Morinë, Kukës - Policia Kufitare arreston një shtetas kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar.


Morinë, Kukës.Policia Kufitare.svg

Policia Kufitare arreston një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin gjerman.

Specialistët e Policisë Kufitare bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht:

-K. R., 28 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë.

Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K., Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani. 

Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018, ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar,  për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”, parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4