Tiranë, finalizohet operacioni i koduar "Avangarde".

Tiranëtirane 1

Operacion policor i koduar “Avangarde “ nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit pranë D.V.P. Tiranë. (për video kliko mbi link).

Arrestohet një grup prej 4 personash të cilët merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Sekuestrohet 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike.

Më datë 07.05.2018, rreth orës 18:00, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Avangarde”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit :
 
G.K, 46 vjeç, banues në Tiranë

F.K, 30 vjeç, banues në Tiranë

A.N, 23 vjeç, banues në Tiranë

M.B, 38 vjeç, banues në Tiranë

Shtetasit e mësipërm ishin në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për ta disponohej informacion se merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit Kokainë, në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, 4 shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke u takuar së bashku në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin A.N dhe pasagjer F.K është gjetur një paketim i mbështjellë me natriban brenda të cilit kishte lëndë narkotike të dyshuar e llojit kokainë si dhe një peshore elektronike.

Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :

- lënda narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila pas matjes në peshore elektronike rezultoi e peshës 217 gramë

- automjeti tip “Golf” dhe automjeti tip “Mercedez Benz”

- 4 aparate celularë

Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuara nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

tirane 2

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3