Lushnje - Godet me thikë tre shtetas, policia zbardh ngjarjen, identifikon e shpall në kërkim autorin, arreston në flagrancë përkrahësin e autorit të krimit.

Lushnjed.p.fier

Godet me thikë tre shtetas, policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe shpall në kërkim autorin dhe arreston në flagrancë përkrahësin e autorit të krimit.

Në datën 15.04.2018, rreth orës 11:30, në një lokal në lagjen "Karbunarë", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.Sh, 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me mjete prerëse (thikë) shtetasit L.Ç., 20 vjeç, A.Ç, 23 vjeç dhe D.S, 15 vjeç banues në Karbunarë.

Të tre shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.

Nga hetimet ka rezultuar se pas ngjarjes, shtetasi E.Sh., është ndihmuar për t'u larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi R. P., i cili me mjetin tip "Benz" në pronësi të tij, e ka marrë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t'i shpëtuar kapjes nga policia dhe për t'u fshehur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

-R. P., 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë.

Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i automjetit tip "Benz"në pronësi të shtetasit R. P., si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit E.H.

Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në ngarkim të shtetasit E.H., për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/dh dhe 22 të Kodit Penal, dhe në ngarkim të shtetasit R.P., për veprat penale “Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit" parashikuar nga Nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal.

Arkiva

Shtator 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
27 28 29 30 31 1 2
3 4 5 6 7 8 9
10 11 12 13 14 15 16
17 18 19 20 21 22 23
24 25 26 27 28 29 30