Port, Durrës- Policia Kufitare konstaton katër persona brenda një traileri, arrestohen dy persona

Port-Durrës.Port Durres 7 maj 2018 1

Kontrollet intensive në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës godasin përsëri dhënien ndihmë për kalim të parregullt të kufirit dhe tentativat për kalim të parregullt në vendet e BE.

Gjatë procedurave të përbashkëta të Degës Doganore Durrës, Skanerit dhe kontrollit në vijën e dytë nga Policia Kufitare u konstatuan katër persona brenda një traileri.


Në vijim veprimet janë kryer nga Specialistët për Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës me arrestimin e dy shtetasve.


Më datë 06.05.2018, gjatë kontrollit të përbashkët të ushtruar në Pikën e Kalimit Kufitar Durrës në brendësi të një mjeti, trailer janë konstatuar disa shtetas.

Në vijim janë vënë në dijeni edhe Specialistët e Doganës dhe Drejtorisë Vendore të Kufirit, të cilët gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip trailer, (i ngarkuar me makineri dhe konfeksione), me drejtues shtetasin M. M., kanë gjetur të fshehur 4 shtetas me qëllim për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme, duke iu shmangur kontrollit kufitar.

Nga veprimet e mëtejshme hetimore të kryera nga ana e Specialistëve për Trafiqet në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, janë arrestuar në flagrancë shtetasit:

•M.M., 24 vjeç , banues në Shijak, drejtuesi i mjetit tip trailer;

• A.H., 29 vjeç, banues në Durrës, i fshehur në trailer, me qëllim për të kaluar Kufirin në mënyrë të paligjshme.

Tre shtetasit e tjerë të gjetur në trailer ishin H.L. 32 vjeç, banues në Tiranë; V.M. 34 vjeç, banues në Mirditë dhe F.V., 28 vjeç, banues në Peshkopi.

Shtetasit e mësipërm janë persona me rekorde, si të parregullt në vendet e BE-së.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve" parashikuar në nenin 298 të Kodit Penal.

Port Durres 7 maj 2018 1

Port Durres 7 maj 2018 2

Port Durres 7 maj 2018 3

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3