Lezhë, zbardhet konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme, arrestohet në kohë rekord autori i dyshuar i plagosjes.

LezhëPolicia-Lezhe

Zbardhet konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. 44 vjeç.

Arrestohet në kohë rekord autori i dyshuar i plagosjes.

Gjithashtu, procedohen penalisht edhe shtetas të  tjerë të përfshirë në konflikt

Më datë 01.05.2018, nga Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :

D.GJ 26 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municionit" "Plagosje e rëndë me dashje" parashikuar nga nenet 278/4 dhe 88 të Kodit Penal.

Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, shtetasit A.D. 42 vjeç , banues në Lezhë për veprën penale "Shkatërrim prone" parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal dhe B.B. 49 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale "Kanosja" "Dëmtime të tjera me dashje " parashikuar nga nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Procedimi penal i tyre u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se pasditen e djeshme, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën. Si rezultat i këtij konflikti, ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi A.D. 44 vjeç ( vëllai i shtetasit A.D. të proçeduar) i cili  ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi D.GJ, i cili u arrestua në flagrancë.

Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4