Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 04 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new

Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike
Më datë 24.04.2018, shtetasi F.D vjeç 31, kallëzon se persona të panjohur, i kanë hapur një profil në rrjetin social, në emër të tij. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë. Neni 186/a të Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.B, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka trafikuar mjetin tip “Benz”. Punohet për gjetjen dhe bllokimin e mjetit. Neni 141/a të Kodit Penal.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen M.SH, vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka lëshuar një prokurë të posaçme në kundërshtim me ligjin për noterinë. Neni 248 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetaset L.B dhe N.U, vjeç 43 e 57, banuese në Tiranë bazuar në nenet 143/2 dhe 248 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 03.05.2018, shtetasi A.GJ, vjeç 58, banues në Tiranë, shitës karburanti, kallëzon se më datë 30.04.2018, në pikën e karburantit të një kompanie private, shoferi i mjetit tip “BMV”, i ka dhënë një kartëmonedhë 100 dollarë, e dyshuar e falsifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 183 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 03.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.A, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Barikadave”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, ka aksidentuar shtetasin XH.M, vjeç 68, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Neni 290 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Q.K, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha”. Neni 291 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Ç, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen C.N, vjeç 91, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Neni 290/2 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 29,  banues në Tiranë, pasi në Vaqarr, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 të Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u arrestua në flagrance shtetasi A.SH vjeç 36, banues në Tiranë, pasi më datë 03.05.2018, në rrugën e Rinasit, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetet tip “Golf”, me drejtues E.T vjeç 46, banues në Tiranë dhe me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtuese E.A, vjeç 28, banues në Tiranë, për pasojë, janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve E.T dhe E.A të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasit H.H dhe L.XH, vjeç 29 e 19, banues në Durrës, pasi në rrugën “Adria”, tek kryqëzimi “Bare Italias”, duke drejtuar mjetet tip ”Benz”, janë përplasur dhe për pasojë, është aksidentuar drejtuesi L.XH dhe pasagjerja A.M, vjeç 24, banuese në Durrës, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë  03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin F.B, vjeç 25, banues në Elbasan, pasi në fshatin Shelcan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me autobusin tip “TOYL” me drejtues shtetasin A.P, vjeç 51, banues në fshatin Shelcan, për pasojë është aksidentuar drejtuesi  i autobusit, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për shtetasin S.N, vjeç 30, banues në Korçë, punonjës i një kompanie telefonike private në Korçë, pasi më datë 24.07.2007, duke qenë i punësuar në këtë kompani, ka falsifikuar dokumentet për blerjen e  dy numrave me kontratë në emër të shtetasit P.B, vjeç 46, banues në Buçimas, Pogradec, duke e bërë debitor. Neni 186/3 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për shtetasin L.L, vjeç 50, banues në Korçë, për veprën penale bazuar në nenin 143 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Sektori për trafiqet e narkotikët
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për  shtetasin D.K, vjeç 40, banues në Elbasan, pasi mjeti tip “Benz” të cilin ja ka shitur shtetasit I.O, rezulton i vjedhur. Me cilësinë e provës materiale u bllokua targa e mjetit dhe dokumentacioni. Neni 141/a të Kodit Penal

Seksioni për narkotikët
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin F.K, vjeç 18, banues në fshatin Grabian Divjakë, Lushnjë, pasi në Grabian, në banesë, është konfliktuar me babain e tij, L.K, vjeç 46 dhe nga kontrolli në banesë, iu gjetën  e bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 130/a të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier, për shtetasin N.A, vjeç 21, banues në fshatin Luar, Roskovec, pasi në lagjen nr.2, Roskovec, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 286 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Në vijim të informacionit, që bënë fjalë për gjetjen e 45 kg lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa, më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.R, vjeç 37 banues në Vlorë. Punohet për kapjen e tij. Neni 283/1 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin GJ.SH, vjeç 48, banues në Vlorë, pasi duke shpërdoruar detyrën, ka mashtruar, për një pagesë, me një Akt–Marrëveshje të përpiluar nga ana e tij në vitin 2017. Nenet 143 dhe 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasit O.M dhe N.G, vjeç 69 49, banues në Mamurras Kurbin e Lezhë, bazuar në nenet 248 e 25 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.D, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Shahin Toci”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.S, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Shahin Toci”, iu gjet e bllokuan cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, duke punuar, është dëmtuar shtetasi SH.T vjeç 43, punonjës i një firme private i cili pasi mori mjekim në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Në vijim të raportit ditor që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases B.Ç, më datë 03.05.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve e cili deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 03.05.2018, shtetasi Y.U, vjeç 64, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Jordan Misja”, në banesë, ka konstatuar se i mungonin 3 vazo lulesh, pasi kishte harruar derën hapur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, ka ardhur njoftimi nga Komisariati Dixhital, për ndërtim pa leje në rrugën “Hamdi Shijaku”.
Nga ana jonë u kryen verifikimet dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasin GJ.GJ, vjeç 27, banues në Tiranë.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin L.K, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mine Peza“, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin J.V, vjeç 68, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes SH.SH, vjeç 68, të cilës iu plotësua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasen F.D, vjeç 44, banues Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë ndaj vajzës së mitur vjeç 8, e cila jeton me mamanë e saj.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin K.K, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Barrikadave”, duke drejtuar mjetin tip “Jeep”, ka përplasur në pjesën e parakolpit mjetin tip “Smart”, në pronësi të shtetasit D.P, vjeç 34, banues në Tiranë, i cili më pas është larguar nga ngjarjes. Neni 273 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, gjatë natës, në rrugën ”Panorama”, kanë vjedhur një vetratë (derë) material duralumini, në pronësi të shtetasit A.A, vjeç 56, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, shtetasi N.Ç, vjeç 22, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën ”Don Bosko”, kanë vjedhur gomat e mjetit tip “Volksvagen”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.G vjeç 35, banues në Tiranë, pasi më datë 02.05.20018, në rrugën “Myslym Keta”, në banesë, u kap duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin K.D, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi vëllai K.D, vjeç 35, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin K.D, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi vëllai K.D, vjeç 49, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin sirian azilant, A.M vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në Babrru,  tek Qendra e Azil Kërkuesve, ka goditur me grusht, shtetasin I.S, vjeç 20, banues në Tiranë. Neni 89 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, shtetasi H.SH, vjeç 66, banues në Tiranë, kallëzon se është larguar nga banesa dhe kur është kthyer në banesë, ka konstatuar të dëmtuar matësin e energjisë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 03.05.2018, në rrugën “Llambi Bonata”, është gjetur i shtrirë, shtetasi B.H, vjeç 74, banues në Tiranë, i cili ka vdekur gjatë rrugës për në spital. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Në vijim të raportit ditor, që bënë fjalë për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”, më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 90 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.R, vjeç 44, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti N.R, vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 03.05.2018,  gjatë natës, në lagjen nr. 13, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit G.B vjeç 36, ku kanë marrë një sasi paketa cigaresh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit K.A, vjeç 31, ku kanë marrë një sasi paketa cigaresh.Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit I.H, vjeç 26, banues në Durrës, pasi më datë 29.04.2018, në lagjen 12, ka vjedhur banesën e shtetasit S.D vjeç 22 banues në Durrës, ku ka marrë mallra e materiale me vlerë. Neni 134 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Krujë, për shtetasit G.G, P.G vjeç 55 e 48, banues në fshatin Bupq, pasi në Bupq, kanë pushtuar  tokë, në pronësi të shtetasit H.A vjeç 61, banues në Bupq. Neni 200 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim I.K  vjeç 34, banues në Zall Bastar, Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Dhuna në familje. Neni 130/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 03.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen A.SH, vjeç 44, pasi  ish bashkëshorti, shtetasi I.A,  vjeç 48, banuese në Elbasan, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin E.S, vjeç 28, banues në fshatin Orenjë, pasi në banesë, ka kanosur babanë, shtetasin A.S vjeç 53. Neni 130/a të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, në fshatin Qukës Prrenjas, është vjedhur banesa e shtetases F.B, vjeç 46, ku kanë marrë disa  sende personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin DH.RR, vjeç 62, banues në fshatin Mirakë, pasi në Mirakë, në gjendje të dehur, ka kanosur  me sopatë, shtetasin B.RR, vjeç 30 , banues në Mirakë. Neni 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 02.05.2018,  në lagjen nr.4, në banesë, ka vdekur shtetasi V.L, vjeç 69 banues në Korçë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për vlerësim .

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për shtetasin D.D, vjeç 31, banues në Korçë, pasi me anë të telefonit, ka shqetësuar shtetasen F.H vjeç 27 banuese në Korçë. Neni 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 03.05.2018, gjatë natës, në fshatin Vloçisht, në oborrin e  banesës, shtetasit XH.M, vjeç 64, i kanë vjedhur një koshere me bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.

Në vijim të raportit ditor, që bënë fjalë për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje” e kryer në bashkëpunim, më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për shtetasin A.P vjeç 27, banues në fshatin Podgorie. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.P, vjeç 27, banues në Podgorie Maliq, pasi në Podgorie, në lokalin e marrë me qera prej tij, u konstatua dhe u bllokuan në cilësinë e proves materiale, dy kompjutera që shërbenin për lojra fati, aktivitet i ushtruar pa dokumentacionin përkatës. Neni 197 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për shtetasin E.B, vjeç 19, banues në Korçë, pasi me anë të telefonit, ka shqetësuar, shtetasin N.Ç, vjeç 32, banues në fshatin Sul. Neni 275 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë, për shtetasin A.D, vjeç 41, banues në fshatin Cangonj, pasi në Cangonj, në magazinë u kap duke bërë punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal.

Devoll
Informacion paraprak.
Më datë 03.05.2018, rreth orës 19:30, jemi njoftuar se në një lokal në Bilisht, shtetasi A.O, rreth 50 vjeç, pas një konflikti për motive të dobëta, ka plagosur me armë zjarri shtetasin E.C. rreth 45 vjeç, të dy banues në Bilisht.
Ky i fundit aktualisht po merr mjekim në Spitalin e Korçës, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
Forcat e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe kapjen e tij.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pogradec,  për shtetasin XH.L, vjeç 22, banues në Pogradec pasi më datë 02.05.2018, në lagjen nr.1, në lokal ka goditur me sende të forta shtetasin A.Ç, vjeç 23, banues në Buçimas, Pogradec. Neni 89 të Kodit Penal.

Pogradec
Më datë 03.05.2018, specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve:
S.L, 25 vjeç, banues në Verdovë-Pogradec.
Pasi në lagjen nr 1, ky shtetas u kap duke drejtuar mjetin motorr tip “Lifan”, pa leje drejtimi.
M.XH, 20 vjeç, banues në Blacë-Pogradec.
Pasi në lagjen nr 1, ky shtetas u kap duke drejtuar një mjet motorr tip “Skygo”, pa targa pa leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pogradec, për shtetasin A.B, vjeç 66, banues në Buçimas, pasi në Buçimas, në oborrin e banesës, ka ndërtuar një tendë me material druri pa leje. Neni 199/a të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë  Korçë, për shtetasin TH.K, vjeç 60, banues në  Ersekë, pasi në qytet, në lokal u kap duke ushtuar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës materiale ju bllokuan 5 kompjuterë dhe një printer. Neni 197 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, shtetasi B.SH, vjeç 43, banues në Yzberisht Tiranë, kallëzon se tek “Qafa e Qarrit”, i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Korçë. Neni 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Berat, për shtetasin A.A, vjeç 67 banues në  Berat, pasi në  lagjen “Çlirim”, u kap duke ndërtuar çatinë e banesës tij, pa leje ndërtimi. Neni 199/a i  Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Berat, për shtetasen V.ZH, vjeç 44, banues në  Berat, pasi dyshohet për vjedhjen e disa orendive shtëpiake dhe materiale skrapi në banesën e shtetasit Q.SH vjeç 62, banues në Berat. Neni 134/1 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 03.05.2018, gjatë natës, në fshatin Kakruk, shtetasit I.H, vjeç 58, banues në Kakruk, i kanë prerë 77 rrënjë hardhi 10 vjeçare. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Berat. Neni 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për shtetasin A.K, vjeç 48, banues në Lushnjë, pasi në fshatin Mbrostar, me vetëgjyqësi, i ka bllokuar rrugën, shtetasit G.B, vjeç 31, banues në fshatin Mbrostar, Fier. Neni 277 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, në fshatin Karbunar e Sipërme, shtetasi V.N vjeç 83, banues në Stan Karbunar, kallëzon se është goditur me sende të forta nga shtetasi, DH.M, vjeç 80, banues në Tiranë. Materialet u u referuan  në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 03.05.2018, shtetases së mitur A.B vjeç 12 i kanë vjedhur një aparat celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin H.M, vjeç 49, banues në Vlorë, pasi më datë 30.04.2018, ka kanosur me fjalë, shtetasen A.L 48, banuese në Vlorë. Neni 84 të Kodit Penal.

Më datë 01.05.2018, shtetasi V.K, vjeç 65, banues në fshatin Dukat, Orikum, kallëzon se në Orikum, në banesë i kanë vjedhur 150 kg mjaltë dhe një shumë lekësh. Punohet per identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 02.05.2018, në lagjen “Hajro Çakërri”, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar se mungonin dy matës elektrik, në pronësi të shtetasve M.B dhe K.L, vjeç 80 e 76, banues në Vlorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për vlerësim.  

Më datë 02.03.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për ngjarje aksidentale”, pasi në lagjen “Isa Boletini”, si pasojë e një defekti teknik është djegur mjeti tip “Ford”, i shtetasit A.H, vjeç 45, banues në Vlorë.

Më datë 03.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen XH.H, vjeç 24, pasi bashkëshorti, shtetasi B.H, vjeç 27, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.GJ, vjeç 35, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Osman Haxhiu”, ka pushtuar tokën e shtetases F.B vjeç 66, banuese në Vlorë. Neni 200 të Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 03.05.2018, në lagjen “24 Maji”, në vendin e quajtur “Posta e Çoles”, është djegur pjesërisht në pjesën e përparme, automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit E.M, vjeç 33, banues në Fier. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ardhur si pasojë e një defekti teknik. Materialet u referuan për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Sarandë
Sarandë
Dhunon bashkëshorten fizikisht dhe psikologjikisht në mënyrë të përsëritur, arrestohet nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
A.Sh., 56 vjeç, banues në Çukë, Sarandë.
U krye arrestimi i këtij shtetasi pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij, shtetases D.Sh., 47 vjeçe, e cila është me Urdhër Mbrojtje nga Gjykata e Shkallës së Parë Sarandë.
Shtetasi rezulton i proceduar më parë për veprën penale të “Dhunës në familje”.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale “ Dhuna në familje” dhe “Shkelje e urdhërit të mbrojtjes” parashikuar nga nenet 130/a dhe 321/2 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin LL.N, vjeç 64, banues fshatin Finiq, pasi në fshatin Çlirim, duke drejtuar pa leje drejtimi motomjetin tip “Piaggio”, pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin A.Ç, vjeç 48, banues në fshatin Lazarat, pasi në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur, shtetasen L.M, vjeç 32. Neni 121/a/1 të Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 02.05.2018, në lagjen nr.1, Memaliaj, në banesën e shtetasit  L.K vjeç 87 banues në Memaliaj, dy persona ende të paidentifikuar janë futur brenda në banesë, kanë marrë çantën e shtetases V.D, vjeç 56 ku kanë marrë një shumë parash dhe dokumente të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër. Neni 134/2  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 02.05.2018, gjatë ditës, në Gëziq, Mirditë, në afërsi të rrugës së Kombit, shtetasit GJ.N, vjeç 43 i kanë vjedhur 2 krerë lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Shkodër
Informacion paraprak
Më datë 03.05.2018, në lagjen “Vasil Shanto”, shtetasi A.H 53 vjeç, dyshohet se nga dritarja e banesës së tij, në katin e pestë, është hedhur, si rezultat  ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për vlerësim.
Informacion Paraprak
Më datë 03.05.2018, në orën 12:55, në ujrat e Lumit Kir Shkodër, jemi njoftuar se është gjetur i mbytur një shtetas i moshës 52 vjeç.  Menjëhere kanë shkuar shërbimet e policisë ku dhe kanë bërë identifikimin e personit ku ka rezultuar të jetë shtetasi D. Sh. 52 vjeç, banues në lagjen Dobraç, Shkodër, me detyrë punonjës Policie. Punohet me grup hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit Q.Z, A.Z dhe K.Z, vjeç 66, 39 dhe 36, banues në fshatin Dohoshisht, të afërm me njëri tjetrin, pasi në Dohoshisht, në vendin e quajtur ”Ravna”, për motive pronësie, janë konfliktuar ndërmjet tyre. Neni 130/a /1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Informacion paraprak
Në minierën e kromit në Martanesh, Bulqizë, gjatë punës është aksidentuar shtetasi  B.P, 48 vjeç, banues në Burrel, (vagonist në galeri).
I dëmtuari është transportuar me helikopter drej Tiranës për ndihmë më të specializuar.
Grupi hetimor po kryen hetimet në vendngjarje dhe po punohet për zbardhjen dhe shkaqet e kësaj ngjarje.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 03.05.2018, në fshatin Rreth Baz, në banesë,nga pakujdesia ka rënë nën tensionin e energjisë elektrike dhe ka gjetur vdekjen, shtetasi L.B, vjeç 33. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, si ngjarje aksidentale.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Mat, për shtetasit I.Ç, E.B dhe K.LL, vjeç 43, 20 e 19, banues në fshatin Kurdari e Suç, pasi në Suç, I.Ç ka goditur me mjete të forta, duke e plagosur lehtë, E.B dhe ky i fundit në bashkëpunim me K.LL, kanë goditur me grusht, shtetasit F.Ç dhe S.Ç, vjeç 17 e 17. Nenet 89, 90 e 25 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 03.05.2018, pranë DVKM Tiranë janë dorëzuar 5 shtetas të huaj, me shtetësi Siriane dhe Jemeni. Nga intervistimi ka rezultuar se kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë nga kufiri i gjelbër në Kakavijë. Në përfundim të procedurave të gjithë kanë kërkuar Azil në RSH dhe u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 03.05.2018, në P K K Rinas, nga Interpol Tirana, u ekstradua nga Greqia dhe iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shtetësia në kërkim ndërkombëtar, A.Z, vjeç 49 banuese në Berat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/2 të Kodit Penal.
 
 Më datë 03.05.2018, në P K K Rinas, nga Interpol Tirana, u ekstradua nga Greqia dhe iu dorzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, P.RR, vjeç 45, banues në Berat, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Berat, e ka dënuar me një vit burg, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/4 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, në PKK Rinas, u kap  shtetasi në kërkim I.M vjeç 24, banues në Krujë, pasi Gjykata Shkallës së Parë Krujë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale "Vjedhja me dhunë" dhe "Vjedhja”, të kryera në bashkëpunim. Nenet 139/2 e 134/2 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 03.05.2018, shërbimet e S P K Kakavijë, në afërsi të fshatit Kakavijë, kanë kapur 20 shtetas të huaj, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme, banues në Siri. Në përfundim të kryerjes procedurave, kërkuan azil dhe u dërguan në QKPA Babrru Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 03.05.2018 shërbimet e stacionit të policisë kufitare e migracionit Hani i Hotit, tek “Varri i Ushtarit”, kapën shtetasin A.T, vjeç 33, banues Turqi (kurd), i cili ka hyrë në Shqipëri, më datë 15.04.2018, në afërsi të S P K Kakavi Gjirokastër në mënyrë të paligjëshme. Në përfundim të kryerjes së procedurave u dërguan në Q K P A Babrru Tiranë.

Më datë 03.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.RR, vjeç 23, banues në fshatin Dejë, Vau Dejës, pasi në P K K Muriqan, nga kontrolli në mjetin tip “Benz” iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 të Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2