Elbasan, u referuan materialet hetimore për një shtetase, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor".

Elbasanelbasan 4 maj

Më datë 04.05.2018, rreth orës 20:30, në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera nga grupi hetimor, u referuan materialet hetimore në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprën penale "Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor", në ngarkim të shtetases Ll. B, 37 vjeçe, banuese në lagjen "Shënkoll", Elbasan, pasi:

Kjo shtetase rreth orës 16:15, në rrugën "Zogu i Parë" Elbasan, duke drejtuar mjetin tip "Renault", ka aksidentuar këmbësorin shtetasin I.K, 69 vjeç, banues në lagjen "Kala" Elbasan, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Në momentin e ndodhjes së aksidentit, kanë ndaluar për t'i ndihmë qytetarit të plagosur, drejtues mjetesh dhe këmbësorë të rastit.

 

 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2