Shkodër - Ndalohet një person i shpallur në kërkim 07.05.2018

ShkodërDrejtoria Shkoder

Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim

Më datë 07.05.2018 nga Seksioni Kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:

Xh.K., 53 vjeç, banues në Shkodër, i proceduar dhe i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me Vendim nr. 827, datë 25.09.2017, ka vendosur “arrest me burg” për këtë shtetas pasi si administrator i një subjekti ka prodhuar produkte ushqimore në mënyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në këtë subjekti në lagjen 'Ajasëm', Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkoolike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Falsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a, 149/a, 190, 189/2 , 180 të Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3