në Pogradec, i ka vjedhur aparatin celular. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 13.04.2018, shtetasi F.K., vjeç 67, banues në Berat, ka bërë kallëzim se disa fëmijë duke luajtur në rrugicën afër banesës së tij, i kanë thyer xhamin e dritares. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasit A.L., dhe L.L., vjeç 62 e 37, banues Berat, pasi shtetasi E.A., vjeç 64, ka bërë kallëzim se e kanë qëlluar me gurë duke e dëmtuar lehtë. Nenet 274, 90 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 13.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen E.Y., vjeçe 49, banuese në Fier, pasi dyshohet se kunata, shtetasja I.Y., vjeçe 29, banuese në Fier, ushtron dhunë psikologjike ndaj saj. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin R.Y., vjeç 58, banues në Tepelenë, pasi dyshohet se në aksin rrugor Lushnje-Fier, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka ndaluar dhe kur ka hapur derën është përplasur shtetasi A.S., vjeç, 45, banues në Mbrostar-Ura, i cili ka qenë duke lëvizur me biçikletë dhe është përplasur me mjetin tip “Jaguar”, me drejtues shtetasin M.B., vjeç 24, banues në Fier, dhe pasi mori mjekim në spital, është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, dhe punohet për kapjen e shtetasit A.H., vjeç 44, banues në Fier, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj nënës së tij, S.H., vjeçe 71. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin M.N., vjeç 44, banues në Patos, pasi dyshohet se në Patos, ka goditur  me grushte, shtetasin Sh.B., vjeç 36, banues në Patos. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, shtetasja M.K., vjeçe 31, banuese në Tiranë, kallëzon se në fshatin Vajkan, i ka humbur një aparat celular. Materialet i kaluan Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin E.I., vjeç 31, banues në Divjakë, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme shqetëson në telefon shtetasen O.A., vjeçe 25. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, shtetasi N.K., vjeç 47, banues në fshatin Çerëm, kallëzon se, në fshatin Çerëm, i kanë vjedhur aparatin e telefonit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për shtetasen P.H., vjeçe 33, banuese në Lushnje, pasi dyshohet se në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-vjehrrës D.H., vjeçe 66. Nenet 130/a i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.V., vjeç 25, banues në Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet e IEVP Fier, në çantën e ushqimeve, iu gjet një kartë telefoni. Neni 324/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 12.04.2018, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, në oborrin e banesës të shtetasit Q.M., vjeç 33, janë vjedhur disa shpend, një pompë uji dhe dy biçikleta. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, në lagjen “24 Maji”, është vjedhur banesa e shtetasit B.H., vjeç 33, ku kanë marrë një armë gjahu, model “Super-Sport”, ruse, me leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë
Vijon zbatimi i planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë.
Arrestohet në flagrancë një shtetas pasi posedonte armë zjarri pa leje.
Sekuestrohet arma e zjarrit tip pistoletë.
Në kuadër të planit të masave për rritjen e parametrave të sigurisë, për goditjen e grupeve kriminale, kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, të atyre që qarkullojnë apo mbajnë armë zjarri pa leje, strukturat policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit:
I.M., 25 vjeç, banues në Vlorë.
U krye arrestimi i tij pasi në lagjen “Pavarësia”, gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet policore në mjetin tip “Volkswagen”, në të cilin ky shtetas ishte pasagjer, iu konstatua se posedonte pa leje një armë zjarri tip pistoletë.
Arma e zjarrit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit'', të parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.H., vjeç 51, banues në lagjen “24 Maji”, pasi më datë 12.04.2018, ish-bashkëshortja, K.H., vjeçe 41, ka bërë kallëzim se ka rreth 1 muaj që përndiqet nga ish-bashkëshorti.  Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin B.H., vjeç 55, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “Partizani”, ka goditur me  grushte shtetasin T.S., vjeç 55,  banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, shtetasja E.I., vjeçe 56, banuese në Vlorë, ka bërë kallëzim se i është larguar nga banesa vajza K.I., vjeçe 19. Punohet për gjetjen e saj.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin R.B., vjeç 49, banues në Vlorë, pasi në banesë, gjatë kontrollit të ushtruar nga punonjësit e OSHEE, kishte ndërhyje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, në lagjen “11 Janari”, ka rënë zjarr dhe është djegur një magazinë, pranë banesës së shtetasit S.A., vjeç 67, ku janë djegur edhe një motoçikletë tip “Piagio” dhe disa goma automjetesh. Nga veprimet, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një masë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Vlorë, për vlerësim.

Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.Sh., vjeç 29, banues në lagjen “10 Korriku“,pasi dyshohet se në lagjen “10 Korriku”, ka kanosur dhe dëmtuar fizikisht shtetasin A.S., vjeç 30. Nenet 89 dhe 84 të Kodit Penal.

Më datë 14.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Sh., vjeç 47, banues në Vlorë, pasi më datë 13.04.2018, në rrugën dytësore “Murat Tërbaçi“, u kap duke drejtuar ciklomotorin “Yamaha” pa targë, pa dokumente në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë. Neni 291 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 14.04.2018, në lagjen “Karabash”, Vlorë, persona të paidentifikuar, kanë tentuar të djegin me benzinë dy mjete në pronësi të shtetasit G.Ç.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin Th.P., vjeç 70, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 2, ka falsifikuar dokumentet e një sipërfaqe toke të shtetasit S.M., vjeç 29, banues Sarandë, Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin N.G., vjeç 57, banues në Sarandë, pasi dyshohet se më datë 12.04.2018, në lagjen nr. 1, në dyqanin e tij,  ka kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, në Ksamil, në katin e tretë të pallatit 6-katësh, në banesën e shtetasit E.M., vjeç 74, ka rënë zjarr, nga ku janë djegur gjithë orenditë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin G.L., vjeç 60, banues në Sarandë, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 1, duke shkarkuar disa inerte, ka dëmtuar tubin plastik të ujësjellësit. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 13.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K., vjeç 47, banues në Shënkoll, Lezhë, pasi në qytetin e Lezhës, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin, ciklomotorin “Yamaha” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 13.04.2018, shtetasja O.Sh., vjeçe 17, banuese në Laç, në banesë ka konsumuar ilaçe dhe u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mirditë
Në vijim të komunikatës më datë 13.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim J.K., vjeç 28, banues në Rrëshen, për veprat penale “Largim nga vendi i aksidentit” dhe “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Nenet 273 dhe 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 13.04.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbajtjes së menjëhershme, për shtetasen K.K., vjeçe 22, banuese në Shkodër, pasi dyshohet se i vjehrri, Rr.K., vjeç 62, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 13.04.2018, në lagjen “Liria”, Shkodër, është konstatuar vjedhje me thyerje e banesës së pabanuar e shtetasit A.B., vjeç 43, ku i kanë marrë 1 televizor dhe 1 mikrovalë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u  arrestua në flagrancë shtetasi A.Rr., vjeç 41, banues  në Shkodër, pasi në rrugën Shirokë–Shkodër, te ura e Bunës, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”. Neni 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Shkodër, e punohet për identifikimin e kapjen e autoreve, pasi shtetasit K. J. 19 vjeç dhe A. Gj. 20 vjeç, banues në fshatin Naraç, Vau Dejes, afër banesës tyre kanë parë mjetin e dyshimte, Golf  4 me targa të mbivendosura, janë vene në  ndjekje me mjetin e tyre dhe në vendin e quajtur degezimi i rrugës Kaç - Narac, fshati Mjede, Vau Dejes,  pasi kanë ndaluar nga mjeti Golf  kanë zbritur  dy persona, shtetasit K. dhe A. në ikje kanë degjuar të shtena me armë zjarri. Në vend ngjarje u gjeten 4 gezhoja arme zjarri automatiku, mod 56, kal 7.62 mm, të cilat u sekuestruan në cilësinë proves materiale. Nenet 278/2 dhe 84 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 13.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim V.Sh., vjeç 42, banues në fshatin Buzhalë, pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Pukë, e ka dënuar 1 vit e 3 muaj burg, për veprën penale të “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Neni 278/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin F.L., vjeç 32, banues në fshatin Surroj, pasi dyshohet se në vendin e quajtur “Tregu qytetit”, ka goditur me grushte shtetasin R.L., vjeç 60, banues në fshatin Surroj. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin S.E., vjeç 59, banues në Kukës, pasi dyshohet se ka sharë dhe ofenduar me fjalë fyese shtetasin Q.B., vjeç 42, banues në Kodër Kamëz, Tiranë. Neni 119 i Kodit Penal.

Më datë 12.04.2018, në vendin e quajtur “Kodër Komej”, në fshatin Shtanë, Bashkia Kukës, në një zonë të pyllëzuar me shkurre, ka rënë zjarr, ku për pasojë janë dëmtuar bimësi, shkurre dhe pemë të këtij vendi. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së shkallës Parë Kukës, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin A.R., vjeç 18, banues në fshatin Hotesh, pasi dyshohet se në fshatin Mazhicë, ka goditur me sende të forta shtetasin D.V., vjeç 18, banues në Mazhicë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Mat
Aksidentohet gjatë punës në minierën e kromit një punëtor ku për pasojë ka humbur jetën
Arrestohen nga Policia 3 shtetas (dy zjarrmëtar dhe tekniku i minierës).
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
I. A., 47 vjeç, banues në Bulqizë. (me detyrë teknik miniere)
P.K., 36 vjeç, banues në Burrel. (me detyrë zjarrmëtar)
I.Xh., 49 vjeç, banues në Klos. (me detyrë zjarrmëtar)
Arrestimi i këtyre tre shtetasve u bë pasi më datë 12.04.2018 , në vendin e quajtur "Lugu i Madh", në galerinë nr. 4, të subjektit minerar në Klos, gjatë punës në galeri është aksidentuar dhe ka gjetur vdekjen nga shpërthimi i lëndëve eksplozive, punojnësi P.M., 57 vjeç.
Të gjitha veprimet janë kryer nën drejtimin e Prokurorit të Gatshëm Mat.
Materialet proceduriale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive", në ngarkim të shtetasve P.K., dhe I.Xh., dhe për veprat penale Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive", "Shkelje e rregullave të mbrojties në punë", në ngarkim të shtetasit I.A., parashikuar nga nenet 282/2, 289/1 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 13.04.2018, u kap shtetas i huaj irakien M.N.,  vjeç 30, me shtetësi irakene i cili më datë 11.04.2018, në afërsi të Kakavijes, ka hyrë ilegalisht në kufirin tokësor greko-shqiptar në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetasi kërkoj Azil në R.SH, dhe u dorëzua në QKPA Babrru.

Rinas.
Nga Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Holanda drej vendit tonë, i shtetasit kosovar në kërkim ndërkombëtar:
F.M., 51 vjeç, lindur në Gjilan, Kosovë.
Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë e ka dënuar me 8 vite burg për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike".
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Holandë, u bë i mundur arrestimi i tij në Holandë, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.Ç., vjeç 21, banues në Tiranë, bazuar në nenin 179/a të Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.B., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 06.04.2018, në afërsi të PKK Qafë Prush, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.S., vjeç 32, banues në Mallakastër, pasi dyshohet se më datë 20.02.2018, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin B.H., vjeç 41, banues në Tiranë, pasi ka falsifikuar numrin e shasisë së rimorkios për mjetin kamion tip “Daf”. Neni 190 i Kodit Penal.

Më datë 13.04.2018, në PKK Kapshticë, në hyrje, u kap shtetasi në kërkim A.D., vjeç 60, banues në Korçë, pasi dyshohet se më datë 04.04.2018, Komisariati i Policisë Korçë e ka shpallur në kërkim pasi është larguar nga banesa.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për shtetasin  E.A., vjeç 30, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në muajin Mars 2018, në kufirin e gjelbërt në zonën e Kukësit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 14.04.2018, në PKK Kakavijë, në hyrje, u kap shtetasi në kërkim F.K., vjeç 46, banues në Kamëz, pasi Gjykata e Apelit  Tiranë  e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike apo impulseve telefonike”. Neni 137 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 13.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin N.Z., vjeç 41, banues në Shkodër, pasi më datë 03.04.2018, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme në afërsi të P.K.K Hani Hotit. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6