Durrës - Kërcënon me thikë punonjësit e bankës, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Durrës.Policia-durres

Kërcënon me thikë punonjësit e bankës, arrestohet në flagrancë nga Policia.

Më datë 13.04.2018, rreth orës 11:10 në lagjen Nr.4 Durrës, në ambientet  e një banke të nivelit të dytë, shtetasi K.M., 24 vjeç, banues në Durrës, ka tentuar të vjedhë me dhunë, nën kërcënimin e një thike një sasi parash.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivët e Policisë, të cilët kanë bërë të mundur kapjen e autorit, sekuestrimin e thikës dhe të parave.

Shtetasi i mësipërm është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Arkiva

Mars 2019
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 31