Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, më datë 05.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim R.Z., vjeç 27, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se është autor i disa ngjarjeve. Nenet 130/a dhe 283/a të Kodit Penal. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Tiranë
Informacion paraprak
Më datë 05.05.2018, rreth orës 22:05, është dërguar në QSUT shtetasi B. S., rreth 25 vjeç, në gjendje të rëndë, i hedhur nga kati i tretë i banesës në rrugën “Nasi Pablo”.
Gjithashtu kanë shkuar në spital, të dëmtuar me mjet prerës, i ati, shtetasi E. S., rreth 60 vjeç dhe e ëma, shtetësia A.S., rreth 53 vjeç.
Nga hetimet e kryera deri tani rezulton se 25-vjeçari pas një grindjeje ka goditur babain dhe më pas nënën me thikë.
Pas këtyre veprimeve 25-vjeçari është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës.
Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të ngjarjes.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Z., vjeç 29, banues në Kosovë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz’’. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.H., vjeç 34, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dajtit”,  duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin e mjetit, për pasojë është dëmtuar dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.Sh, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka aksidentuar këmbësoren, B.Sh., vjeçe 33, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.M., vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Pirro Mani”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Pirro Mani”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Citroen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.D., vjeç 35, banues në Tiranë, pasi më datë 05.05.2018, në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen’’, është përplasur me mjetin tip “Smart”, drejtuar nga T.N., vjeç 30, banues në Tiranë, i cili ka goditur nga mbrapa mjetin tip “Audi”, me drejtues E.Gj., vjeç 31, banues në Tiranë, ku për pasojë është dëmtuar T.N., dhe pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar për në banesë. Nenet 291 dhe 290 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.P., vjeç 29, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Sul Paprri”, duke drejtuar mjetin tip “Volkvagen”, ka aksidentuar shtetasen L.K., vjeçe 58, banuese në lagjen “Sul Paprri”, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin K.N., vjeç 48, banuese në lagjen Nr. 4, pasi dyshohet se në lagjen Nr. 7, duke drejtuar motorin tip “Lifan”, ka aksidentuar shtetasen B.Q., vjeçe 40, banuese në lagjen Nr. 6, e cila ka marrë mjekim në spital dhe është larguar për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin B.M., vjeç 50, banues në fshatin Donofros, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në fshatin Rërëz, duke drejtuar motorin tip “Honda” pa targë, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin Xh.B., vjeç 52, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në banesë në lagjen Zinxhira, iu gjet një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.N., vjeç 46, banues në Klinë, Kosovë, pasi rreth orës 14:20, në rrugën Milot-Rrëshen, në vendin e quajtur Vau- Shkjezë, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin K.B., vjeç 35, banues në Prishtinë, Kosovë, në këtë aksident u përfshi edhe mjeti tip “Benz”, me drejtues F.L., vjeç 44, banues në Tiranë, si pasojë u dëmtuan pasagjerët e mjetit “Opel” Z.H., R.N., vjeç 39 e 14, banuese në Klin, Kosovë, drejtuesi i mjetit “Volksvagen” K.B., dhe pasagjeri F.S., vjeç 31, banues në Prishtinë, të cilët ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Informacion Paraprak
Më datë 05.05.2018, ora 12.30 jemi njoftuar se në fshatin Darragjat Shkodër, ka ndodhur plagosje me armë zjarri, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Xh. V. 60 vjeç.
Menjëherë janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën dhe duke bërë krehjen e zonës për të bërë të mundur identifikimin dhe po punohet për kapjen e autorit, shtetasit A. L. 43 vjeç, banues në fshatin Berdicë.
Shtetasi Xh. V është dërguar në Spitalin Rajonal Shkodër, i cili ka marrë plagë në këmbë, momentalisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Shkodër për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Malësi e Madhe, Shkodër
Informacion Paraprak
Më datë 05.05.2018, në orën 15:00, jemi njoftuar se në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe, është plagosur me armë zjarri shtetasi Y. B, 32 vjeç, banues në fshatin Kamicë, Malësi e Madhe.
Menjëherë janë vënë në lëvizje të gjitha shërbimet e policisë duke rrethuar zonën ku kanë bërë të mundur identifikimin dhe po punohet për kapjen e autorëve, shtetasit L. H., 42 vjeç, dhe L. H., 48 vjeç (vëllezër).
Shtetasi Y. B, ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë, dhe grupi hetimor po punohet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin T.P., vjeç 73, banues në fshatin Shtanë, Kukës, pasi dyshohet se në aksin rrugor Shëmri-Simon, duke drejtuar mjetin tip “Benz” , ka dalë nga rruga dhe si pasojë janë dëmtuar lehtë pasagjerët B.A., L.A., A.A., dhe E.A., vjeç 45, 53, 12 dhe 3, banues në Kukës. Neni 290 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Krujë
Seksioni për krimet e rënda
Informacion paraprak.
Më datë 05.05.2018, në Derven, në fundin e një toke është djegur një mjet.
Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar uniformat blu, të cilët gjatë këqyrjes së mjetit kanë dalluar mbetje të një shtetasi të djegur, ende të paidentifikuar.
Specialistët për Krimet në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë po punojnë për identifikimin e personit të djegur dhe zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M., vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëjetueses, E.D., vjeçe 37, banuese në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 05.05.2018, shtetasi A.K., vjeç 34, banues në Tiranë, kallëzon se, gjatë natës, persona të paidentifikuar, i kanë thyer xhamin trekëndësh të mjetit tip “Mitsubishi” dhe i kanë vjedhur navigatorin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen V.K., vjeçe 31, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti M.K., vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim K.P., banues në Tiranë, ky shtetas u kap në Rinas nga shërbimet e Policisë Kufitare Rians, pasi Gjykata e Shkallës Parë Tiranë e ka dënuar me 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”. Neni 279/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për shtetasin A.F., vjeç 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin ‘’Zogu i Parë”, ka hedhur fishekzjarre pa lejen përkatëse, duke prishur qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.Sh., vjeç 28, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në rrugën “Bardhyl” u kap duke vjedhur një sasi lekësh në dyqanin e shtetasit G.S., vjeç 42, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se ky shtetas është dhe autor i vjedhjeve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 06.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen G.Ç., vjeçe 33, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, A.Ç., vjeç 33, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.L., vjeç 33, banues në Kamëz, pasi dyshohet se më datë 05.05.2018, në stadiumin e futbollit të Kamzës, për shkak të detyrës, nuk i është bindur punonjësve të policisë. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen L.B., vjeçe 60, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hamdi Cenoymeri”, me vetëgjyqësi, ka hyrë me forcë në banesën e motrës, V.Y., vjeçe 51, banuese në Francë, pronë për të cilën ka prokurë për ushtrimin e të drejtave i vëllai, P.A., vjeç 63, banues në Tiranë. Nenet 277 dhe 112 të Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, në rrugën “3 Dëshmorët”, nga fugoni, i kanë vjedhur telefonat e punës punonjësve të një firme, shtetasve I.M., dhe E.B., vjeç 51, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 05.05.2018, në Rrogozhinë, në banesë, një e mitur 2 vjeçe, ka pirë ilaç kundër alergjisë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05.05.2018, gjatë natës, në fshatin Ishëm, në kasollen e bagëtive, shtetasit M.L., vjeç 64, banues në Likmetaj, i kanë vjedhur 2 lopë dhe 1 viç. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë  shtetasi A.B., vjeç 47, banues në Fllakë, roje i një firme, pasi në Porto Romano, afër depozitave të karburantit të firmës, ka djegur mjetin tip “Smart”, pronë e kësaj firme, me administrator shtetasin F.Sh., vjeç 29, banues në Durrës. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim E.B., vjeç 43, banues në Durrës, pasi Gjykata e Shkallës Parë Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Dhuna në Familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Elbasan
Elbasan
Vijon puna për parandalimin e vjedhjeve, si dhe për zbardhjen e rasteve të ndodhura më parë.
Arrestohet në flagrancë një shtetas, i dyshuar si autor edhe i disa vjedhjeve të tjera.
Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale sendet e vjedhura nga autori.
Në vijim të punës për parandalimin e vjedhjeve, si dhe për zbardhjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve të vjedhjeve të ndodhura më parë, Specialistët e Komisariatit të Policisë Elbasan kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
S.H., 31 vjeç, banues në lagjen "11 Nëntori", Elbasan.
Ky shtetas është arrestuar në flagrancë pasi ka vjedhur në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", banesën e shtetases A.Q., ku ka vjedhur orendi shtëpiake( një televizor, një fshesë korrenti, një sobë dhe një karrocë dore)
Nga veprimet e kryera nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Elbasan, dyshohet se ky shtetas është edhe autor i katër vjedhjeve të tjera të ndodhura më parë dhe konkretisht:
• Në lagjen "Brigada 17 Sulmuese", Elbasan, ka vjedhur banesën e shtetases M.S., ku ka marrë rreth 1700 euro.
• Po në lagjen " Brigada 17 Sulmuese", ka vjedhur kasetofonin të mjetit tip "Audi" në pronësi të shtetasit S.S.
• Në lagjen “Partizani”, Elbasan ka vjedhur me thyerje lokalin në pronësi të shtetasit A.Ç., ku ka marrë një televizor plazma dhe kasën fiskale.
• Në lagjen "Aqif Pasha", Elbasan ka vjedhur disa matës të ujit në një pallat.
Gjatë kontrollit në banesën e shtetasit të arrestuar, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një pjesë të sendeve të vjedhura nga ky shtetas.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Më datë 05.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.F., vjeçe 39, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi G.F., vjeç 44, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin E.Ll., vjeç 38, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen “Dyli Haxhire”, ka goditur me grushte shtetasen V.B., vjeçe 22, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 05.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.H., vjeçe 48, pasi dyshohet se bashkëshorti, I.H., vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin K.U., vjeç 43, banues në fshatin Shkëndi, pasi dyshohet se në liqenin e fshatit, u kap duke peshkuar, pa leje. Neni 204 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.H., vjeç 52, banues në Belsh, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases A.H., vjeçe 48. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A., vjeç 29, banues në fshatin Floq, pasi më datë 05.05.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj nënës, shtetases A.A., vjeçe 50. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin J.G., vjeç 44, banues në fshatin Hasmashaj, pasi dyshohet se në Peqin, ka kanosur me fjalë shtetasin Sh.H., vjeç 44, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.M., vjeç 27, banues në fshatin Dërsnik, pasi dyshohet se në një lokal në fshat, ka goditur me grusht shtetasin P.D., vjeç 62, banues në Dërsnik, i cili po merr mjekim në spital. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, ka bërë kallëzim shtetasi B.Ll., vjeç 33, banues në lagjen Nr. 4, se ka konstatuar mungesën e njërës prej targave të mjetit tip “Benz”, të cilin e kishte parkuar para banesës. Materialet i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë, për vlerësim. 

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 05.05.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi E.H., vjeç 39, banues në lagjen Nr. 5, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortes, M.B., vjeçe 27. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin P.P., vjeç 77, banues në Ersekë, pasi dyshohet se tek ish-parku i mallrave Ersekë, ka ndërtuar një mur ndarës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin E.H, vjeç 17, banues në Uznovë, pasi dyshohet se në “Varrezat e Dëshmorëve”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin M.Rr., vjeç 68, banues në fshatin Lapardha, pasi dyshohet se në banesë, në lagjen Qoshk, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin A.D., vjeç 44, banues në Ura Vajgurore, pasi dyshohet se në Ura Vajgurore, ka goditur me sende të forta shtetasin V.M., vjeç 72, banues në Ura Vajgurore. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, në banesën e shtetases Z.K., vjeçe 54 banuese në Starovë, ka rënë zjarr, ku janë dëmtuar orenditë shtëpiake të një dhome. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e bombolës së gazit. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.B., 27 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka bërë kallëzim shtetasja K.B., 23 vjeçe, banuese në Kuçovë, se e ka ngacmuar seksualisht. Neni 108 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 05.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L., vjeç 24, banues në fshatin Sharovë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë ndaj nënës, A.Xh., vjeçe 51. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 05.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Y.B., vjeç 42, banues Fier, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Dhuna në Familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 05.05.2018, në banesë, shtetasja D.B., vjeçe 25, ka pirë ilaçe dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet  kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës parë  Lushnje, për vlerësim.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për shtetasin B.B., vjeç 25, banuese në fshatin Golem i Madh, pasi dyshohet se në fshatin Golem, ka goditur me mjete prerës xhaxhain, T.B., vjeç 62, banuese në fshatin Golem i Madh. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasin T.B., vjeç 62, banuese në Lushnje, pasi dyshohet se nipi, B.B., vjeç 25, banues në Lushnje, ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij. Materialet  kaluan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnje. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 05.05.2017, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Lushnje, për shtetasin A.Ç., vjeç 48, banuese në fshatin Krutje e Sipërme, pasi dyshohet se në fshatin Krutje, ka qëlluar me grushte shtetasin V.M., vjeç 32, banues në fshatin Krutje. Neni 90 i Kodit Penal.

Lushnje
Informacion paraprak
Në datën 06.05.2018, rreth orës 03:10, në lagjen "18 Tetori", Lushnje është djegur pjesërisht në pjesën e përparme mjeti tip "Fiat" në pronësi të shtetasit A.A, 44 vjeç, të cilin e kishte parkuar tek rrugica në afërsi të banesës.
Paraprakisht dyshohet se djegia e mjetit ka ardhur si pasojë e vendosjes së një lënde plasëse eksploziv.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 05.05.2018, në ambientet e brendshme të stadiumit “Flamurtari”, persona të paidentifikuar, kanë goditur me grusht, për shkak të detyrës, arbitrin e ndeshjes, shtetasin I.T., vjeç 31, banues në Fier. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 237 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin A.Gj., vjeç 53, banues në lagjen ”Ujë i Ftohtë”, pasi dyshohet se më datë 05.05.2018, në lagjen ”Ujë i Ftohtë”, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar ndërhyrje në sahatin elektrik që furnizon dyqanin e tij. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 05.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen R.L., vjeçe 30, banuese në Sarandë, pasi dyshohet se bashkëjetuesi, shtetasi S.B., vjeç 34, e ka ngacmuar nëpërmjet telefonit, me mesazhe. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin C.R., vjeç 71, banues në Ksamil, pasi dyshohet se ish-dhëndri, shtetasi A.N., vjeç 47, banues në Xarrë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 05.05.2018, gjatë natës, në lagjen “18 Shtatori”, Gjirokastër, pranë një hoteli, shtetasit J.W., vjeç 36, i kanë vjedhur motoçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin T.B., vjeç 22, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në lagjen “Dunavat i dytë”, ka goditur me grushte shtetasin S.R., vjeç 23, banues në lagjen “Zinxhira”. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 05.05.2018, në fshatin Pllan, në banesën e shtetasit M.N., vjeç 43, banues në Lezhë, ka rënë zjarr ku ka pasur dëmtime të pjesshme. Nga veprimet e kryera rezulton se, shkak i rënies së zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike. Materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin N.Gj., vjeç 75, banues në Gramsh, Lezhë, pasi dyshohet se në fshatin Gramsh, ka dëmtuar një pjesë të çatisë së kasolles së bagëtive, në pronësi të shtetases M.Gj., vjeçe 63, banues në Gramsh. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasit E.Gj., vjeç 34, banues në Laç, pasi dyshohet se shtetasja S.P., vjeçe 35, banuese në Laç, ka bërë kallëzim se, te vendi i punës, në një lokal në Laç, i ka thyer telefonin. Nenet 150 dhe 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 05.05.2018, në fshatin Oblikë, në banesën e shtetasit J.D., vjeç 65, ka rënë zjarr, ku janë djegur plotësisht pajisjet shtëpiake të një dhome dhe të sallonit. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për ngjarje aksidentale. Neni 151 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, në lagjen “Danjel Matlija”, është konstatuar e vjedhur me thyerje banesa e shtetasit N.A., vjeç 27, ku kanë marrë disa bizhuteri një sasi euro dhe paund. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin J.Sh., vjeç 19, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 04.05.2018, në lagjen “Skenderbeg”, ka goditur me grushte shtetasen J.K., vjeçe 63, banuese në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin M.H., vjeç 17, banues në fshatin Radomirë, pasi dyshohet se më datë 04.05.2018, në banesë, ka goditur me sende të forta shtetasin A.A., vjeç 14. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 04.05.2018, në minierën e kromit Bulqizë, zona “D”, pranë një firme, duke punuar si vagonist, është aksidentuar shtetasi B.V., vjeç 52, banues në Klos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, si ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 05.05.2018, u kap shtetasi në kërkim L.C., vjeç 57, banues në Lezhë, pasi më datë 23.03.2018, në Lezhë, gjatë kontrollit që iu bë automjetit që drejtonte, rezultoi se ishte vjedhur në Britaninë e Madhe. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për të deportuarin nga Gjermania, shtetasin V.N., vjeç 30, banues në Krujë, pasi dyshohet se më datë 28.04.2017, në dalje prej brezit jeshil të SPKM Qaf-Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për vlerësim, për shtetasin S.S., vjeç 20, banues në fshatin Ceruj, Klos, Mat, pasi dyshohet se më datë 22.12.2017, në PKK Blladë, ka kaluar kufirin shtetëror dhe nuk ka dalje nga RSH.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 05.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin E.S., vjeç 27, banues në Elbasan, pasi dyshohet se gjatë kontrollit në dalje të SPKM Kapshticë, vuri në përdorim pasaportë me vulë të falsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 05.05.2018, në hyrje të SPKM Port Vlorë, me kërkesë të Autoriteteve të Kosovës, u kap shtetasi kosovar në kërkim L.K., vjeç 25, banues në Mitrovicë, Kosovë, pasi Gjykata Themelore e Mitrovicës, e ka shpallur ne kërkim për vjedhje të rëndë.

Më datë 06.05.2018, në fshatin Akërrni, Vlorë, në pyllin “Lerat e Zeza”, afër pishave të buta, u gjetën të kultivuara në një tokë të hapur rishtas bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 05.05.2018, në  hyrje të SPKM Morinë, u kap shtetasja në kërkim E.D., vjeçe 27, banuese në Laç, për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike apo impulseve telefonike”. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, në hyrje të SPKM Morinë, u kap shtetasi në kërkim I.K., vjeç 24, banues në Kukës, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Kukës, urdhëron ndalimin e tij për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”. Nenet 150 e 236 të Kodit Penal.

 

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3