Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 03 Maj 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 19 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

1 person për Narkotikët

5 persona në kërkim.

2 persona për veprën penale "Krime ndaj personit"

2 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik"
 
Gjithashtu janë sekuestruar:

1 dozë lëndë narkotike Kokainë, 
një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sativa.
1 armë zjarri, 

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 43 persona.
 

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4