Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 05 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin N.N, vjeç 48, pasi me anë të mashtrimit, për ta pajisur me vizë amerikane, i ka marrë një sasi dollarësh shtetases S.R, vjeç 26, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.P, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Thoma Koxha”, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Volksvagen”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë, për të ndaluar. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.L, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me motorin tip “Yamaha” të drejtuar nga shtetasi A.K, vjeç 34, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar A.K, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen A.O, vjeç 46, banuese në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” është përplasur me motorin tip “Yamaha”, të drejtuar nga shtetasi G.J, vjeç 29, banues në Poloni, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur R.M, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi në Kamzë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volkwagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, në Kamzë, një mjet i paidentifikuar, ka goditur motorin tip “Lifan” të drejtuar nga shtetasi D.P, vjeç 24, banues në Tiranë dhe është larguar, nga vendi i ngjarjes, ku për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital në gjendje të rëndë drejtuesi i motorit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.S, vjeç 66, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dedë Gjo Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.D vjeç 23, banues në Durrës, pasi në rrugën “Dedë Gjo Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Porsche”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.O vjeç 27, banues në Tiranë, pasi rrugën “Dedë Gjo Luli”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi’’. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim kombëtar:
      T.V 50 vjeç, banues në Maqedoni.
Në ngarkim të shtetasit të mësipërm Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë e ka  dënuar me 6 vite e 8 muaj burg për  veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 283/a/2 të Kodit Penal.
Shtetasi T.V është kapur në Morinë dhe më pas i është dorëzuar Specialistëve për Hetimin e Narkotikëve në DVP Durrës për veprime të mëtejshme procedurale.
Materialet i  kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme.

Seksioni kundër korrupsionit
Specialistët e Seksionit Kundër Korrupsionit në Drejrorinë Vendore të Policisë Durrës në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës  pas një hetimi 3-mujor me metoda speciale kanë bërë të mundur ndalimin e shtetasit:
L.Ç 43 vjeç,  banues në Tiranë, me precedentë penale të mëparshëm për të njëjtën vepër penale.
Nga hetimet e kryera  ka rezultuar se shtetasi L.Ç i ka marrë një shumë prej 300.000 lekë(të reja) shtetasit me iniciale K.SH. me qëllim për ta punësuar pranë një Institucioni Shtetëror në Durrës.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale"Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike"parashikuar në nenin 245/1 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë  04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasen LL.B, vjeç 37, banuese në Elbasan, pasi në rrugën “Zogu i Parë”, duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar shtetasin I.K, vjeç 69, banues në Elbasan, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori për hetimin e krimeve të rënda
Më datë 04.05.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.O, vjeç 51, banues në Bilisht, pasi më datë 03.05.2018, në Bilisht, ka plagosur me pistoletë, shtetasin E.Ç, vjeç 40, banues në Bilisht, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Me cilësinë e provës materiale, u bllokua një gëzhojë kalibri 8 mm. Punohet për kapjen e A.O. Nenet 76 e 22 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 03.05.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimin Ekonomik dhe Financiar
u bë ndalimi i  shtetases të shpallur në kërkim:
A.Z, 48 vjeçe, banuese në lagjen Emin Matraxhiu, Elbasan.

Ndalimi i shtetases së lartpërmendur u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Berat, me vendimin Nr.52, datë 08.12.2014, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” si autore e dyshuar për veprën penale, "Vjedhje me anë të mashtrimit", parashikuar nga neni  143/2 i Kodit Penal.
Kjo shtetase u kap nga autoritetet e Athinës dhe e ekstradua në vendin tonë.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin S.Q, vjeç 59, banues në Tiranë, administrator i një subjekti  privat, pasi në aksin rrugor Poliçan-Berat, në fshatin Fushë Peshtan, u kap kamioni tip “Man”, duke transportuar gurë dekorativ me dokumente fiktive dhe i pa siguruar punëtori, shtetasi S.M vjeç 34  banues në Fushë Peshtan. Nenet 180 e 170/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Lushnjë, për shtetasin A.S, vjeç 39, banues në Lushnjë, pasi për tu pajisur me pasaportë dhe kartë identiteti, ka aplikuar me dokumente të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Fier, për shtetasin A.XH, vjeç 54, banues në Fier, pasi ka falsifikuar dokumentacionin për hipotekimin e një banese e cila ka qenë në pronësi të babait, të cilën ja ka shitur shtetasit P.S, vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më date 04.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.B, vjeç 25, banues në fshatin Zharrëz, pasi në aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Rrepet”, duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin O.T, vjeç 27, banues në fshatin Zhupan, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasit O.G, B.M dhe A.H, vjeç 36, 38 e 56, banues në Vlorë, pasi më datë 01.05.2018, gjatë një emisioni investigativ, janë transmetuar me pamje filmike, ushtrim dhune ndaj fëmijëve të mitur nga personeli. Neni 248 i Kodit Penal.
    
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasit D.Z e D.Ç vjeç 45 e 43, banues në Domje e Valias, Tiranë, pasi në rrugor Lezhë-Milot, duke drejtuar mjetet tip “Benz” dhe “Misubish” janë përplasur midis tyre, për pasojë janë aksidentuar pasagjerët e mjetit “Misubish”, shtetasit GJ.K dhe N.M, vjeç 45 e 56, banues në Pukë e Lezhë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.S vjeç 19, banues Shkodër, pasi më datë 04.05.2018, në banesë iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 4.8 gr. lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin A.R, vjeç 31, banues në Sarandë, pasi nga verifikimi në sistem mjeti tip “Smart” rezulton i vjedhur. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, për shtetasin K.K vjeç 25, banues në Librazhd, pasi nga verifikimi në sistem mjeti tip “Benz”, rezulton i vjedhur. Neni 141/a i Kodit Penal.

Sarandë
Strukturat Policore për Hetimin e Narkotikëve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë kryer arrestimin e shtetasit :
A.S 51 vjeç, banues në Çlirim, Sarandë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan 34 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprën penale ''Prodhim dhe shitja e narkotikëve'', parashikuar nga neni 283 të Kodit Penal.

 DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi nga kontrolli fizik iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.N, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, duke drejtuar motorin tip “Skuter”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit, për të ndaluar. Punohet për kapjen e K.N. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.K, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Agush Gjergjevica”, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B.H, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi më datë 04.05.2018, tek Kodrat e Liqenit, nga kontrolli fizik iu gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.J, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi gjatë natës, në rrugën “Ismail Qemali”, u konstatua se luhej loja e “Pokerit” pa leje. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.SH, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi prej dy muajsh përndjek shtetasen E.SH, vjeç 22. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, në bulevardin ‘‘Bajram Curri”, për shkak të amortizimit është një rrëzuar një shtyllë metalike e ndriçimit të rrugës, për pasojë ka dëmtuar mjetin tip “Benz’’ të shtetasit S.S, vjeç 31, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.M, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Asim Vokshi”, nga kontrolli fizik iu gjetën  e bllokuan 4 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zogu i Parë”, ka kundërshtuar punonjësin e një SH.R.S.F private, shtetasin L.M, vjeç 55, banues në Tiranë. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, gjatë natës, në rrugën e “Barrikadave”, kanë vjedhur në banesën e shtetasit E.K, vjeç 46, ku kanë marrë 1 telefon dhe  një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin XH.B, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tercilio Kardinali”, në oborrin e banesës, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.H, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, në një agjenci të marrjes së mjeteve me qera, të shtetasit I.O, vjeç 42, banues në Tiranë, nëpërmjet mashtrimit, ka marrë mjetin tip “Toyota” dhe nuk e ka kthyer. Punohet për kapjen e tij. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.O, vjeç 29, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi, shtetasi T.N, vjeç 35, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.XH vjeç 39, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti, shtetasi M.V 38, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.05.2018, shtetësia E.B, vjeç 25, banuese në Tiranë, kallëzon se në maternitetit në sallën e pritjes, në karrige ka harruar portofolin me një shumë lekësh dhe disa dokumente personale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin T.N, vjeç 35, banues në Tiranë,  me masë sigurie “Arrest shtëpie”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi me anë të telefonit ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëjetueses, shtetases E.O vjeç 29, banuese në Tiranë. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi më datë 04.03.2018, ka marrë me qira mjetin tip “Benz” me të cilin është përfshirë në një aksident dhe nuk ka shlyer detyrimin ndaj administratores së agjencisë, shtetases A.B, vjeç 24, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, gjatë natës, në rrugën e “Shkodrës”, para banesës, shtetases A.B, vjeç 33, i kanë vjedhur motorin tip “Yamaha”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, shtetasi P.XH vjeç 42, banues në Tiranë, kallëzon se gjatë ditës, në rrugën “Gjergj Legisi’’, i kanë vjedhur mjetin tip ‘’Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet  u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.G, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në fshatin Tujan, ka goditur me grusht, shtetasit I.T dhe Z.T, vjeç 41 e 65 banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim F.K vjeç 25, banues në fshatin Zall Bastar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Neni 284/2 i Kodit Penal.   

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin O.L, vjeç 30, banues në Tiranë, inxhinier ndërtimi, pasi në Kinostudio, duke punuar në godinën në ndërtim, është aksidentuar punonjësi, shtetasi S.GJ vjeç 36, banues në Kamzë, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 289 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin K.H vjeç 57, banues në Tiranë, pasi në rrugën “4 Dëshmorët”, në lokal, ju bllokuan me cilësinë e provës materiale disa pajisje elektronike. Neni 197 i Kodit Penal.

 Më datë 04.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.Z, vjeç 23, pasi bashkëshorti, shtetasi N.Z, vjeç 24, ka ushtruar psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.L vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Njazi Meka”, nga kontrolli fizik iu gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,  për shtetasin H.S vjeç 60, banues në Kamzë, pasi në rrugën “Manhatan”, në banesë, ka ndërtuar një objekt pa leje. Punohet për kapjen e H.S. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprat penale “Kanosja”, “Dëmtime të tjera me dashje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin V.K, vjeç 34, banues në Sarandë. Punohet për kapjen e V.K. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 03.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur D.M, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kol Koçi”, nga kontrolli fizik, iu gjet e bllokua 1 pistoletë e dyshuar si armë zjarri, pistoletë. Neni 278/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, gjatë natës, në rrugën “Besim Alla”, në mjetin tip “Volksvagen Caddy” shtetasit E.K vjeç 26, banues në fshatin Bërxullë, i kanë vjedhur 155 kg. djath të bardhë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018 në Komisariat është paraqitur, shtetësia A.K, vjeç 27 banuese në Tiranë, e shpallur në kërkim më datë 14.12.2012, për largim nga banesa, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin R.SH, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi pranë Sheshit Shqiponja, në autobusin e linjës Tiranë e Re, i ka vjedhur një sasi lekësh shtetasit F.H., vjeç 55, banues në Sukth, Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 04.05.2018, shtetasi U.T, vjeç 56, banues në fshatin Bërxull, elektriçist, kallëzon se gjatë natës, në fshatin Ndërmjetës, i kanë vjedhur transformatorin e energjisë elektrike 100 KVA. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases K.H, më datë 04.05.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.GJ, vjeç 19, pasi në banesë, ka dhunuar fizikisht duke e goditur me mjet prerës, vëllanë, shtetasin K.GJ, vjeç 38. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin M.M, vjeç 62, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 15, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 30, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 8, ka kanosur me mjete të forta, shtetasin S.S, vjeç 26, banues në Durrës. Neni 84 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 04.05.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç, vjeç 23, banues në Fushë Krujë, pasi në Fushë Krujë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Honda” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.D, vjeç 52, banues në Kukës, pasi më datë 04.05.2018, në fshatin Larushk, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasen (këmbësore) B.D, vjeç 36, banues në fshatin Larushk. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë, për largimin nga banesa të shtetases S.Ç me fëmijën e mitur, M.Ç, më datë 04.05.2018 , u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaroi se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin A.B, vjeç 47, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Liugj Gurakuqi”, shtetases D.D, vjeç 34 banues në Elbasan, i ka marrë dyqanin me qera dhe nuk ja lëshon, me pretendimin se ka bërë investime. Neni 277 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 03.05.2018, në lagjen “Holta”, shtetasit A.Ç, vjeç 29, banues në fshatin Cëruj, i kanë vjedhur mjetin tip “Land Rover”, i cili u gjet i braktisur dhe i përplasur me një shtyllë elektrike në qytet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Gramsh
Gjenden në një gropë gëlqereje , 18 armë zjarri të ndryshkura, si dhe 80 kaseta me fishekë të dëmtuara nga lagështia.
Shtetasi B.K,62 vjeç, banues në lagjen “Sporti” Gramsh,  ka njoftuar Sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh, se duke pastruar gropën e gëlqeres në ish – Gadrën e qytetit Gramshit, pronë e tij, ka ka konstatuar disa kaseta me fishekë.
Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje si dhe ka njoftuar forcat xheniere të Ushtrisë.
Me  ndihmën e forcave xheniere të ushtrisë u bë pastrimi i gropës, ku u gjetën dhe u sekuestruan nga grupi hetimor:
18 armë zjarri pushkë model 56, kalibër 7.62 mm, të ndryshkura,
      80 copë kaseta me fishekë model 56, kalibër 7.62 mm,të dëmtuara nga lagështia.
Materialet i kaluan Prokurorisë për vlerësim.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 03.05.2018, në lagjen nr. 4, në banesë, ka vdekur shtetasi G.M, vjeç 57. Nga kryerja e veprimeve rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet u referuan  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë.

Specialistët e Seksionit për Policinë Rrugore, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të
shtetasit:
XH.L 58 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, në lagjen nr 10, ky shtetas u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Drejtimi i
automjeteve në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.F, vjeç 31, pasi bashkëshorti, shtetasi XH.F, vjeç 37 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin A.R, vjeç 33, banues në fshatin Xerie, pasi më datë 02.05.2018, nëpërmjet telefonit, ka kanosur për jetën, shtetasin N.Z, banues në fshatin Gjonbabas. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin M.F, vjeç 41, banues në Korçë, pasi më datë 30.04.2018, në lagjen nr. 14, ka goditur me mjete të forta shtetasin G.Ç vjeç 43, banues në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018,  në spital, ka shkuar i dëmtuar shtetasi P.D vjeç 68, banues në Korçë, i cili ka rënë nga shkallët e një pallati. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 04.05.2018.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.TH vjeç 65, banues në fshatin Drenovë, pasi në Drenovë, në vaskat e peshkut, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme  e energjisë elektrike. Materialet  u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 137 i Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasve të mitur:
E.N, 15 vjeç dhe M.L, 16 vjeç, të dy banues në fshatin Pulahë.
Pasi më datë 04.05.2018, këta shtetas në bashkëpunim mes tyre, u kapën në flagrancë duke vjedhur në banesën e shtetasit G.L, 74 vjeç, banues në Pulahë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134/2 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 04.05.2018,  shtetësia L.H, vjeç 13 kallëzon se, në ambientet e klasës, i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë, 04.05.2018, u kap shtetasi E.B, vjeç 28, banues në fshatin Podgorie, shpallur në kërkim policor, më datë 16.03.2018, për veprën penale “Plagosja” e lehtë në bashkëpunim”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 89 e 25 të Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 04.05.2018,  në fshatin Vranisht, në stallën e bagëtive, shtetasit O.T vjeç 21, me i ka rënë zjarr, ku janë djegur 2 lopë, 1 traktor dhe disa prodhime bujqësore. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e shtetasit në kërkim:
D.SH 25 vjeç, banues në Pogradec.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec e ka dënuar këtë shtetas me 1(një) muaj e dhjetë ditë burg, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” parashikuar nga neni 236/1 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin I.S, vjeç 24, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 4, ka kanosur me fjalë shtetasen B.B,  vjeç 31, banuese në fshatin Leshnicë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H vjeç 49, banues në fshatin Gështenjas, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme  e energjisë elektrike. Materialet  u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
S.S 28 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi ka bërë kallzim shtetasia H.Ch, 28 vjeçe, ku pretendonte se shtetasi i lartpërmenduar e ka ngacmuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Vepra të turpshme", parashikuar nga neni 108 i Kodit Penal.

Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
Y.H 49 vjeç, banues në Donofrosë, Berat.
Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, "Vjedhja e energjisë elektrike", parashikuar nga neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, gjatë natës, në fshatin Donofrosë, në kasolle, shtetasit G.S, vjeç 56 i kanë vjedhur një qengj. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 04.05.2018, gjatë natës, në fshatin Perondi, në oborrin e banesës, pranë pusit, shtetasit A.B, vjeç 28, i kanë vjedhur një pompë uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal. 

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin B.K, vjeç 45, banues në fshatin Gegë, pasi pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 04.05.2018, gjatë natës, në lagjen ‘’Çlirim’’, është vjedhur me thyerje dyqani i shtetasit F.Ç vjeç 62, banues në Çorovodë, ku kanë marrë një kuti me pije të ndryshme dhe çokollata. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 04.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen A.Y, vjeç 46, pasi (kunati), shtetasi SH.Y vjeç 56 banues në Fier, ka ushtruar dhunë e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,  “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 04.05.2018 në lagjen “Apolonia”, persona të paidentifikuar kanë hedhur lëndë djegëse në derën e shtetasit I.S vjeç 46, ku nga zjarri pati dëme materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, gjatë natës, në lagjen “Liri Gero”, kanë vjedhur banesën e shtetases S.D, vjeç 63, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2017, gjatë natës, në lagjen “Kastriot”, në tregun e fruta perimeve, shtetasit  E.GJ vjeç 32, banues në Fier, i kanë vjedhur peshoren elektronike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Fier
Kryen vjedhje në një kantier ndërtimi, nga kontrolli i ushtruar në banesë, policia i gjen armë zjarri dhe municion luftarak.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M.Z 28 vjeç, banues në Roskovec.
Në orët e para të mëngjesit, në vendin e quajtur “Jagodinë” Roskovec, në kantierën Nr.185, nga rojet e një Shoqërie Private të Sigurimit Fizik, është konstatuar vjedhja e një saldatriçe, 2 bombula gazi dhe një sasie nafte.
Nga hetimet e kryera, rezulton se shtetasi M.Z është autori i dyshuar i kësaj vjedhje.
Në lidhje me këtë ngjarje, gjatë kontrollit të banesës së këtij shtetasi, është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik model 56, një krehër automatiku me 17 copë fishekë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga Nenet 134 dhe 278 të Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, shtetësia B.T, vjeç 42, banuese në fshatin Luar kallëzon se në banesë i kanë vjedhur 30 ml. Tub plastik që përdoret për vaditje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, shtetasi P.F, vjeç 43, banues në Fier, kallëzon se në Patos, në magazinë, i kanë vjedhur disa bobina me tel bakri me peshë 700-800 kg. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 04.05.2018, në lagjen “18 Tetori”, në banesë, shtetësia I.H vjeç 72, ka ndezur dy fishekëzjarre duke kujtuar se ishin qirinj, për pasojë ka dëmtuar dorën e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 04.05.2017, gjatë natës, në fshatin Këmishtaj kanë vjedhur banesën e shtetases S.K, vjeç 80, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 03.05.2018, në lagjen “24 Maji”, në vendin e quajtur “Posta e Çoles”, si pasojë e një shkëndije elektrike në motor, është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz”në pronësi të shtetasit E.M vjeç 33, banues në Fier.Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin GJ,Ç, vjeç 43, banues në fshatin Lukovë, pasi më datë 03.05.2018, në Lukovë, në vendin e quajtur “Gjerip”, ka shpërdoruar tokën duke shkulur dy pemë ulliri, në pronësi të shtetasit J.GJ, vjeç 51, banues në Lukovë. Nenet 199 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Përmet, për shtetasin S.S, vjeç 54, banues në fshatin  Kuqar, pasi më datë 30.04.2018, në qendër të fshatit, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.RR, vjeç 45, banues në Kuqar. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasit E.M, K.L dhe B.L, vjeç 14, 11 e 14, banues në fshatin Shullaz, pasi në Shullaz, kanë tentuar të vjedhin dy bateri makinash. Nenet 134, 22 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasen E.D, vjeç 27, banues Laç, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e saj. Neni 137/1 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 04.05.2018, në Reps, në banesë ka vdekur shtetasi F.G vjeç 71. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër, për shtetasin E.Ç vjeç 34, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Perash”, ka fyer shtetasen L.H vjeç 42, banuese në Shkodër. Neni 119 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2015, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasit E.J dhe A.SH, vjeç 50 e 49, banues në Tiranë, pasi kanë ushtruar vetëgjyqësi ndaj njeri tjetrit. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për vlerësim, për shtetasin B.S, vjeç 70, banues në Velipojë, pasi nga pakujdesia ka pirë ilaç pllakash dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 04.05.2018, shtetësia M.K, vjeç 72, banuese në fshatin Hajmel, ka bërë kallëzim se, i është larguar nga banesa vajza, R.P  vjeç 40, (me sëmundje skizofrenie). Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 04.05.2018 në fshatin Bushat, nga pakujdesia e ndonjë banori të zonës ka rënë zjarr dhe është djegur një sipërfaqe prej 0.4 ha me shkurre. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Pukë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin S.GJ, vjeç 69, banues në fshatin Shtiqën, pasi në lagjen nr. 3, ka fyer dhe kanosur me fjalë shtetasin N.M, vjeç 56, banues në Shtiqën. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Bulqizë
Arrestohen nga Policia, Inxhinieri dhe tekniku i minierës për veprën penale "Shkelje e rregullave të mbrojties në punë".
Me datë 03.05.2018, në Batër, Martanesh, Bashkia Bulqizë,në  galerinë nr 10,  të një subjekti minerar ,  gjatë punës në  galeri  është aksidentuar duke marrë dëmtime në kokë  punonjësi B.P, 48 vjeç, (vagonist në minierë), i cili po merr  ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.
Në përfundim të veprimeve të kryera nga
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestuan  në flagrancë shtetasit:
J.G, 61  vjeç, banues në Tiranë. (me detyrë Inxhinier/drejtues teknik miniere)
N.L,  57  vjeç, banues në Tiranë. (me detyrë teknik miniere)
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Dibër, për veprën penale " Shkelje e rregullave të mbrojties në punë",  parashikuar nga neni 289 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 04.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.A, vjeç 29, pasi vjehrri, S.A, vjeç 73, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Mat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet në familje”.

Burrel
Qëllon me armë zjarri në ajër, arrestohet në flagrancë nga Policia 17-vjeçari.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Mat, u arrestua në flagrancë shtetasi:
L.M, 17 vjeç, banues në Burrel.                                          
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen "Drita", të qytetit Burrel, ky shtetas dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri pistoletë  në ajër dhe më pas është larguar.
Si rezultat i një pune të mirëorganizuar nga shërbimet e policisë Mat, u arrit të identifikohet dhe arrestohet autori i dyshuar i kësaj ngjarje.
Vijon puna për gjetjen e armës që ka përdorur autori.
Materialet proceduriale i kaluan  Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për veprat penale “ Prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake", “ Prishje e qetësisë publike",  parashikuar nga nenet 278/2, e 274 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 04.05.2018, u ekstradua për në Spanjë, shtetasi italian në kërkim ndërkombetar, G.V, i arrestuar në Shqipëri, më datë 30.09.2017, pasi Gjykata Spanjolle,  ka lëshuar urdhër arrestin nr.PA 640/2017, datë 29.09.2017, për veprën penale “Vrasja në bashkëpunim”. Nenet 138, 139 dhe 140 të Kodit Penal. Spanjoll.

Më datë 04.05.2018, u ekstradua për në Itali, shtetasi në kërkim ndërkombetar, L.H, vjeç 40  banues në Durrës, pasi Gjykata Pisa/Itali, e ka dënuar me 18 vjet burg për “Vrasje”, “Vrasje e mbetur në tentativë”, “Armëmbajtje pa leje” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit”. Nenet 575, 56, 110 të KP. Nenit 2 e 3 të ligjit 75/1978  dhe nenit 23 të ligjit 110/1975 Italian.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin GJ.M, vjeç 23, banues në Pukë, depërtuar nga Hollanda, pasi më datë 06.03.2018, në S P K M Morinë, në brezin jeshil të ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, në D V K M Tiranë, janë paraqitur 8 shtetas banues në Siri, të cilët më datë 01.05.2018, në afërsi të Kakavijë, kanë hyrë ilegalisht në kufirin tokësor dhe në përfundim të kryerjes së procedurave, kërkuan azil e dërguan në Q K P A Babrru Tiranë.

Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Italia, D.B, vjeç 23, banues në Kavajë, pasi më datë 01.02.2018, në afërsi të P K K Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.05.2018, në K P K Rinas, nga Interpol Tirana, u ekstradua nga Portugalia dhe iu dorëzua Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve, shtetasi në kërkim N.L vjeç 32, banues në Laç, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, e ka dënuar me 6 vjet burg, për veprën penale “Vjedhja me Dhunë”. Neni 139 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 04.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë  Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin A.GJ, vjeç 40, banues në Kavajë, pasi në Janar 2017, prej brezit jeshil të DVKM Shkodër, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.    

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 04.05.2018, shërbimet e D V P Gjirokastër,  tek “Ura e Lumit”, kapën shtetasin M.S vjeç 17, lindur në Siri, i cili kishte kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme dhe në përfundim të kryerjes së procedurave, u dërgua në Q K P A Babrru Tiranë.

Më datë 04.05.2018, shërbimet e D V P Gjirokastër, në lagjen “18 Shtatori”, kapën 4 shtetas te huaj, me shtetësi Siriane, të cilët në përfundim të kryerjes procedurave, u vendos të dërgohen në Q K P A Babrru Tiranë.

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3