Kurbin - Tentojnë të vjedhin gjatë natës një ofiçinë, kapen në flagrancë nga policia 3 autorët e dyshuar

KurbinDrejtoria Lezhe 1

Tentojnë të vjedhin gjatë natës një ofiçinë, kapen në flagrancë nga policia 3 autorët e dyshuar në momentin që po transportonin mallin e vjedhur për në makinën e tyre.

U sekuestrohen materialet që po tentonin të vidhnin.

Vërtetohet autorësia e një vjedhje tjetër të kryer ditë më parë nga njëri prej shtetasve të proceduar.

Më datë 06.05.2018, nga specialistët e Seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Kurbin, u arrestua në flagrancë shtetasi:

- A.M., 29 vjeç, banues në Kurbin

U referuan materialet për fillimin e procedimit penal në gjendje të lirë për shtetasit A.Ll., 16 vjeç dhe R.P., 16 vjeç, banues në Laç.

Procedimi penal ndaj tyre është referuar pasi, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri -tjetrin kanë tentuar të vjedhin ofiçinën e shtetasit L.K., në Laç, ku janë kapur në flagrancë nga forcat policore në momentin që po transportonin materialet për në automjetin e tyre.

Shtetasi A.M., dhe shtetasi R.P., janë kapur në flagrancë, kurse shtetasi A.Ll., ka arritur të largohet por falë një pune të mirëorganizuar nga forcat policore, u kap më pas.

Në cilësinë e provës materiale, u janë sekuestruar materiale si elektromotorë, dinamo etj., që po tentonin t'i vidhnin tek ofiçina si dhe mjeti tip 'Benz' që e përdornin autorët.

Gjithashtu, po gjatë natës, këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit M.D., në Laç ku kanë thyer vetëm një xham.

Nga veprimet hetimore të kryera, është vërtetuar edhe autorësia e një vjedhje tjetër të ndodhur më datë 20.03.2018, të shtëpisë së shtetasit L.D., banues në Laç, ku janë marrë një televizor plazma si dhe disa vegla pune. Autor i dyshuar i kësaj ngjarjeje është shtetasi A.Ll.,16 vjeç.

Veprat penale në ngarkim të tyre " Vjedhje, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë" parashikuar nga nenet 134 -25-22 të Kodit Penal.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2