Morinë, Kukës - Policia Kufitare godet një rast të trafikimit të armëve të zjarrit, arrestohet 44-vjeçari kosovar.

Morinë, Kukës.Morine Kukes 15 prill 2018 1

Policia Kufitare godet një rast të trafikimit të armëve të zjarrit.

Tenton të trafikojë armë zjarri nga Kosova për Shqipëri, arrestohet në flagrancë nga Policia Kufitare në Morinë 44-vjeçari kosovar.

Sekuestrohen 3 armë zjarri Pistoletë, tip "Glock" si dhe 25 fishekë luftarakë.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe vënie para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar;

-H. M., 44 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Ky shtetas u paraqit në sportelin në hyrje të P.P.K.Morinë, i cili udhëtonte me mjetin e tij tip “Seat”, dhe u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare, për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.

Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 3 armë zjarri pistoletë, tip "Glock", 25 fishekë.

Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar.

Materialet në ngarkim të shtetasit H.M., i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit", parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

Morine Kukes 15 prill 2018 1

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6