Divjakë - Godet me thikë 3 shtetas, kapet nga policia në kohë rekord autori i ngjarjes.

Divjakëd.p.fier

Godet me thikë 3 shtetas, kapet nga policia në kohë rekord autori i ngjarjes.

Në datën 14.04.2018, rreth orës 21:20, në një lokal në fshatin Shën e Premte, shtetasi K. I., 40 vjeç, për motive të dobëta, është konfliktuar me shtetasit B.G., 67 vjeç, A.G., 21 vjeç, dhe D.Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte Divjakë, ku gjatë konfliktit i ka qëlluar me thikë.

Shtetasit e plagosur ndodhen në Spitalin Rajonal Lushnje nën kujdesin e mjekëve.

Autori pas plagosjes u largua nga vendngjarja, por si rezultat i reagimit të shpejtë të policisë, u kap dhe u arrestua menjëherë nga shërbimet e Policisë Divjakë.

Shtetasi K.I., është person me precedent penal në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qenë i dënuar më parë për plagosje me thikë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika me të cilën autori goditi 3 shtetasit.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta", parashikuar nga Nenet 89 dhe 279/2 të Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30