Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 16 Prill 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja E.Z, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Ç, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
 
Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi tek “Tregu elektrik”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.P vjeç 19, banues në Tiranë, pasi tek “Mbikalimi i Vorës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, në rrugën “Ali Demi”, shtetasi P.Q, vjeç 51, banues në Tiranë, duke drejtuar mjetin tip “Golf”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, për pasojë është aksidentuar këmbësorja V.SH, vjeç 48, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.P, vjeç 39, banues në fshatin Dragot, Tepelenë, pasi në bulevardin “Bajram Curri”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren B.M, vjeç 42 banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.H, vjeç 27, banues në Çekrezë Kamëz, pasi më datë 15.04.2018, pranë rrugës “Tokio”, Kamëz, duke drejtuar mjetin tip “Reno Clio”, ka aksidentuar me pasojë vdekjen e menjëhershme të një shtetasi të paidentifikuar rreth 70 vjeç. Punohet për identifikimin e kufomës. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 15.04.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit B.G dhe F.G, vjeç 34 e 38, banues në Derven Krujë, pasi në Derven Fushë Krujë, shtetasi B.G, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi”, nuk i ka qëndruar shërbimeve të Policisë Rrugore. Nga kontrolli personal shtetasit F.G, iu gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Kokainë. Nenet 242, 291 dhe 283/1 të Kodit Penal.
 
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më  datë 16.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin L.Ç vjeç 50, banues në Durrës, pasi më datë 15.04.2018, në lagjen nr.13, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur motorin tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i  Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.04.2018, u arrestua  në flagrancë shtetasja D.T, vjeç 19, banuese në Gramsh, pasi më datë 14.04.2018, në fshatin Pishaj, Cërrik Elbasan, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, e për pasojë ka aksidentuar këmbësorin shtetasin A.B vjeç 22, banues në Gramsh dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. I aksidentuari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet  290, 291 dhe 273 të Kodit Penal.
 
Më datë 15.04.2018, u arrestua  në flagrancë shtetasi S.SH, vjeç 55, banues në Peqin, pasi në aksin rrugor Elbasan-Metalurgji, në fshatin Katund i Ri, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur motorin tip “Nipponia”, është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin O.K vjeç 27 banues në Tiranë, ku ka dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin E.H, vjeç 30 banues në Korçë, pasi në fshatin Labinot Fushë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me një karrocë të tërhequr me kalë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i karrocës shtetasi G.M, vjeç 44 banues në Labinot Fushë, i cili pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.04.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë,  për  shtetasit K.A dhe  S.V, vjeç 19 e 20, banues në Korçë, pasi në bulevard” Fan Noli” , duke drejtuar mjetin tip “Benz”, dhe  motorin tip “Suzuki”  janë përplasur, ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, kurse  drejtuesi i mjetit u largua nga vendi i ngjarjes i cili është paraqitur më pas vetë në vendin e aksidentit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin Gj.P vjeç 52, banues në Balldre i Ri, Lezhë, pasi më datë 14.04.2018, në Balldre, Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.M, vjeç 58, banues në fshatin Shënkoll, pasi në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin H.B, vjeç 22, banues në Kosovë, pasi në aksin rrugor Rubik-Rrëshen, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Jeep”, me drejtuese shtetasen GJ.M, vjeç 55, banuese në Kosovë, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët SH.B dhe K.B, vjeç 51 e 52, banues në Kosovë,  të cilët pasi morën mjekim në spitalin Kukës, u dërguan në spitalin Prizren, Kosovë, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Lushnjë
Seksioni për krimet e rënda
Lushnje
Godet me thikë tre shtetas, policia zbardh ngjarjen, identifikon dhe shpall në kërkim autorin dhe arreston në flagrancë përkrahësin e autorit të krimit.
Në datën 15.04.2018, rreth orës 11:30, në një lokal në lagjen "Karbunarë", pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi E.Sh, 35 vjeç, ka tentuar të vrasë me mjete prerëse (thikë) shtetasit L.Ç, 20 vjeç, A.Ç, 23 vjeç dhe D.S, 15 vjeç banues në Karbunarë.
Të tre shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Lushnje nën kujdesin e mjekëve jashtë rrezikut për jetën.
Nga hetimet ka rezultuar se pas ngjarjes, shtetasi  E.Sh është ndihmuar për tu larguar nga vendi i ngjarjes nga shtetasi R.P  i cili me mjetin tip "Benz" në pronësi të tij, e ka marrë nga vendi i ngjarjes dhe e ka ndihmuar për t'i shpëtuar kapjes nga policia dhe për tu fshehur.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje bënë të mundur kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
R.P, 28 vjeç, banues në Këmishtaj, Divjakë.
Nga ana e policisë është bërë sekuestrimi i automjetit tip "Benz"në pronësi të shtetasit  R.P, si dhe po punohet për kapjen dhe ndalimin e autorit të dyshuar, shtetasit E.H.
Materialet iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje në ngarkim te shtetasit E.H për veprën penale "Vrasje në rrethana të tjera cilësuese” e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 79/dh dhe 22 të Kodit Penal dhe në ngarkim te shtetasit R.P për veprat penale “ Moskallëzimi i krimit" dhe "Përkrahja e autorit të krimit" parashikuar nga Nenet 300 dhe 302 të Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 15.04.2015, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Sarandë, për vlerësim, për shtetasit K.Ç dhe D.L, vjeç 48 dhe 41, banues në Sarandë, pasi në aksin rrugor Sarandë–Gjirokastër, në afërsi të fshatit Jorgucat, u kapën duke transportuar me automjetet e tyre tip “Benz”, taksi, 4 shtetas të huaj Sirianë.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 15.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen L.P, vjeç 49 banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi F.Ç, vjeç 65, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kont Leopold Bertold”, iu gjetën e bllokuan 3 doza, lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.D, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar e goditur me sende të forta, punonjësit e policisë së rendit publik. Nenet 236/2 e 237 të Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Sandër Prosi”, është vjedhur banesa e shtetasit A.B., vjeç 70 vjeç, ku kanë marrë 3 ora dhe një sasi e vogel lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 15.04.2018, në rrugën “Abdyl Paja”, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit GJ.V, vjeç 59, banues në Tiranë, ku kanë marrë disa steka cigaresh dhe 1 telefon. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Siri Kodra”, kanë vjedhur lokalin Baste–Live,  me administrator E.D, vjeç 28, banues në Tiranë, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal

Më datë 15.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen N.L, vjeç 68, pasi djali S.Z, vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.T, vjeç 21, pasi bashkëjetuesi G.M, vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 35, banues në Kamëz, pasi më datë 15.04.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes M.M, vjeç 30, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin L.A, vjeç 43, banues në Bathore Kamëz, pasi tek një lokal, ka goditur me grusht, shtetasin S.D, vjeç 41, banuese në Bathore. Neni 89 i Kodit Penal

Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Z., vjeç 45 vjeç, banues ne Babrru Shpat, Kamëz, pasi më datë 15.04.2018, në Babrru, ka goditur me mjete të forta, shtetasin L.Q., 43 vjeç, banues në Babrru Shpat, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.SH, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi ka goditur me grusht, xhaxhin shtetasin A.SH, vjeç 58, banues në Tiranë, të cilit ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.I, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen V.D, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi në rrugën e “Qelqit”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 14.04.2018 në spital ka vdekur shtetasi B.F, vjeç 76, banues në Yrshek. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë së Shkallës Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetësia A.T vjeç 23, banuese në Elbasan, pasi në Rrogozhinë, duke drejtuar mjetin tip “Mitsubishi”, ka aksidentuar një shtetase të paidentifikuar, e cila ndodhet në spital, në gjendje të rëndë për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin D.K, vjeç 22, pasi ka dhunuar fizikisht e psikologjikisht, dajën M.A, vjeç 39 banues në Hamallaj. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin F.T vjeç 26, banues në fshatin Shkallnuar, pasi pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin A.P, vjeç 27, banues në Elbasan, pasi ka bërë kallëzim shtetësia J.P, vjeç 31, banuese në Tiranë , se i vëllai, A.P në kohë të ndryshme i ka shitur disa orendi të banesës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin M.A, vjeç 39, pasi nipi shtetasi D.K vjeç 22 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatë së Shkallës Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.T, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi bashkëshorti SH.T, vjeç 55, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj .Materialet i kaluan Gjykatë së Shkallës Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasin N.B vjeç 19, banues në Durrës, pasi në lagjen nr.15, ka goditur me thikë shtetasin D.H, vjeç 17, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal

Më datë 16.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.Q. 30 vjeç, banues Yzberish, Tiranë, si dhe u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për kapjen e shtetasve J.N. dhe Xh.N. banues në Durrës, sepse në bashkëpunim me njëri-tjetrin,  me mjetin në pronësi të shtetasit Gj.Q., e kanë marrë pa dëshirë në mjet duke e dhunuar fizikisht shtetasin K.P.  33 vjeç, banues në Durrës pasi ky shtetas i ka  lekë borxh dy vëllezërve. Neni 110/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 15.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, vjeç 36, banues në Fushë Krujë, pasi në Fushë Krujë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 15.04.2018, në lagjen Nr.1, ka rënë zjarr, në anë të rrugës në vendin e quajtur pylli i ri i Pishave, ku janë djegur rreth 20 drurë pishë dhe disa shkurre dëllinje, me sipërfaqe 100 m2. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës  Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.  

Më datë 15.04.2018, shtetësia I.T, vjeç 57, banuese në Korçë, kallëzon se në lagjen nr.9, duke shitur veshje sportive në dyqanin e saj një shtetase e paidentifikuar  i ka vjedhur një pale atlete. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Neni 134 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 15.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.LL vjeç 42, pasi bashkëjetuesi E.Z vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Ersekë
Informacion paraprak
Më datë 15.04.2018, në  fshatin Germenjë, ka rënë zjarr, në pyll me pishë dhe ah,  terreni është i thyer, nuk mund të futen mjetet e zjarrfikëses po punohet për fikjen e zjarrit.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 15.04.2018, u kap shtetasi në kërkim A.V vjeç 36, banues në Berat, pasi Gjykata e Shkallës së Parë  Vlorë, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Largimi nga vendi aksidentit", "Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt", “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik", “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik” dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive". Nenet 273, 291, 236, 242 e 280 të Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin G.G, vjeç 63, pasi djali, shtetasi K.G vjeç 39, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 15.04.2018, u ndalua shtetasi K.S, vjeç 24, banues në Berat. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Patos
Informacion paraprak
Më datë 16.04.2018, në lagjen “1 Maj”, Patos, është djegur pjesërisht mjeti tip “Nissan”, në pronësi të shtetases E.A, banuese në Patos.
Dyshohet se ne pjesen e perparme të mjetit eshte vendosur lëndë plasëse eksploziv.Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  Parë Vlorë, për shtetasin P.D, vjeç 25, banues në Vlorë, pasi më datë 14.04.2018, në lagjen “15 Tetori’’, ka thyer me mjete të forta, xhamat e automjetit tip “Opel”, në pronësi të shtetasit A.M, vjeç 22, banues në Vlorë. Në cilësinë e provës materiale, 1 dorezë metalike. Nenet 150 dhe 279 të Kodit Penal.

Më datë 14.04.2018, gjatë natës, në lagjen “29 Nëntori”, para banesës, shtetasit V.Y vjeç 34, në mjetin tip “Benz” i kanë dëmtuar xhamat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 14.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasit A.L, D.H dhe A.N, vjeç 19, 20 e 32, banues në Vlorë, fshatin Palasë e Vlorë, pasi në fshatin Dhërmi, në një lokal, kanë goditur me sende të forta njeri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasen F.P, vjeç 51, banuese në fshatin Gorre, pasi në Patok, me vetëgjyqësi, i ka pushtuar tokë bujqësore shtetases D.N  vjeç 48, banuese në Patok, për të cilën ka certifikatë pronësie. Neni   200 i Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, shtetasi M.P, vjeç 57, banues në Mal Milot, në afërsi të banesës duke pastruar një kanal kullues me një mjet ekskavator, ka dëmtuar këmbën, i cili pas mjekimit në spital është larguar për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 16.04.2018, në lagjen “Danjel Matlia”, është konstatuar se është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit A.H, vjeç 29, banues në Shkodër, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë  15.04.2018,  në DVKM Tiranë, u paraqitën 2 shtetas të huaj, me shtetësi Pakistaneze, imigrant të paligjshëm. Në përfundim të procedurave u vendos të dërgohen në QKPA Babrru Tiranë 

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin  G.L, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi më datë 01.04.2018, në afërsi të S P K M Qafë Botë, në brezin jeshil, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 14.04.2018, shërbimet e kufirit S P K Kapshticë, në fshatin Trestenik, në kufirin e gjelbër, kanë  kapur 6 shtetas të huaj, që kishin kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme lindur në Siri, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave u vendos të dërgohen në Q K P A Babrru Tiranë.

Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për shtetasin N.N, vjeç 31, banues në Pukë, pasi, në PKK Kapshticë, u kap me një pasaportë me dy vula greke  të cilat dyshohen të falsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 15.04.2018, në fshatin Jurgucat, u kapën  4 shtetas të huaj, me shtetësi Siriane, imigrant të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u vendos të dërgohen në QKPA Babrru Tiranë 


Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Dibër, për shtetasin D.B, vjeç 18 banues në Ujmisht Kukës, pasi në afërsi të S P K Bllatë, në brezin jeshil, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i  Kodit Penal.

Më datë 15.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për shtetasin XH.P, vjeç 18, banues në Ujmisht Kukës, pasi në afërsi të S P K Bllatë, në brezin jeshil, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i  Kodit Penal.

Morinë, Kukës.
Policia Kufitare godet një rast të trafikimit të armëve të zjarrit.
Tenton të trafikojë armë zjarri nga Kosova për Shqipëri, arrestohet në flagrancë nga Policia Kufitare në Morinë 44 vjeçari kosovar.
Sekuestrohen 3 armë zjarri Pistoletë, tip "Glock" si dhe 25 fishekë luftarakë.
Shërbimet  e Policisë Kufitare Morinë, në zbatim të planit të masave për  parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, si dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, arrestuan në flagrancë shtetasin kosovar;
H.M, 44 vjeç, banues në  Prishtinë, Kosovë.
Ky shtetas u paraqit në sportelin në hyrje të P.K.K.Morinë, i cili udhëtonte me mjetin e tij tip “Seat”, dhe u përzgjodh nga shërbimet e Policisë Kufitare,  për kontroll më të detajuar në vijën e dytë.
Gjatë kontrollit fizik, poshtë xhupit ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale , 3 armë zjarri Pistoletë, tip "Glock", 25 fishekë.
Armët e zjarrit, municioni luftarak si dhe automjeti  u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Vijon puna për identifikimin e autorëve të tjerë të implikuar.
Materialet në ngarkim të shtetasit H.M i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit",  parashikuar nga neni 278/a i Kodit Penal.

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6