Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 03 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, iu gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë dhe 2 telefona celularë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.B vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Blu”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.B, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maj”, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen” është përplasur me derën e banesës së një shtetasi. Gjatë kontrollit të kryer iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një shkop bejsbolli. Nenet 291 dhe 279 të Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, shtetasi A.S, vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën e Ndroqit,  është aksidentuar nga një drejtues mjeti, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes. A.S, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin K.Ç, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në Ibë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka aksidentuar shtetasin e mitur E.A, vjeç 7, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Ç, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën e Paskuqanit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Renault” për pasojë ka mbetur i dëmtuar M.Ç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Nga Specialistët Seksioni për Hetimin e Krimeve ndaj Personit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve: E.L 17 vjeç dhe  R.L 16 vjeç, banues në fshatin Kaçivel Elbasan. Arrestimi i tyre u bë pasi në fshatin Kaçivel,për motive të dobëta, kanë plagosur me thikë, shtetasin M.E, 19 vjeç, banues në fshatin Kaçivel,  i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.N, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi  në lagjen “Emin Matraxhiu”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.B, vjeç 33, banues në fshatin Gjocaj, Peqin, pasi në fshatin Lolaj, Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Ford” ka aksidentuar shtetasin R.T, vjeç 73, banues në Peqin, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë  Korçë, për shtetasin K.S, vjeç 21, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 16, iu gjetën e bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin A.F, vjeç 20, banues në Lezhë, pasi gjatë kontrollit,  në kroskotin e automjetit, iu gjet një kartëmonedhë 50 euro, e falsifikuar, e cila u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 183/1 i Kodit Penal

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.05.2018, në aksin rrugor Lezhë-Milot, një mjet i dyshuar tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren L.N vjeç 68, banues në Velipojë, Shkodër, e cila mori mjekim në spital Lezhë dhe u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë. Nenet 290/1 dhe 273 të Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasit V.A dhe L.D, vjeç 38 e 60, banues në Shkodër, pasi në vitet 2017-2018, me anë të mashtrimit, i kanë vjedhur një shumë lekësh, shtetasit S.L, vjeç 44 banues në Shkodër, administrator i një shoqërie private. Neni 143/2/3 i Kodit Penal

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin N.Ç, vjeç 36, banuese në Shkodër, pasi në lagjen “Kongresi i Përmetit” Shkodër, u kap duke transportuar udhëtarë në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Volksvagen”, i papajisur me liçensë për transport udhëtarësh. Në cilësinë e provës materiale u bllokua automjeti së bashku me dokumentacionin përkatës. Neni 180 i Kodit Penal

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.05.2018, gjatë natës, në rrugën “Shyqyri Ishmi”, kanë vjedhur kasetofonin e mjetit tip “Hyundai”, pronë e shtetasit M.M vjeç 25 banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Në vijim të komunikatave, që bëjnë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit G.M, vjeç 33, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, shtetasi R.U, vjeç 18, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Ali Shefqeti”, dy persona të panjohur, e kanë goditur me grusht. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme për shtetasen A.S, vjeç 28, pasi ish bashkëshorti, Y.GJ, vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.05.2018, në rrugën ”Luigj Gurakuqi”, u kap shtetasi në kërkim F.D, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Tiranës, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale ”Kundërshtim të punonjesit të policisë". Neni 236/1 i Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, në bulevardin ”Zhan Dark”, aksidentalisht është rrëzuar nga biçikleta shtetasi E.L, vjeç 58, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital, u largua për në banese. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin I.V vjeç 43, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Andon Zako Çajupi”, duke kryer punime ndërtimi pa lejen përkatëse, ka dëmtuar edhe ballkonin e katit të dytë, pronë e shtetasit A.S, vjeç 48, banues në Tiranë. Nenet 199/a dhe 150 të Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.H vjeç 44 banues në Durrës, pasi në mjetin tip “Mistsubishi”, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, F.H, vjeç 41, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin G.XH, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Brigada 8”,  u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen J.S vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, E.S vjeç 30, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës, e cila bën fjalë për veprën penale “Plagosje e lehtë me dashje”, më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin SH.B, vjeç 31, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, në rrugën “Milto Tutulani”, ështëë vjedhur banesën e shtetasit B.G, vjeç 60, emigrant, ku i kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.G, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi para një muaji, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë eurosh, shtetases F.G, vjeç 26, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Kanosja”, më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.F vjeç 31, banues në Bardhoc, Kukës. Neni 84 i Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.B, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mine Peza”, dyshohet se ka hedhur në tokë 8 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë  02.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.T vjeç 36 banues në Tiranë, pasi në në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, R.T, vjeç 70, të cilës ju iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, shtetasi H.I vjeç 58, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Bardhok Biba”, një person i panjohur ka tentuar ti marrë qesen plastike ku ka patur lekët por s’ka mundur t’ia marrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.05.2018, gjatë natës,  në rrugën “Niko Avrami”, është vjedhur banesa e shtetasit N.A vjeç 37, banues në Tiranë, ku kanë marrë portofolin me karta dhe dokumenta të ndryshme dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.D, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar dhe kërcënuar shtetasin A.G, vjeç 49, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B.P, vjeç 64, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj nuses së djalit, SH.P, vjeç 36, të cilës, iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  Neni 130/a i Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.H, vjeç 63, banues në Tiranë, pasi në banesë, në rruga “Besëlidhja”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, në Babrru, është djegur mjeti tip “Pezho”, në pronësi të shtetases D.M, vjeç 46, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë nga një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 02.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen SH.P, vjeç 36, pasi vjehrri, B.P vjeç 64, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në qendër të Kombinatit, ka kanosur dhe goditur me grusht, shtetasin S.S, vjeç 34, banues në Tiranë. Nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal

Informacion paraprak
Më datë 02.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin V.K vjeç 34, banues në Sarandë, pasi në Mëzes, ka ndaluar mjetin që drejtonte tip “Benz”, ka kanosur dhe ka goditur me sende të forta shtetasin SH.SH, vjeç 29, banues në Tiranë, drejtues në mjetin tip “Toyota”. Punohet për kapjen  e V.K. Nenet 84, 90 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin N.M, vjeç 49, banues në Vorrozen Kavajë, pasi më datë 01.05.2018, në Vrrozen, ka kanosur shtetasin V.D, vjeç 48, banues në Vrrozen. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.B, vjeç 20, pasi ish i dashuri, shtetasi A.L, vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.B, vjeç 30, banues në Durrës, pasi  Gjykata e  Shkallës së Parë Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ndërtim i paligjshëm”. Nenet 186 e 199/a/3 të Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për shtetasen I.B, vjeç 56, banuese në Durrës, pasi në lagjen 1, ka vajtur në lokalin e shtetasit R.K, vjeç 42, banues në Durrës, të cilin e ka patur me qira, për të marrë disa materiale, me pretendimin se janë të saj. Neni 277 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 02.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.XH, vjeç 47, banues në fshatin Burizanë, pasi tek nënkalimi i Fushë Krujës, u kap duke drejtuar pa  leje drejtimi mjetin  tip ”Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasit E.M dhe B.M, vjeç 25 e 47, banues në Thumanë, pasi në Mëzire, Thumanë, shtetasi E.M, ka goditur me grusht shtetasin SH.K, vjeç 25, banues në Thumanë, për shkak të një konflikti me shtetasen B.M, ndërsa shtetasja B.M, ka kanosur me armë gjahu shtetasin SH.K. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut, teke, të cilën e kishte me leje. Nenet 89 dhe 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 02.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.P, vjeç 27, banues në fshatin Bujqës, pasi Gjykata e Shkallës Parë Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Përndjekja”. Neni 121/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, gjatë natës, në lagjen “Brigada 17 Sulmuese”, është vjedhur me thyerje banesa e shtetases M.S, vjeç 57, ku kanë marrë një shumë eurosh dhe disa sende e orendi shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasen A.Ç, vjeç 32, banuese në Elbasan, pasi në lagjen “Haxhias”, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasen R.T vjeç 57, banuese në Elbasan, pasi më datë 30.03.2018, në lagjen “Kala”, ka vjedhur një bluzë, në dyqanin në pronësi të shtetasit D.P, vjeç 32, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprat penale “Dhunimi i banesës” dhe “Shkatërrimi i pronës”, më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin A.L, vjeç 27, banues Elbasan. Nenet 112 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen F.SH, vjeç 68, pasi djali, shtetasi G.SH, vjeç 46, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin I.T, vjeç 29, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, për shkak të detyrës, ka fyer e kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik. Neni 236/1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin F.GJ, vjeç 39, banues në Librazhd, pasi në lagjen Nr. 2, ka dëmtuar një objekt të vogël, i cili shërbente si depo, në pronësi të shtetasit F.K, vjeç 58, banues në Librazhd. Neni 150 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 29.04.2018, u referuan materialet pranë Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, si dhe u bë shpallja në kërkim për shtetasen V.F, 31 vjeçe, banuese në fshatin Gërmujas-Korçë, bazuar në nenin 124 të Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin F.M vjeç 22, pasi babai, A.M, vjeç 56 me ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Korçë
Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
B.T  60 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në unazën e qytetit të Korçës, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur një mjet tip triçikël.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorin pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin U.P, vjeç 51, banues në fshatin Orman, pasi në lokalin bar-kafe në fshatin Orman, u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale ju bllokuan 2 njësi kompjuteri, që shërbejnë për lojëra fati elektronike, pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 02.05.2018,  është dërguar nga familjarët në spitalin Devoll, i vdekur shtetasi B.H, vjeç 49. Nga këqyrja e trupit e të ndjerit rezulton se nuk ka shenja dhune. Materialet u referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë  Korçë, për  vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 02.05.2018, gjatë natës, në fshatin Orizaj, në parkingun e mjeteve private në afërsi të kampingut të një firme private, shtetasi L.D, vjeç 46, banues në Pogradec, ka kallzuar se i kanë vjedhur 4 goma të mjetit tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134  i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin LL.K, vjeç 57, banues në fshatin Gjokalli, pasi në fshatin Gokalli, ka vjedhur një sasi bari të korrur në tokën e shtetasit V.G, vjeç 53, banues në fshatin Gjokalli. Neni 134/1 i Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim G.M, vjeç 57, banues në fshatin Vlosh, Rroskovec, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, e ka dënuar me 13 ditë burg, për veprën penale “Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal  

Komisariati i Policisë Vlorë
Në vijim të informacionit që bënë fjalë për veprën penale ”Njoftim i rremë në organet e rendit”, më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin K.B, vjeç 50, banues në Vlorë, pasi është dokumentuar se më datë 17.01.2018,  me anë të telefonit, ka bërë njoftim të rremë. Neni 272 i Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.D, vjeç 38, pasi bashkëshorti, shtetasi TH.D vjeç 38, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë, Sarandë, për shtetasit E.H dhe R.D, vjeç 23 dhe 20, banues në Çukë e Gjashtë, me pasi më datë 29.04.2018, në Çukë, në banesën e R.D, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Nenet 112 dhe 90 të Kodit Penal

Më datë 02.05.25018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin M.M, vjeç 41, pasi bashkëshortja, M.M, vjeç 33, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 02.05.25018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen D.SH, vjeç 48, pasi bashkëshorti, shtetasi A.SH vjeç 54 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Sarandë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, për shtetasin H.L, vjeç 43, banues në fshatin Dishat, Konispol, (i sëmurë mendor), pasi në fshatin Vërvë, Konispol, para banesës, ka kanosur me shkop shtetasin A.SH, vjeç 38, banues në Vërvë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin SH.A, vjeç 51, banues në fshatin Mashkullorë, topograf në Prefekturën e Qarkut Gjirokastër dhe për Nënkryetarin e Bashkisë, shtetasin A.L 45 vjeç banues në Gjirokastër, pasi në ambientet e Bashkisë Gjirokastër, pas një debati, shtetasi Sh.A, ka goditur për shkak të detyrës, me kokë shtetasin A.L, i cili më pas e ka goditur me sende të forta, të dy kanë marrë dëmtime të lehta në fytyrë. Nenet 237 dhe 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasen J.K, vjeç 38, banuese në Krujë,  pasi ka kanosur dhe fyer nëpërmjet rrjetit social kunatën, shtetasen F.K, vjeç 37, banuese në Tepelenë. Nenet 84 e 119/b të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 02.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.G, vjeç 50, banuese në Shkodër, pasi bashkëshorti, shtetasi A.G, vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.05.2018, gjatë natës, në lagjen “Skenderbeg”, pranë banesës, shtetasit M.P, vjeç 28, i kanë vjedhur mjetin tip “Lifan” pa targë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin I.B, vjeç 56, banues në fshatin Juban,  pasi në Juban, u kap duke kryer punime për rrethimin e oborrit të banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 02.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 48, banues në Valias, Kamzë, pasi në rrugën e “Kombit”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford” ka humbur kontrollin dhe është përplasur me trafikndarësen, ku ka vetëm dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Dibër, për shtetasin RR.L, vjeç 74, banues në fshatin Zall- Reç, pasi në fshatin Zall-Reç, ka kanosur me armë gjahu, të cilën e mbante me leje, shtetasin M.T vjeç 50, banues në Zall-Reç. Neni 84 i Kodit Penal

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 02.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.I, vjeç 38, banues në Laç, pasi në K.K.M Rinas, gjatë kontrollit në vijë të dytë, ka kundërshtuar me dhunë në kryerjen e detyrës, punonjësen e policisë, të cilën e ka shtyrë dhe goditur. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.N vjeç 23, banues në Bulqizë, kthyer deportiv nga Italia, pasi më datë 23.03.2018, në afërsi të S.P.K.M Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin P.P, vjeç 21, banues në Kukës, kthyer deportiv nga Anglia, pasi më datë 06.04.2018, në afërsi të S.P.K.M Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M.A, vjeç 24, banues në Vau i Dejës, kthyer pasi më datë 17.02.2018, në afërsi të S.P.K.M Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës  Parë Tiranë, për shtetasin G.R, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në PKK Rinas, iu gjet e sekuestrua me cilësinë e provës materiale, një pasaportë në emër të shtetasit G.R, vjeç 27, të cilën po e përdorte duke shfrytëzuar ngjashmërinë. Neni 189 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 02.05.2018, në afërsi të fshatit Kakavijë, u kapën 12 shtetas sirianë, imigrant të paligjshëm. Në përfundim të proceduarave të gjithë shtetasit  kërkuan Azil në RSH dhe u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin K.A, vjeç 21, banues në Shkodër, kthyer deportiv nga Mali i Zi, pasi më datë 24.04.2018, në afërsi të fshatit Hot, Malësi e Madhe, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin B.K, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi më datë 26.04.2018, në afërsi të S.P.K.M Hani Hotit, ka kaluar kufirin shtetëror, në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Morinë, Kukës.
Policia Kufitare arreston një shtetas kosovar, i shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Arrestimi provizor u bë me qëllim ekstradimin e tij në shtetin Gjerman.
Specialistët e Policisë Kufitare bënë arrestimin provizor me qëllim ekstradimin e shtetasit kosovar të shpallur në kërkim ndërkombëtar, konkretisht;
K.R 28 vjeç, banues në Vushtri, Kosovë.
Ky shtetas u kap në hyrje të P.K.K Morinë, ku gjatë përpunimit të dokumentacionit, rezultoi person në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden/Gjermani.
Ndaj këtij shtetasi, Gjykata e Trier/Gjermani, me vendim Nr. 35a Gs 594/18, datë 16.02.2018,  ka lëshuar Urdhrin e kërkimit Ndërkombëtar,  për veprën penale “Shkelje e ligjit të drogave”,  parashikuar nga nenet e Kodit Penal Gjerman.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2