Siguria Rrugore - Policia Rrugore e Tiranës kontrolle me Drager e Radar në rrugët interurbane dhe urbane për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

TiranëPol Rrugore 14 prill 2018 1

Siguria Rrugore/Policia Rrugore e Tiranës kontrolle me Drager e Radar në rrugët interurbane dhe urbane për rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë.

Edhe pse kontrollet e Policisë Rrugore të Tiranës janë intensifikuar ditë pas dite në drejtim të konstatimit të shkeljeve si shpejtësia mbi normat e lejuara apo drejtimi i mjetit nën efektin e alkoolit përsëri në fundjavë evidentohen raste drejtimi mjeti në mënyrë të parregullt që përbëjnë rrezik potencial për jetën e vetë drejtuesve, por edhe të përdoruesve të tjerë të rrugës.

Gjatë orëve të mbrëmjes së djeshme dhe orëve të para të mëngjesit të sotëm janë pezulluar:

- 15 Leje Drejtimi për shpejtësi të rrezikshme për përdoruesit e rrugës

- 13 Leje Drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit

Gjatë kontrolleve të kryera, policia rrugore ka konstatuar dhe arrestuar drejtues mjetesh që drejtonin mjetin në gjendje të dehur apo pa leje drejtimi.

Konkretisht:

- Në rrugën “Xhorxh W Bush” shtetasi me iniciale Sh.R., 57 vjeç, u verifikua se drejtonte motomjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.59 mg/l.

- Në rrugën “Ibrahim Rugova” shtetasi me iniciale E.B., 21 vjeç, u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.56 mg/l.

- Në rrugën “Xhorxh W Bush” shtetasja me iniciale I.D., 37 vjeçe, u verifikua se drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit në masën 0.52 mg/l.

- Në rrugën “Selim Brahja” shtetasi me iniciale A.T., 20 vjeç u verifikua se drejtonte mjetin i pa pajisur me leje drejtimi.

Policia Rrugore e Tiranës apelon për respektim të rregullave të qarkullimit rrugor duke kontribuar në rritjen e sigurisë së jetës në rrugë.

Pol Rrugore 14 prill 2018 1

Pol Rrugore 14 prill 2018 2

Pol Rrugore 14 prill 2018 3

Pol Rrugore 14 prill 2018 4

Pol Rrugore 14 prill 2018 5

Pol Rrugore 14 prill 2018 6

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5