Dibër - Nis hetimi pasuror për një shtetas, i sekuestrohet një automjet me një vlerë rreth 20.000 Euro

DibërDiber 3 maj 2018 1

Ka nisur hetimi pasuror në ngarkim të shtetasit F.Z., i cili është kapur në datën 25.04.2018, nga Policia e Dibrës, për llogari të shtetit italian

I sekuestrohet një automjet me një vlerë rreth 20.000 Euro

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, në vijim të punës për identifikimin dhe sekuestrimin e pasurive të vendosura si rezultat i veprimtarive kriminale, ka nisur procedimi pasuror në ngarkim të shtetasit:

F.Z., 24 vjeç, banues në Maqellarë-Dibër, i cili është kapur në datën 25.04.2018, nga forcat e Drejtorisë së Policisë Dibër, për llogari të shtetit italian, i dënuar me 6 vjet burg, për veprën penale "Shfrytëzim prostitucioni".

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve, ka sekuestruar automjetin tip “Mercedez Benz - CLS”, që kap vlerën rreth 20.000 Euro, në pronësi të shtetasit F.Z., ku dyshohet se kjo pasuri ka ardhur si rezultat i veprimtarive kriminale, të kryera nga shtetasi i lartpërmendur.

Vijon hetimi pasuror për të gjitha pasuritë që ka, ky shtetas ose që mund t'i ketë fshehur.

Materialet proceduriale do t'i referohen Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprën penale “Pastrim produktesh të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Diber 3 maj 2018 1

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2