Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 08 Maj 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 24 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 9 drejtues mjetesh.

4 persona për Narkotikët,

5 persona në kërkim,

3 persona për veprën penale "Dhunë në familje",

1 person për veprën penale "Vjedhja",

1 person për veprën penale "Fshehje e të ardhurave",

1 person për veprën penale "Mashtrim".

Gjithashtu janë sekuestruar:

217 gr Kokainë, një sasi e vogël lëndë narkotike Cannabis Sativa, 1 armë gjahu, 1 fishek, 1 granatë dore, 4 gëzhoja si dhe një pako me lëndë eksplozive e dyshuar tritol.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 63 persona.

Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1- Tiranë- Operacioni i koduar “Avangarde”.

Arrestohet një grup prej 4 personash të cilët merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.

Sekuestrohet 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike.

 

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4