Shkodër - Tenton të kalojë shtetas të huaj jashtë kufirit të Republikës së Shqipërisë, arrestohet nga Policia Kufitare

Shkodërpolicia kufitare

Tenton të kaloj shtetas të huaj jashtë kufirit të Republikës së Shqipërisë arrestohet nga Policia Kufitare

Më datë 30.04.2018, nga shërbimet Kufitare 'GOL' të SPKM Hani i Hotit, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

A.V., 46 vjeç, banues në lagjen “Tom Kola”, Shkodër.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 30.04.2018 është kapur nga Rojet Kufitare në rrugën automobilistike Bajzë - Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj duke transportuar 6 shtetas të vendeve të treta, me automjetin tip “Mercedes Benz”, ku ka rezultuar se ishin 4 shtetas palestinez, dhe 2 shtetas sirianë.

Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2