Gramsh, gjenden në një gropë gëlqereje, 18 armë zjarri si dhe 80 kaseta me fishekë.

Gramshgramsh 5 maj 1

Gjenden në një gropë gëlqereje , 18 armë zjarri të ndryshkura, si dhe 80 kaseta me fishekë të dëmtuara nga lagështia.

Shtetasi B.K,62 vjeç, banues në lagjen “Sporti” Gramsh,  ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh, se duke pastruar gropën e gëlqeres në ish – Gadrën e qytetit Gramshit, pronë e tij, ka ka konstatuar disa kaseta me fishekë.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje si dhe ka njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë.

Me  ndihmën e forcave xheniere të ushtrisë u bë pastrimi i gropës, ku u gjetën dhe u sekuestruan nga grupi hetimor:
 
18 armë zjarri pushkë model 56, kalibër 7.62 mm, të ndryshkura,

80 copë kaseta me fishekë model 56, kalibër 7.62 mm,të dëmtuara nga lagështia.

Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

 

 

 

gramsh 5 maj 2

gramsh 5 maj 3

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2