Policia e Shtetit gjatë fundjavës 16.04.2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 74 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 31 drejtues mjetesh.

8 persona për "Narkotikët"

14 persona në kërkim.

2 persona për "Armëmbajtje pa leje"

4 persona për veprën penale "Vjedhja", 

3 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

4 persona për veprën penale "Krime ndaj personit"

1 person për veprën penale "Moskallëzim krimi"

3 persona për veprën penale "Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radioaktive"

1 person për veprën penale "Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve"

2 persona për veprën penale "Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik"

1 person për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik".


Janë sekuestruar:

68 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa, 

3 doza lëndë e dyshuar e llojit Kokainë,

4 armë zjarri, 25 fishekë,

3 armë të ftohta (3 thika).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 150 persona.


Gjatë fundjavës është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
1-Sarandë - Finalizohet operacioni ''Speed'', dokumentohen një seri vjedhjesh të ndodhura në qytetin e Sarandës, ku është arrestuar në flagrancë autori i këtyre vjedhjeve.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5