Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 02 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.Z, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses, shtetases R.F, vjeç 27. Nga kontrolli në banesë iu gjet e bllokua 80.2 gr. bimë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për kapjen e R.Z. Nenet 283/1 e 130/a të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.Ç, vjeç 75, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip ‘’Lifan”. Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.GJ, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën nacionale, në Pezë Helmës, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, është përplasur me mjetin tip “Citroen” me drejtues, shtetasin S.SH vjeç 36, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar bashkëshortja K.SH dhe djali i mitur E.Sh, vjeç 21 e 2, të cilët pas mjekimit në spital, janë larguar në banesë. Neni 290  i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.GJ vjeç 41, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291  i Kodit Penal.   

Më datë 01.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetësia XH.K, vjeç 24, banuese në Tiranë, pasi në aksin rrugor Tiranë-Dajt, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip BMW”. Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin S.Z, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Rexhep Tarja”, duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Land Rover”, është përplasur me motorin tip “Honda” të drejtuar nga shtetasi I.G vjeç 34, banues në Tiranë, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë.  Neni 290  i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, në rrugën “Ali Demi”, në kryqëzimin me rrugën “Pasho Hysa”, një automjet është përplasur me mjetin autobus tip “Reno”, i drejtuar nga shtetasi V.P, vjeç 31 banues në Tiranë, me leje drejtimi, për pasojë është dëmtuar pasagjeri O.P, vjeç 17 i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.05.2018, në ambientet e I E V P Fushë Krujë, në pjesën e jashtme të murit rrethues, u gjet  një sasi lënde narkotike e llojit Canabis Sativa, me peshë 100 gr. Punohet për identifikimin dhe kapjen  e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Nenet  283/1 e 324/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë gjetjen e një shtetasi të aksidentuar në rrugë, në fshatin Shënavlash dhe vdekjen e tij, më datë 30.04.2018, në spital, më datë 01.05.2018, u identifikua shtetasi S.R, vjeç 58, banues në Durrës. Neni 290/2  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasi J.A, 22 vjeç, banues në Elbasan, pasi gjatë  kontrollit fizik iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një dozë  lëndë narkotike e dyshuar Kokainë.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar u bë ndalimi i shtetasit
të shpallur në kërkim:
D.T, 30 vjeç, banues në lagjen ”Nr.11”, Durrës.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin Nr.30, datë
24.10.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” si autorë i dyshuar për
veprën penale “Vjedhje me anë të mashtrimit” parashikuar nga neni  143/2 të Kodit
Penal.
Kapja e shtetasit të lartpërmendur u bë nga shërbimet e D.V.P Durrës.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.05.2018, në Poliçan, shtetasi A.Z, vjeç 37, banues në Poliçan, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka goditur shtetasin e mitur H.I, vjeç 4, i cili pasi mori mjekim, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për shtetasin A.M, vjeç 72, banues në fshatin Gjokalli, pasi në fshatin Topojë, duke drejtuar motorin tip “Honda”, është përplasur me motorin tip “Honda” me drejtues shtetasin E.R, vjeç 43, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtues A.M dhe bashkëshortja, shtetësia L.M, vjeç 58, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj pronës
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 02.05.2018, rreth orës 02:30, në lagjen “Lirim”, pranë derës së banesës së shtetasit F.B., 29 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
_____________
Gjithashtu, më datë 02.05.2018, rreth orës 03:30, në lagjen “15 Tetori”, pranë portës së
banesës së shtetasit G.Ç., 69 vjeç, është vendosur lëndë eksplozive, tritol.
Nga shpërthimi nuk ka të dëmtuar, vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për
identifikimin e kapjen e autorit/ëve, për të dyja ngjarjet e mësipërme.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Kurbin
Informacion paraprak
Më datë 01.05.2018, rreth orës 14:30, është marrë njoftim se në Adriatik -Kurbin, ka ndodhur një aksident automobilistik.
Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet policore që kanë konstatuar mjetin tip Lancia me i cili kishte dalë nga rruga duke u përmbysur në kanalin anësor të rrugës.
Për pasojë kanë humbur jetën të 3 shtetasit që ndodheshin në mjet, J.M. 22 vjeç banues në Kombinat - Tiranë , S.K. 20 vjeç banues në Adriatik - Kurbin dhe B.M. 17 vjeç banues në Adriatik - Kurbin.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit.


Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Lezhë
Zbardhet konflikti i ndodhur mbrëmjen e djeshme ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi A.D. 44 vjeç.
Arrestohet në kohë rekord autori i dyshuar i plagosjes.
Gjithashtu procedohen penalisht edhe shtetas të  tjerë të përfshirë në konflikt.
Më datë 01.05.2018, nga Specialistët e Sektorit kundër Krimeve të Rënda, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit :
D.GJ 26 vjeç, banues në Lezhë për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje armëve luftarake dhe municionit" "Plagosje e rëndë me dashje" parashikuar nga nenet 278/4 dhe 88 të Kodit Penal.
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, shtetasit A.D. 42 vjeç , banues në Lezhë për veprën penale "Shkatërrim prone" parashikuar nga neni 150 i Kodit Penal dhe B.B. 49 vjeç, banues në Lezhë për veprat penale "Kanosja" "Dëmtime të tjera me dashje " parashikuar nga nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.
Procedimi penal i tyre u bë pasi nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se pasditën e djeshme, shtetasit e mësipërm janë konfliktuar për motive të dobëta, vendosjen e një trau pranë një hoteli që bllokonte rrugën. Si rezultat i këtij konflikti , ka mbetur i plagosur në këmbë shtetasi A.D. 44 vjeç ( vëllai i shtetasit A.D. të proceduar) i cili  ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Autori i dyshuar i plagosjes është shtetasi D.GJ, i cili u arrestua në flagrancë.
Materialet proceduriale në ngarkim të tyre, iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.XH vjeç 47, banues në fshatin Muhurr, pasi  në aksin rrugor Peshkopi Maqellarë, duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Sharon”, të drejtuar nga shtetasi A.B vjeç 36, banues në fshatin Grevë, duke i shkaktuar dëme materiale. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.N, vjeç 25, banues në Peshkopi, pasi  në qytet, u kap duke drejtuar nën ndikimin e alkoolit, mjetin tip “Benz”. Neni 291  i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.05.2018, në rrugën “Millosh Shulku”, në oborrin e banesës, në një pemë është gjetur i vetëvarur, shtetasi M.P, vjeç 29. Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 01.05.2018, u referuan materilalet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit L.P dhe R.P, vjeç 36 e 62, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mbretëresha”, kanë kanosur njeri tjetrin. Neni 84  i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen A.P, vjeç 46, pasi bashkëshorti, M.P vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj.  Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë, Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.Z, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi në Sauk u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 01.05.2018, në rrugën ”Shefqet Musaraj”, kanë vjedhur banesën e shtetasit D.A, vjeç 48, ku kanë marrë një telefon celular dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen F.Ç vjeç 45, banuese në Tiranë, pasi në rrugën ”Marubi”, para banesës ka dëmtuar rrjetin e ujësjellësit. Neni 159  i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Princ Vidi”, në një lokal ka prishur qetësinë publike nga zhurmat në lokal. Neni 274  i Kodit Penal.

Më datë 01.04.2018, shtetasi A.P, vjeç 54, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Myslym Shyri”, është konfliktuar shtetasin E.J. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Njazi Meka”, ka kanosur me fjalë, shtetasin M.K vjeç 68, banues në Tiranë. Neni 84  i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.M vjeç  33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Njazi Meka”, është gjetur pa ndjenja pasi kishte konsumuar dozë të lartë lëndë narkotike. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan disa shiringa dhe substanca narko psikotrope, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 285/b  i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin K.T, vjeç 22, banues në Qesarakë, pasi në Qesarakë, në ambientet e një lokali ka kanosur me thikë shtetasin D.D vjeç 41, banues në Qesarakë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin L.SH, vjeç 28, banues  në  Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën e “Dibrës”, në një dyqan dyshohet se ka vjedhur një portofol me lekë dhe telefonin celular në pronësi të shtetases G.S, vjeç 40. Punohet për kapjen e L.SH. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 01.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen N.H vjeç 43, pasi ish dhëndri, shtetasi O.O, vjeç 27, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.A vjeç 32, banues në Sarandë, pasi në rrugën “Migjeni”, është afruar banesës së nënës M.A, vjeç 55, banuese në Tiranë, duke thyer Vendimin e Gjykatës, e cila dhe u pajis me urdhrin  e menjëhershëm të mbrojtjes. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 321  i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen B.Ç, vjeç 30, pasi bashkëjetuesi, shtetasi A.I, vjeç 28, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në mardhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.SH, vjeç 33, banues në Vorë, pasi në fshatin Marikaj, ka kanosur me fjalë, shtetasin E.I, vjeç 66, banues në Vorë.Neni 84  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 01.05.2018, shtetasi I.H, vjeç 51, banues në fshatin Vorrozen, kallëzon se, më datë 30.04.2018, i është larguar nga banesa bashkëshortja, shtetësia K.H, vjeç 49. Punohet për gjetjen e saj. Materilet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasen A.K, vjeç 28, banuese në Kavajë, pasi në lagjen nr. 3, ka goditur me sende të forta shtetasin V.C vjeç 52 banues në Kavajë. Neni 90  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 30.04.2018, në lagjen nr. 14, pranë banesës, në gjendje të dehur  është rrëzuar në rrugë e ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, shtetasi A.V, vjeç 58. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.

Më datë 01.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.M vjeç 35, pasi bashkëshorti, shtetasi A.M, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Durrës. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 01.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen O.Q, vjeç 65, pasi djali, shtetasi E.G vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.XH, vjeç 29, banues në Durrës, pasi në ambientet e spitalit, ka goditur me grusht, për shkak të detyrës mjekun, shtetasin A.T, vjeç 63, banues në Durrës. Neni 237  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin G.SH, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën Mamurras-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen” ka goditur mjetin tip “Volkswagen” me drejtues, M.S vjeç 29, banues në Krujë, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët, F.Ç, N.S, D.Ç dhe A.S, vjeç 43, 49, 18 e 14, banues në Krujë, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesa. Neni 290  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
U  bë kapja  e shtetasit në kërkim: A.O, 15 vjeç banues në Librazhd, pasi  dyshohet se ka kryer dy vjedhje, konkretisht dyqanin e shtetasit A.Ç, ku ka marrë një shumë lekësh, si dhe në Prrenjas , në dyqanin e shtetasit R.K, ku ka marrë 20 steka me cigare. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin K.N, vjeç 51, banues në fshatin Bugjës, pasi në këtë fshat, ka ndërtuar një objekt banimi pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Elbasan
Vijon puna për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve  të veprave penale të ndodhura më parë, si dhe për parandalimin e goditjen e paligjshmërisë.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë kapjen e shtetasit E.S,31 vjeç, person i shpallur në kërkim, pasi më datë 29.04.2018, në lagjen Kala, për motive të dobëta, ka goditur me grusht si dhe ka kanosur me armë zjarri pistoletë, shtetasin A.H. Nga veprimet hetimore të kryera rezultoi   se shtetasi E.S, e ka kanosur me pistoletë lodër kauçuku. Pas komunikimit me prokurorin ky shtetas do të ndiqet në gjendje të lirë për veprat penale “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Kanosje” .

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin B.K, vjeç 39, pasi gjatë natës, në këtë fshat, ka dëmtuar disa ullinj 20 vjeçar, në pronësi të shtetasit Q.I, vjeç 56. Neni 150  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 01.05.2018, gjatë natës, në fshatin Polis kanë vjedhur kohvaçanën e shtetasit I.C, vjeç 60, ku kanë marrë disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134   i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 30.04.2018, gjatë natës, në fshatin Gjergjovinë, ka rënë zjarr në shkollën e mesme, ku janë djegur një tavolinë dhe dy karrige.  Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga një shkëndijë në rrjetin elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 01.05.2018, në lagjen “Sporti”, në banesë ka tentuar të vetëvritet me gërshërë, shtetësia H.H vjeç 80, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan. Neni 99  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 01.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.K, 24 pasi babai, shtetasi F.K, vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin F.H, vjeç 64, banues në fshatin Levan, pasi në banesë, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a  i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L.C, vjeç 65, pasi kunati, shtetasi A.C vjeç 73, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasen A.D, vjeç 44, banuese në Berat, pasi në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, në banesën e shtetasit V.S, vjeç 63, dyshohet se ka vjedhur një shumë eurosh. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 01.05.2018, gjatë natës, në fshatin Kakruk, shtetasit R.B, vjeç 56, i kanë dëmtuar 73 rrënjë qershi 25 vjeçare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 01.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.G, vjeç 30, banues në fshatin Sheqishte, Patos, pasi në lagjen “Kastriot”, i ka vjedhur portofolin shtetases A.B vjeç 37. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 01.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 43, banues në fshatin Delisufaj, pasi datë 27.04.2018, në fshatin Delisufaj, tek stani i ka vjedhur një kec, shtetases Z.B, vjeç 63. Neni 134/1  i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, në fshatin Ardenicë, shtetasi L.Ç, vjeç 74, banues në Ardenicë, duke ecur me biçikletë, është rrëzuar dhe ka vdekur në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 01.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.SH, vjeç 41, pasi (kushëriri), shtetasi E.O, vjeç 39 banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen R.M, vjeç 31, pasi bashkëshorti, shtetasi R.M, vjeç 36, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin L.B, vjeç 61, banues në Himarë, pasi më datë 30.04.2018, gjatë natës, ka dëmtuar pronën e shtetasit R.R, vjeç 53, banues në Himarë. Neni 150  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim:
B.U 30 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Sarandë, ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë          “Arrest në burg” për veprën penale “Vjedhje me dhunë, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 139 e 25 të Kodit Penal.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Më datë  01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin F.T, vjeç 45 banues në Sarandë, pasi më datë 29.04.2018, në lagjen nr. 3, dyshohet se ka vjedhur në banesën e shtetasit J.Ç vjeç 45, banues në Sarandë. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin F.N, vjeç 56, banues në fshatin Rrilë, pasi me vetëgjyqësi, për një pjesë toke, është konfliktuar me shtetasin GJ.P, vjeç 71, banues në Rrilë. Neni 277  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 01.05.2018, shtetasi G.P, vjeç 14, banues në Mamurras, kallëzon se sapo ka dalë nga banesa një shtetas i ka marrë nga qafa varësen e floririt. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 30.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin P.K, vjeç 42, banues në Rrëshen, pasi në fshatin Bungaj, u kap me kamionçinën tip “Benz” pa targë, duke transportuar 3 m³. lëndë drusore pishe, pa dokumente, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Neni 205  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Në vijim të informacionit, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 01.05.2018, u ndaluan shtetasit A.N dhe N.SH, vjeç 25 e 36, banues fshatin Golem. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Shkodër. Neni 134/2  i Kodit Penal.

Në fshatin Drisht, Njësia administrative Postribë, Shkodër, në vendin “Kroni Germ”, në tokë të shpyllëzuar, pa pronar, u gjetën 250 kubikë të kultivuara  me fidanë të dyshuara  narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Shkodër. Neni 284 i Kodit Penal

Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin D.SH, vjeç 18, banues në Shkodër, pasi  në lagjen “Skënderbeg”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Renault”. Neni 291  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Informacion Paraprak
Me datë 01.05.2018, është njoftuar salla operative se në fshatin Gruemir Çezmë, Malësi e Madhe, është gjetur i vetevarur me litar, në banesën e tij të braktisur shtetasi Xh. R. 60 vjeç.
Nga kqyrja paraprake e trupit të viktimës e bërë nga eksperti mjeko-ligjor nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të shkaktuara nga ndonjë faktor tjetër.
Po kryhen veprimet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 01.05.2018, në Rinas, në hyrje të Aeroportit, u kap shtetasi në kërkim, E.U vjeç 41, banues në fshatin Mëzes, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë, e ka dënuar me 1 muaj  burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291  i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.P vjeç 23 banues në Shkodër, kthyer deportiv nga Italia, pasi më datë 23.09.2017, në afërsi të S P K.M Hani i Hotit, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm. Neni 297  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 01.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasin L.M, vjeç 21, banues në Sarandë, pasi më datë 12.02.2018, në afërsi të S P K M Kakavi, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshëm. Neni 297  i Kodit Penal.

Më  datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin H.G, vjeç 28, banues në Turqi, pasi më datë 01.05.2018, në P K K Port, ka vënë në përdorim pasaportë të falsifikuar. Neni 189  i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 01.05.2018, shërbimet e kufirit kanë kapur 11 shtetas sirian emigrantë të paligjshëm, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave, kërkuan azil dhe u dërguan në Q K P A Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 30.04.2018, dhe datë 01.05.2018, në vendin e quajtur Vukpalaj e Villgar, shërbimet e kufirit, kanë kapur 9 shtetas të huaj lindur  në Siri, Palestinë e Pakistan, imigrantë të paligjshëm, të cilët në përfundim të kryerjes së procedurave kërkuan azil dhe u dërguan në Q K P A Babrru, Tiranë.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2