Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 07 Maj 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 26 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 9 drejtues mjetesh.

2 persona për Narkotikët

1 person për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

4 persona në kërkim.

3 persona për "Krime ndaj personit"

1 person për veprën penale "Kanosja"

2 persona për veprën penale "Vjedhja"

2 persona për veprën penale "Dhunë në familje"

2 persona për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve"

 
Gjithashtu janë sekuestruar:

43 kilogramë e 409 gramë lëndë narkotike të dyshuar Cannabis Sativa.
2 armë zjarri, 2 krehra, 300 fishekë dhe 1 gëzhojë.


Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 40 persona.
 

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3