Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 1 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 29.04.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasi M.D., vjeç 30, dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.M., vjeç 26, banues në Tiranë, pasi më datë 29.04.2018, në rrugën ”Kokonozi”, iu gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 83.2 gr lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, 1 celular dhe mjeti tip “Volksvagen”. Nenet 283/1 e 300 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.K., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2011, ka mashtruar për një kontratë apartamenti dhe i detyrohet një sasi euro shtetasit L.R., vjeç 51, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Sh.P., vjeç 44, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Tom Plezha”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me motorin tip “Shineray”, me drejtues B.L., vjeç 41, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i motorit, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 30.04.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.S., vjeç 40, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Dhuna në familje” dhe Vjedhja”. Nenet 283/1, 130/a/4 dhe 134/1 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.M., vjeç 28, banues në Durrës, pasi dyshohet se në një kompani celulare, ka falsifikuar një dokument të pajtimit të shtetasit G.H., vjeç 33, banues në Durrës,. Punohet për kapjen e M.M. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Në vijim të njoftimit të datës 16.04.2018 , më datë 30.04.2018, rreth orës 05:00 ka ndërruar jetë në spitalin e Durrësit, një shtetas i pa identifikuar akoma, trupi i të cilit ndodhet në morgun e Spitalit të Durrësit, i cili është aksidentuar në datë 16.04.2018, në fshatin Shënavlash, Durrës, nga një mjet me drejtues shtetasin M.D., i arrestuar. Punohet për identifikimin e viktimës. Neni 290/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Elbasan
Nga Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Komisariatin e Policisë Elbasan u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.Z, 18 vjeç,  banues në lagjen "Skënderbej", Elbasan.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen "Viserjan Xhuvani", duke drejtuar motoçikletën, e pa pajisur me Leje Drejtimi, është përplasur me mjetin tip "Opel" , me drejtuese shtetasen  Sh. C,  49 vjeçe, banuese në Elbasan.
Si  pasojë është aksidentuar drejtuesi  i motoçikletës shtetasi E.Z, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.
 Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit  Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprat penale "Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" dhe "Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur apo pa dëshmi", parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Më datë 30.04.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.Ç, 24 vjeç, A.N, 26 vjeç, të dy banues në lagjen '10 Korriku', pasi u kapën me një sasi të vogël lëndë narkotike Cannabis Sativa. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ‘’Prodhim dhe shitje e narkotikëve, kryer në bashkëpunim", parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin B.R., vjeç 22, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen “30 Vjetori”, në lokal u konstatua se ushtronte aktivitet lojëra fati dhe lotari sportive me certifikatë të një subjekti, e cila dyshohet se është e falsifikuar. Nenet 186,180, 179 dhe 181 të Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin I.L., vjeç 42, banues në Poliçan, administrator i një subjekti, me objekt ‘’Prodhim tregtim materiale inerte’’, pasi dyshohet se gjatë kontrollit të ushtruar në subjektin e ndodhur në fshatin Vodic, Poliçan, është konstatuar i pa siguruar drejtuesi i mjetit kamion i firmës, shtetasi M.H., vjeç 31, banues në Poliçan. Nenet 180, 170/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Strukturat Policore për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim si dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore, kanë bërë të mundur kapjen e shtetasit:
Xh.B., 19 vjeç, banues në Vlorë.
Për këtë shtetas Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”, parashikuar nga nenet 284 dhe 333/a të Kodit Penal.
Ngjarje e ndodhur më 04.10.2016, ku në fshatin Vezhdanisht u gjetën dhe u asgjësuan bimë narkotike kanabisi, u sekuestrua lëndë narkotike marijuanë, armë zjarri dhe u arrestuan 6 shtetas.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.Gj., vjeç 40, banues në Kodhel Lezhë, pasi dyshohet se në Kallmet, Lezhë, duke drejtuar pa leje drejtimi ciklomotorin tip “Yamaha”, pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit, i  cili ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/1 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M., vjeç 63, banues në Ishull Shëngjin, Lezhë, pasi në rrugën Shëngjin–Kunë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi çiklomotor, i markës “Dayang”, pa targë . Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.B., vjeç 50, banues në Ishull Lezhë, pasi në qytet Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje çiklomotor “Loncin”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.U., vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Bajram Curri”, ka kanosur dhe goditur me grusht, shtetasin I.B., banues në Tiranë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Më  datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për shtetasit L.B., Sh.B., dhe I.J., vjeç 24, 66 dhe 38, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Pjetër Budi”, kanë goditur me grusht njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, në rrugën “Ali Demi”, kanë thyer xhamin trekëndësh dhe kanë vjedhur radio kasetofonin e mjetit tip ”Peugeot”, në pronësi të shtetasit K.O., vjeç 22, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, në rrugën “Luigj Gurakuqi”, shtetasi N.M., vjeç 14, banues në Tiranë, duke ecur me biçikletë ka goditur nga pas mjetin e ndaluar, në pronësi të shtetases H.F., vjeçe 30, banuese në Tiranë dhe për pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më  datë 30.04.2018, shtetësia A.C., vjeçe 34, banuese në Tiranë, kallëzon se është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer vajza e saj B.C, vjeçe 14, banuese në Tiranë. Punohet për gjetjen e saj. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Informacion paraprak.
Më datë 01.05.2018, në rrugën “Shemsie Haka”, në oborrin e  banesës nga familjarët është gjetur i vetëvarur shtetasi M.P., 29 vjeç. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më  datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Tiranë, për shtetasin K.A., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Irfan Tomini”, në ambientet e jashtme të banesës së marrë me qira, po kryente punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen Q.B., vjeçe 78, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 18.04.2017, në rrugën e Kavajës, në dyqanin e shtetasit G.R., vjeç 26, banues në Tiranë, u kap duke vjedhur artikuj ushqimor. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.T., vjeçe 57, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti M.T., vjeç 64, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,“Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.Q., vjeçe 42, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti S.Q, vjeç 48, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasin D.Q., vjeç 33, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mine Peza”, në banesë, u kap duke bërë punime pa leje, i cili deklaron se disponon dokumentacion të marrë nga Bashkia Tiranë.

Më datë 30.04.2018, në rrugën ”Lord Bajron”, në kohën që nuk ka patur nxënës në një shkollë 9-vjeçare në një klasë në katin e tretë ka rënë zjarr dhe ka patur dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka rënë aksidentalisht nga një llapmë neoni e djegur. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale

Më datë 30.04.2018, në rrugën ‘’Petrit Rodovica’’, në banesën e saj, është gjetur e vdekur shtetësia A.M., vjeçe 86, banuese në Tiranë. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 30.04.2018, gjatë natës, në fshatin Tufinë, në shkollën 9-vjeçare, kanë tentuar të vjedhin disa sende materiale, të cilat u gjetën të fshehura në tualet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, gjatë natës, në rrugën “Muhamet Deliu”, në garazhin e pallatit, shtetasit B.P., vjeç 32, në mjetin tip “Audi A3”, i kanë vjedhur disa aksesorë të makinës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.K., vjeç 56, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në fshatin Çërkez, i ka pushtuar 1 dynym tokë ullishte, shtetasit N.F., vjeç 49, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e I.K. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetaset A.D., dhe Xh.D., vjeç 23 e 23, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Qelqit”, kanë goditur me sende të forta, shtetasen A.R, vjeçe 15, banuese në Tiranë,. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë  30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.Sh., vjeç  45, banues në fshatin Fushë Mëzez, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në vulat e matësit të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, në rrugën “Mikel Maruli”, është tentuar të vidhet marketi, në pronësi të shtetasit Sh.J., vjeç 41, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 dhe 22 të Kodit Penal.

Më  datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.B., vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se është futur në banesë dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses S.G., vjeçe 22, banuese me qira në Tiranë. Punohet për kapjen e A.B. Nenet 130/a  dhe 112 të Kodit Penal.

Më  datë 30.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi T.K., vjeç 64, banues  në fshatin Zhurje, me detyrë pompist në stacionin e pompimit në fshatin Zhurje Ndroq, pasi në "Lagjen e Re", Ndroq, u kap duke vjedhur në stacionin e pompave të ujit të pijshëm dy pompa uji, kabull dhe materiale të tjera, të cilat iu sekuestruan në cilësinë e provës materiale bashkë me një automjet. Nga puna e bërë rezultoi se është autor i disa ngjarjeve të tjera.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasin E.L., vjeç 25.05.1, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 3, Kavajë, ka vjedhur biçikletën e shtetasit J.Ç., vjeç 62, banues në Kavajë. Punohet për kapjen e E.L. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasit Sh.A., dhe E.I., vjeç 51 e 69, banues në Kavajë, pasi dyshohet se më datë 21.04.2018, në qytet, tek një lokal, Sh.A, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar E.I., i cili pas mjekimit në spital duke u larguar për në banesë, ka ushtruar vetëgjyqësi ndaj Sh.A. Nenet 290, 273 dhe 277 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për vjedhjen e dyqanit të shtetasit G.D., më datë 30.04.2018, u ndalua shtetasi I.M., vjeç 47, banues në Durrës. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit Xh.T., dhe E.D., vjeç 32 e 20, banues në Durrës, pasi dyshohet se në në lagjen nr. 16, kanë goditur me grusht, shtetasin D.Xh., vjeç 34, banues në Durrës. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, shtetasi A.K., vjeç 24, banues në Durrës, kallëzon se është shqetësuar nga një numër telefoni i fshehur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen M.Th., vjeçe 49, banuese në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 17, në banesë, nga Ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizime Durrës, është konstatuar lidhje e paligjshme e ujit të pijshëm. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin  e mitur D.S., vjeç 13, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, u kap duke vjedhur nga xhepi telefonin celular të shtetases F.V., vjeçe 20, banuese në Fier. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin P.D., vjeç 49, banues në fshatin Arameras, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka pushtuar një sipërfaqe tokë në pronësi të shtetasit M.D., vjeç 61, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen A.A., vjeçe 58, banuese në Shijak, pasi dyshohet se ka shkelur vendimin e gjykatës, duke shqetësuar ish-bashkëshortin e saj shtetasin V.A., vjeç 59, banues në Shijak, i cili ka urdhër mbrojtjeje. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 30.04.2018, shtetësia Sh.Ç., vjeçe 57, banuese në Cërrik, kallëzon se më datë 28.04.2018, i është larguar nga banesa bashkëshorti M.Ç., vjeç 64. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin K.L., vjeç 20, banues në  Cërrik, pasi dyshohet se në qytetin e Cërrikut, ka goditur me grusht, shtetasin V.R., vjeç 36, banues në  Cërrik. Neni  90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 30.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.O., vjeçe 40, banuese në Librazhd, pasi dyshohet se bashkëjetuesi G.B., vjeç 46, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin  J.V., vjeç 20, banues në  Librazhd, pasi dyshohet se në qytetin e Librazhdit, ka goditur me mjet të fortë dhe grusht shtetasin M.D., vjeç 22, banues në fshatin Dorëz. Neni  89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin B.A., vjeç 65, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr.18, Korçë, duke drejtuar mjetin autobus ka përplasur mjetin e parkuar  tip “Benz”, në pronësi të shtetasit A.M., vjeç 35, banues në Korçë, dhe është larguar nga vendi i aksidentit. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin E.M., vjeç 85, banues në Korçë, pasi dyshohet se më datë 27.04.2018, në lagjen nr.12, i ka dëmtuar disa lule në oborrin e banesës shtetasit A.M., vjeç 71, banues në Korçë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Korçë, për shtetasen M.P., vjeçe 64, banuese në Dardhë, pasi dyshohet se në Dardhë, ka kanosur me fjalë, shtetasen E.B., vjeçe 45, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin H.J., vjeç 61, banues në fshatin Rrëmenj, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.S., vjeç 52, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin  tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin O.Ç., vjeç 22, banues në Taç, pasi dyshohet se më datë 30.04.2018, në Taç, ka goditur me grusht, shtetasin B.B., vjeç 57, banuese në Taç. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 28.04.2018, në fshatin Banaj, Ura Vajgurore, në banesë shtetësia Sh.S., vjeçe 18, ka konsumuar një sasi medikamentesh mjekësore, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin G.D., vjeç 45, banues në fshatin Goraj, Kuçovë, pasi dyshohet se në lagjen “Çlirim”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 30.04.2018, në fshatin Feras, në parcelën e mbjell me dardha të shtetasit A.M., vjeç 61, banues në Feras, i kanë dëmtuar duke i thyer 13 fidanë dardhë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 29.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen N.A., vjeçe 36, banuese në Fier, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi G.A., vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.K., vjeçe 59, banuese në Fier, pasi dyshohet se kunati, shtetasi Sh.K., vjeç 48, banues në fshatin Darzezë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin A.S., vjeç 71, banues në Fier, pasi dyshohet se në lagjen “1 Maj”, me vetëgjyqësi, ka penguar punonjësit e një kompanie, për kryerjen e punimeve për shtrirjen e kabullit elektrik. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 30.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.H., vjeçe 66, banuese në Lushnje, pasi dyshohet se ish-nusja e djalit, shtetësia P.H., vjeçe 33, banues në Remas, ka ushtruar dhunë  fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për vlerësim, për shtetasen V.M., vjeçe 40, banuese në Lushnje , pasi dyshohet se në banesë ka pirë një sasi herbicidesh bujqësore, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasen P.H., vjeçe 33, banuese në Lushnje, pasi dyshohet se shtetasja  D.H., vjeçe 66, kallëzon se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë të vazhdueshme nga ish-nusja e djalit të saj P.H. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, është tentuar të vidhet banesa e shtetasit M.Th., vjeç 61. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134, 22 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 28.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për vlerësim, për S.M., vjeç 42, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen “28 Nëntori”, u kap duke ndërtuar një magazinë pa leje.

Më datë 28.04.2018, në lagjen “Lef Sallata”, në banesën e tij, është gjetur i vdekur shtetasi B.R., vjeç 38. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për vdekje natyrale.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasit K.Ç., dhe A.M., vjeç 20 e 20, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 27.04.2018, në lagjen “24 Maji”, kanë goditur njëri- tjetrin me grusht. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen S.M., vjeçe 49, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 27.04.2018, në një lokal jo funksional, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 30.04.2018, në fshatin Kakodhiq, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit J.M., vjeç 66, ku kanë marrë disa orendi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 29.04.2018, në fshatin Markat, shtetasi B.S., vjeç 38, banues në Sarandë, ka konstatuar se i kanë dëmtuar mjetin tip “JCB”, duke i thyer xhamat, në pronësi të shtetasit Sh.H., vjeç 48, banues në Fier. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.  Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasit K.I., F.L., dhe E.K., vjeç 48, 59 e 36, banues në Sarandë, Ksamil e Durrës, pasi dyshohet se në një sipërfaqe plazhi të marrë me kontratë nga Bashkia Sarandë, kanë  hedhur  materiale inerte, kontrata nuk është marrë për këtë vit akoma nga Bashkia Sarandë. Neni 199 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasit M.K., M.Sh., dhe M.B., vjeç 17, 18 e 18, banues në fshatin Iliras, pasi dyshohet se kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 30.04.2018, gjatë natës, në Fushë Mamurras, pranë banesës, shtetasit J.M., vjeç 29, banues në Fushë Mamurras, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, shtetasja L.M., vjeçe 48, banuese  në Fier, kallëzon se më datë 29.04.2018, i ka humbur një telefon. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles Parë Kurbin, për vlerësim.

Më datë 30.04.2018, shtetasi A.F., vjeç 30, banues  në Peqin, kallëzon se më datë 29.04.2018, në hyrje të qytetit të Laçit, ka qenë duke shitur rroba së bashku me shokun e tij F.F., vjeç 30, banues në Peqin, ku ka humbur kontaktet dhe nuk e di vendndodhjen e tij. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës se Shkalles Parë Kurbin, për vlerësim.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasen D.P., vjeçe 40, banues në Gjorëm, pasi dyshohet se në Laç, ka qëlluar me gurë në xhamat e filialit të një banke, ku ka dëmtuar një xham. Shtetasja D.P., u dërgua në spitalin psikiatrik, pasi dyshohet se është e sëmurë  mendore. Neni  150 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.D., vjeç 64, banuese në Laç, pasi dyshohet se dhëndri Sh.P., vjeç 39, banues Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për shtetasin A.Xh., vjeç 46, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen "Ndoc Mazi", në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit F.F., vjeç 35, banues në Shkodër, pasi dyshohet se ka debatuar me fjalë dhe i është afruar ambientit të punës së ish-bashkëjetueses P.S., vjeçe 25, banuese në Shkodër, e cila është me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Shkodrës. Neni 320 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për shtetasin A.Rr., vjeç 47,  banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Salo Halili”, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni137 i Kodit Penal.

Më datë 30.04.2018, në fshatin Dobraç, në banesë, ka konsumuar mbidozë ilaçesh shtetasi T.P., vjeç 27, banues në Dobraç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekut. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ndjekje të mëtejshme.

Më datë 30.04.2018, gjatë ditës, në lagjen “Skenderbeg”, duke punuar në rrobaqepësinë pranë një shoqërie, 6 punonjëse kanë pësuar një reaksion alergjik, të cilat pas mjekimit në spital u larguan në banesa, ndërsa njëra prej tyre po merr ndihmë mjekësore në spital, pa probleme për jetën. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ndjekje të mëtejshme.

Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Shkodër, për një fabrikë private , me qendër në Shkodër dhe administrator shtetasin A.Xh., pasi dyshohet se në ambientet e kësaj fabrike, shtetësia P.A., vjeçe 44, banuese në Shkodër, duke punuar ka pësuar dëmtime fizike në dorë, e cila ndodhet nën kujdesin e mjekut. Neni 289/1 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Kukës
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për aksidentimin e shtetasit L.L dhe largimin nga vendi i ngjarjes, më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin S.Gj., vjeç 46, banues në Tiranë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për shtetasit K.U., dhe F.E., vjeç 60 e 67, banues në fshatin Trebisht, pasi dyshohet se më datë 26.04.2018, në Trebisht, kanë goditur me grusht njeri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më  datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin E.K., vjeç 32, banues në  Cërrik, pasi dyshohet se në SPKM Qafë Thanë, u kap duke ndihmuar shtetasin A.P., për të kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 298 i Kodit Penal.

Më  datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.P., vjeç 35, banues në Maqedoni, pasi dyshohet se në SPKM Qafë Thanë, u kap duke kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 30.04.2018, në Gjirokastër, në afërsi të fshatit Sotir u kapën 9 shtetas të huaj, imigrant të paligjshëm, me shtetësi siriane. Në përfundim të intervistës u dërguan në QKPA Babrru Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 30.04.2018, në Shkodër, në Hanin e Hatit, në vendin e quajtur  “Hidrovori”, u kapën 5 shtetas të huaj imigrantë të paligjshëm, me shtetësi siriane. Në përfundim të intervistës u dërguan në QKPA Babrru Tiranë.

Shkodër
Tenton të kaloj shtetas të huaj jashtë kufirit të R.Sh. arrestohet nga Policia Kufitare
Më datë 30.04.2018, nga shërbimet Kufitare GOL të SPKM Hani i Hotit, u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasit:
A.V., 46 vjeç, banues në lagjen “Tom Kola”, Shkodër.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi më datë 30.04.2018 është kapur nga Rojet Kufitare në rrugën automobilistike Bajzë - Hani i Hotit, në vendin e quajtur Vukpalaj duke transportuar 6 shtetas të vendeve të treta, me automjetin tip “Mercedes Benz”, ku ka rezultuar se ishin 4 shtetas palestinez, dhe 2 shtetas sirianë.
Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për veprën penale “Dhënia ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” parashikuar nga neni 298 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë  30.04.2018, në SPK Morinë u bllokua për verifikim shtetasi kosovar F.Sh., vjeç 36, banues në Kosovë, i cili rezultonte person në kërkim. Pas verifikimeve të kryera edhe me Interpol Tirana shtetasi kosovar është lënë i lirë.

 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2