Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 08 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Operacion policor i koduar “Avangarde “ nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve dhe Forca e Posaçme e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit pranë D.V.P. Tiranë.
Arrestohet një grup prej 4 personash të cilët merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit Kokainë në zona të ndryshme të Tiranës.
Sekuestrohet 217 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Kokainë, 2 automjete, 4 aparate celularë dhe 1 peshore elektronike.
Më datë 07.05.2018, rreth orës 18:00, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale dhe Kërkimit finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Avangarde”, gjatë të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit :
G.K, 46 vjeç, banues në Tiranë
F.K 30 vjeç, banues në Tiranë
A.N, 23 vjeç, banues në Tiranë
M.B, 38 vjeç, banues në Tiranë
Shtetasit e mësipërm ishin në ndjekje nga shërbimet e policisë, pasi për ta disponohej informacion se merreshin me shitblerje të lëndës narkotike të llojit kokainë në zona të ndryshme të kryeqytetit dhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, 4 shtetasit e lartpërmendur janë konstatuar nga shërbimet e policisë duke u takuar së bashku në zonën e “Fushës së Aviacionit” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Golf” me drejtues shtetasin A.N dhe pasagjer F.K është gjetur një paketim i mbështjellë me natriban brenda të cilit kishte lëndë narkotike të dyshuar e llojit kokainë si dhe një peshore elektronike.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale :
lënda narkotike e dyshuar e llojit kokainë e cila pas matjes në peshore elektronike rezultoi e peshës 217 gramë
automjeti tip “Golf” dhe automjeti tip “Mercedez Benz”
4 aparate celularë
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale “Prodhim dhe shitje të lëndës narkotike e kryer në bashkëpunim”, parashikuara nga neni 283/2, i Kodit Penal në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.05.2018,  u ndalua shtetasi në kërkim, E.R, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, e ka dënuar me 18 muaj burg për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Neni 186/3 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen A.D, vjeç 32, banuese në Sarandë, pasi me anë të mashtrimit, i ka përvetësuar një shumë të konsiderueshme lekësh, shtetasit A.R, vjeç 53. Neni 143 i Kodit Penal

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”, më datë 06.05.2018, në spitalin e traumës ka ndërruar jetë shtetasi D.P vjeç 24, banues në Tiranë. Nenet 290 dhe 273 të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M.V, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi më datë 06.05.2018, në rrugën e “Dajtit”, duke drejtuar mjetin tip “BMV” ka dalë nga rruga, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët M.G dhe E.M, vjeç 20 e 22, banues në Tiranë, të cilët pas ndihmës së marrë janë larguar në banesë.  Neni 290 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, arrestua në flagrancë shtetasi F.A, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Suzuki”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi A.XH, vjeç 40, banues në Durrës, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Alfa Romeo”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.N, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në fshatin Ibë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin H.B, vjeç 48, banues në Ibë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal
    
Më datë 07.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.A dhe u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.K, vjeç 30 e 29, banues në Tiranë, pasi në Yrshek, Y.A duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”  është përplasur me mjetin tip “Toyota”,  me drejtues J.K për pasojë është dëmtuar Y.A, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi RR.T, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Demi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për narkotikët
Elbasan
Ndërhyrja në kohë e policisë parandalon përshkallëzimin e një konflikti.
Shpallet në kërkim autori.
Sekuestrohet një pistoletë plastike lodër dhe 5 doza lëndë narkotike Cannabis Satva.
Në lagjen Partizani Elbasan,  rreth orës 21:20, shtetasi B.R, 18 vjeç, banues në lagjen “Qemal Stafa”  Elbasan është konfliktuar me shtetasin M.D, 47 vjeç, banues në Elbasan , i cili kishte dhe një send të ngjashëm me armën e zjarrit Pistoletë. Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë , ku shtetasi B.R, porsa ka parë  policinë ka braktisur një çantë dore  që mbante me vete dhe duke përfituar nga errësira është larguar me shpejtësi. Grupi hetimor gjatë kontrollit në çantën e tij gjeti dhe bllokoi në cilësinë e provës materiale 5 doza  lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa, një pistoletë plastike lodër,  dy telefona celularë, dhe kartën e identitetit të shtetasit B.R.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 22, banues në fshatin Hajdaran, me leje drejtimi, pasi në rrugën “28 Nëntori”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar shtetasen A.P, vjeç 73, banuese në Elbasan, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin V.Z, vjeç 18, banues në Berat,  pasi në lagjen “30 Vjetori”,  iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale  1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin K.M, vjeç 38, banues në fshatin Fushë Peshtan, pasi më datë 06.05.2018, në Poliçan, u kap me kamionin tip “Iveko”, duke transportuar pllaka guri, me dokumente të falsifikuara. Me cilësinë e provës materiale u bllokua kamioni. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasit V.O dhe A.P, vjeç 64 e 17, banues në Roskovec e Kuçovë, pasi në Kuçovë, V.O duke drejtuar mjetin tip “Opel” është përplasur me motorin tip “Niponia”, të drejtuar pa leje drejtimi nga drejtuesi A.P, i cili është dëmtuar dhe pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasen M.K, vjeç 32, banuese në Tiranë, me detyrë agjente sigurimesh në një kompani private, pasi ka bërë lëshimin e policës së sigurimit për mjetin tip “Ford” kundrejt pagesës, pa bërë deklarimin e saj në sistem. Nenet   143, 164/b dhe 180 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.RR, vjeç 43, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Gjergj Kastrioti”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Peugeot”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin J.M, vjeç 57, banues në Tepelenë, pasi në fshatin Luzat, nëpërmjet falsifikimit të dokumenteve, ka përvetësuar tokë arë, të shtetasit E.SH, vjeç 69, banues në Gjirokastër. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Lezhë
U prezantohet si punonjëse e Interpolit dhe u premton vizë amerikane kundrejt vlerave
monetare 8000 dhe 3000 euro, ndalohet një shtetase nga Policia për veprën penale “Mashtrim”.
Nga Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të
Policisë Lezhë, pas një pune të mirëfilltë hetimore, u ndalua me iniciativë shtetasia:
P.S, 48 vjeçe, banuese në Lezhë.
Ndalimi u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera, ka rezultuar se kjo shtetase, nëpërmjet
mashtrimit, u ka marrë 2 shtetasve të cilët kanë bërë kallëzim ndaj saj , 8000 dhe 3000 euro,
me premtimin për tu dhënë vizë amerikane pasi u ishte prezantuar si punonjëse e Interpolit.
Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të mashtrimit nga kjo shtetase.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale
“Mashtrimi” parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Shkodër
Kapet dhe ndalohet një person i shpallur në kërkim.
Më datë 07.05.2018 nga Seksioni kundër Krimit Ekonomiko-Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër u bë ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim:
Xh.K., 53 vjeç, banues në Shkodër, i proceduar dhe i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Shkallës së Parë Shkodër, me Vendim nr. 827, datë 25.09.2017, ka vendosur “arrest me burg” për këtë shtetas pasi si administrator i një subjekti ka prodhuar produkte ushqimore në mënyrë të kundraligjshme dhe të dëmshme për shëndetin, ku gjatë kontrollit në këtë subjekt në lagjen 'Ajasëm', Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Tatimor Shkodër, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale sasi të mëdha pije alkoolike.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”, “Prodhimi i kundraligjshëm i artikujve industrial e ushqimor”, “Falsifikimi i formularëve”, “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë” dhe “Fshehja e të ardhurave” parashikuar nga nenet 288/a, 149/a, 190, 189/2 , 180 të Kodit Penal.

Shkodër
Prodhonte produkte ushqimore në kundërshtim me ligjin, arrestohet një shtetas.
Më datë 08.05.2018, nga Struktura kundër Krimit Ekonomiko-Financiar të D. V. P. Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së u zbulua dhe u dokumentua aktiviteti i kundraligjshëm për prodhimin e produkteve ushqimore dhe në përfundim të kontrollit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
L.Ç 54 vjeç, banues në lagjen “Partizani”, Shkoder.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 07.05.2018 nga ana jonë është kapur në flagrancë në vendin e quajtur lagje "Skënderbeg", në punishten e një firme ku prodhoheshin produkte të ndryshme ushqimore në kundërshtim me ligjin.
Në kuadër të këtij operacioni u bë sekuestrimi i të gjitha produkteve në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkoder për veprat penale të “Fshehjes së të ardhurave” dhe “Prodhim i kundraligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimore” parashikuar nga nenet 180 dhe 288/a/2 të Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.05.2018, në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur “Kthesa e Kolshit”, shtetasi N.GJ vjeç 42, banues në fshatin Bregu i Bunës, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka dalë nga rruga, për pasojë ka gjetur vdekjen drejtuesi. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë  07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin E.S, vjeç 20 banues në Peshkopi, pasi në qytet, duke drejtuar me leje drejtimi, mjetin tip “Opel” ka aksidentuar shtetasen e mitur S.M, vjeç 8, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 07.05.2018, në rrugën “Dali Ndreu”, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.M, vjeç 67, ku kanë marrë disa sende personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.Ç, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi te sheshi “Avni Rustemi”, ka kanosur me fjalë, shtetasin B.I, vjeç 69, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal

Më datë 07.04.2018, fshatin Kllojkë, shtetësia N.B, vjeç 69, banuese në Kllojkë, duke ecur aksidentalisht, është rrëzuar nga kali, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 07.04.2018, në fshatin Petrelë, shtetasi K.A, vjeç 58, banues në Tiranë, aksidentalisht, është rrëzuar duke pastruar shkallët e banesës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi në Shkozë, në banesë, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Punohet për kapjen e B.B. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Q.H, vjeç 52 banues në Tiranë, pasi në Shkozë, ka kanosur me fjalë, shtetasin M.P, vjeç 51, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen R.K vjeç 44, banuese në Tiranë, pasi më datë 05.05.2018, në rrugën “Myslym Shyri”, ne nje lokal i ka vjedhur çantën, shtetases S.SH vjeç 23, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e R.K. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B.Ç e S.M vjeç 40 e 59 banues në Tiranë, pasi tek ish “Fusha e Aviacionit”, në banesën e S.M po kryenin punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin J.G, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait A.G, vjeç 51 banues në Tiranë. Punohet për kapjen e shtetasit J.G. Neni 130/a i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë,  për shtetasin R.Z, vjeç 27, banues në Tiranë, i cili është i ndaluar nga Seksioni i Narkotikëve në DVP Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, shtetësia N.B, vjeç 50, banuese në Tiranë, kallëzon se, në Mars 2018, i është larguar nga banesa vëllai, shtetasi P.H, vjeç 49, banues në Tiranë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 07.05.2018, në rrugën “Hasan Vathi’’, në banesë u gjet i vdekur shtetasi B.M, vjeç 39. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin XH.M, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në mënyrë të përsëritur, në kohë e vende të ndryshme, ka përndjekur ish të dashurën XH.Ç, vjeç 19. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.I vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Tiranës”, ka goditur me grusht, shtetasin A.I, vjeç 22, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e G.I. Neni 90 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.K vjeç 39 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Islam Alla”, në oborrin e nje pallati, për ndalimin e parkimit të mjeteve para garazhit të këtij pallati, ka vendosur 2 gjysmë sfera betoni. Neni 200 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin G.D, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në oborrin e banesës, ka kanosur (kunatën) shtetasen M.D, vjeç 38, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Punohet për kapjen e G.D. Nenet 130/a/4 dhe 84 të Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, shtetasi A.L vjeç 41, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Princ Vodica”, është konfliktuar me shtetasin E.B, vjeç 24. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.B, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëshortes shtetases A.K vjeç 30, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Punohet për kapjen e E.B. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, shtetasi H.G, vjeç 55 banues në Tiranë, kallëzon se në bulevardin “Zogu i Parë”, është konfliktuar me shtetasin A.K, vjeç 56, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 08.05.2018, në bazë të shkresës Nr. 2361, datë 30.04.2018, dërguar për verifikim nga Njësia bashkiakë Nr. 11, nga verifikimet e kryera rezultoi se në rrugën “Halit Aga”, nuk ka situatë ndërtimore të kryer nga shtetasi F.K, vjeç 58, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.L, vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi djali G.K, vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të raportit, që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 07.05.2018, u kap shtetasi në kërkim A.B, vjeç 30, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin Z.GJ vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, ka kanosur shtetasin E.G, vjeç 38, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e Z.GJ. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes M.T vjeç 50. Neni 130/a i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 07.05.2018, në rrugën “Tasim Shehu”, në banesë, ka vdekur shtetasi M.CH, 70 vjeç. Nga veprimet e kryera në trupin e viktimës nuk janë gjetur shenja dhune. Paraprakisht dyshohet se vdekja ka ndodhur për shkaqe natyrale, pasi shtetasi M.CH vuante prej kohësh nga sëmundjet e zemrës.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”, më datë 07.05.2018, nga veprimet e kryera rezultojë se matësi i energjisë elektrike, ka humbur prej vitit 2011. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë, Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 07.05.2018, shtetësia R.A, vjeç 66, banuese në Tiranë, kallëzon se, para 2 vjetësh, i është larguar nga banesa djali, shtetasi N.B, vjeç 43, (i sëmurë mendor). Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.A vjeç 77, banues në Katund i Ri, pasi në Katundin e Ri, ka pushtuar tokën e mbjellë me ullinj, të shtetasit E.D, vjeç 30, banues në Tiranë. Punohet për shoqërimin e M.A. Neni 200 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 07.05.2018, në fshatin Pezë e Madhe, dyshohet se  eshte  qëlluar në ajër me armë zjarri, duke prishur rendin dhe qetësinë publike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 278 dhe 274 të Kodit Penal.
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.O, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në Kodër-Mëzes, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 07.05.2018,  shtetasi i mitur A.H, vjeç 17, kallëzon se më datë 16.04.2018, në Vorë, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, shtetasi S.M, vjeç 58, banues në Vorë, kallëzon se në Vorë, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin D.P vjeç 46, banues në fshatin Marqinet, pasi në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin SH.LL, vjeç 49, banues në Vorë, pasi në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, ka goditur me grusht, shtetasin I.C, vjeç 73, banues në Vorë. Neni 90 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë, për shtetasen J.H, vjeç 31, pasi në mënyrë të vazhdueshme, nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar ish të dashurin, shtetasin A.K, vjeç 31. Neni 275 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 66, banues në Kavajë, pasi në Kavajë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.A, vjeç 26, banues në Durrës, pasi më datë 06.05.2018, në lagjen nr.7, ka goditur me sende të forta shtetasin T.M, vjeç 33, banues në Durrës. Neni 89 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin I.M vjeç 64 banues në Durrës, pasi në tarracën e banesës, u kap duke kryer punime jashtë kritereve të lejes së dhënë për rikonstruksion. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.T, vjeç 24, pasi bashkëshorti, shtetasi S.P, vjeç 24, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.05.2018, në lagjen Nr.5, është vjedhur banesa e shtetasit DH.N vjeç 59, ku kanë marrë një televizor dhe disa sende personale. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.S, vjeç 52, banues në fshatin Rromanat, pasi në rrugën “Martin Canaj”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 06.05.2018, gjatë natës, në në lagjen 13 Plazh, është vjedhur banesa e marrë me qera e shtetasit V.G, vjeç 27, banues Drogostun Librazhd, ku kanë marrë një tabletë dhe disa sende personale. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 07.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.M, vjeç 18, pasi ish  fejuari i saj shtetasi G.M, vjeç 21, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të Raportit Ditor, që bënë fjalë për veprën penale “Kanosja” dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municioneve luftarake”, më datë 07.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, XH.H, vjeç 45, banues në fshatin Halil. Nenet 84 e 278 të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin O.GJ, vjeç 31, banues në fshatin Borizane, pasi në fshatin Derven, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë rrugore. Neni 236 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Elbasan
Vijon puna  në bashkëpunim me OSHEE-në për parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e vjedhjes së energjisë elektrike. Nga kontrolli i grupeve të përbashkëta të punës Polici-OSHEE,  në  lagjen “Skënderbej”, në dy banesa janë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Në përfundim të veprimeve, nga ana e Specialistëve për Hetimin e Krimit u  proceduan penalisht shtetasit: F.I, 51 vjeç, dhe E.B, 49 vjeç, për veprën penale ”Vjedhja e energjisë elektrike”.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin B.K vjeç 39, banues në  fshatin Marinzë, pasi në Marinzë, ka prerë 100 rrënjë ullinj 5 vjeçar të shtetasit V.I vjeç 44 banues në fshatin Shirgjan. Neni 150 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 06.05.2018, në fshatin Zabzun, pranë banesës, shtetasi B.GJ, vjeç 23, duke hipur në një dru të lartë, aksidentalisht ka rënë nga lartësia dhe ka humbur jetën gjatë rrugës për në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, si ngjarje aksidentale.

Më datë 07.05.2018, në fshatin Karkavec Prrenjas, shtetasi i mitur E.R, vjeç 7, aksidentalisht, ka rënë nga spondi i zetorit, me drejtues shtetasin K.V, vjeç 50, banues në fshatin Karkavec, duke u dëmtuar e ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 07.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin E.M, vjeç 78, pasi djali V.M, vjeç 45, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit:
V.M 45 vjeç, banues në fshatin Dërsnik-Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 07.05.2018, në banesë dyshohet se ka ushtruar dhunë
fizike e psikologjike ndaj nënës dhe babait të tij, shtetases R.M, 71 vjeçe dhe shtetasit
E.M, 78 vjeç, për të cilin u plotësua edhe kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes
së menjëhershme.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në
familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018,  në lagjen nr. 15, shtetasit A.M dhe F.B, vjeç 21 e 21, banues në fshatin Çiflik e Korçë, kanë goditur me grusht, shtetasin e mitur M.Z, vjeç 16. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 07.05.2018, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin B.B, vjeç 57 banues në fshatin Pilur Devoll, pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 07.05.2018, gjatë natës, në fshatin Nizhavec, është vjedhur banesa e shtetasit I.P, vjeç 60, ku kanë marrë një shumë lekësh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.M, vjeç 54, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr.1, po kryente punime ndërtimi, në banesën e tij, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.B, vjeç 44, banues në Pogradec, pasi nëpërmjet telefonit, në kohë të ndryshme, ka kanosur disa herë, shtetasin D.S, vjeç 22, banues në fshatin Buçimas. Neni 275 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin S.SH, vjeç 79, banues në fshatin Losnik, pasi në Losnik, i ka pushtuar siperfaqe tokë, shtetasit A.D, vjeç 32 banues në Losnik. Neni 200 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 06.05.2018, gjatë natës, në lagjen ‘’Dëshmorët e Kombit’’, kanë vjedhur dyqanin e shtetasit F.K, vjeç 54, banues në Berat, ku kanë marrë disa produkte të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, në fshatin Sadovicë, në banesë, është gjetur e vetëvarur nga familjarët shtetësia L.A vjeç 24. Nga veprimet e kryera, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin E.S, vjeç 24, banues në Berat, pasi në lagjen “30 Vjetori”, në nje lokal u konstatua me lojëra fati, pa dokumente përkatës. Nenet 197, 198, 180, 181 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 07.05.2018,  gjatë natës, në fshatin Rreth-Tapi, tek kabina elektrike, kanë vjedhur 30 ml kabull elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, shtetësia N.M, vjeç 59, banuese në Kuçovë, duke lëvizur në banesë, është rrëzuar pa ndjenja duke marrë goditje në kokë në çimento e ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.

Më datë 07.05.2018, shtetasi F.H vjeç 65, banues në Kuçovë, në fshatin Rreth-Tapi, duke punuar në kabinën elektrike, si pasojë e goditjes nga tensioni arterial, është rrëzuar nga shkallet në tokë i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet  u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 07.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin M.B, vjeç 67, pasi djali J.B, vjeç 33, banues në Fier, ushtron dhunë e psikologjike ndaj tij. Materialet  kaluan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin Y.M, vjeç 47, banues në fshatin Grykë, (i sëmurë mendor), pasi më datë 06.05.2018 në fshatin Grykë, ka goditur me sende të forta, bashkëfshatarin, shtetasin N.GJ, vjeç 76. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
Më datë 07.05.2017, gjatë natës, në fshatin Dukas, është vjedhur një  pompë në lavazhin në pronësi të shtetasit A.S vjeç 50, banues në Ballsh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.05.2018, në lagjen “Pavarësia”, para një lokali, shtetasit A.H, vjeç 58, banues në Vlorë, i kanë vjedhur motorin  tip “Honda”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.05.2018, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në një lokal shtetasit V.S (punonjës i lokalit) vjeç 28, banues në Vlorë, i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, në afërsi të fshatit Kotë, është gjetur një pako me lëndë eksplozive dyshuar tritol, i lidhur me një aparat celular. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë. Neni 278 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, shtetësia M.SH, vjeç 46, kallëzon se një person me numër të fshehtë e shqetëson vazhdimisht në telefon. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal

Më datë 08.05.2018, rreth orës 06:50, në Gjorm, është gjetur një granatë dore dhe një fishek. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 46, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”. Neni 29 1i Kodit Penal

Më datë 07.04.2018, në lagjen “Kushtrimi”, si pasojë e kushteve të rënda psikosociale, në banesë, është vetëhelmuar, shtetasi S.F, vjeç 50, banues në Vlorë. Materialet u referuan  në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë, për vetëvrasje. Neni 99 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Sarandë, dhe punohet për kapjen e shtetasit  R.I,  vjeç 58, banues në Gjashtë, pasi  ka goditur me grusht, inxhinierin e ujësjellësit shtetasin F.B, vjeç 25 duke mos lejuar për të bërë kontroll në banesën e tij për linjën e ujësjellësit. Neni  235 dhe 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Në vijim të komunikatës datë 05.05.2018, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 07.05.2018, u gjet e fshehur motoçikleta. Motoçikleta u sekuestrua në cilësinë e  provës materiale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, në Libohovë, shtetasi I.K, vjeç 40, banues në Libohovë, i cili duke qenë në gjendje të dehur është rrëzuar nga shkallët e murit rrethues në qendër të qytetit Libohovë, duke  pësuar dëmtime të rënda në kokë e trup i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për ngjarje aksidentale.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasen E.L, vjeç 40, banuese në Gjirokastër, pasi ka hapur në një rrjet social një adresë me të dhënat e shtetasit  G.S, vjeç 30, banues në Gjirokastër. Neni 121 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 07.05.2018, gjatë natës, në fshatin Iliras, pranë banesës shtetasit Q.G vjeç 65, i kanë vjedhur dy pompa uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 07.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.C dhe u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasen M.C, vjeç 24 e 42, banues Ishull Shëngjin, pasi në Ishull Shëngjin, K.C, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Yamaha” me pasagjere M.C, të cilët kishin vjedhur 15 vazo me pemë dekorative, në fidanishten e shtetasit L.D  vjeç 58, banues në Lezhë. Nenet 291 e 134/2 të Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme, për shtetasen V.B dhe S.B, vjeç 34 e 15, pasi shtetasi A.B, vjeç 38, ushtron dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë. Ligji 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 06.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin F.K, vjeç 25, banues në Katund i Ri, pasi në Katund i Ri, u konstatua se po ndërtonte një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes menjëhershme, për shtetasin M.GJ vjeç 70, pasi është kanosur e fyer, nga djali A.GJ, vjeç 29. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkalles Parë Kurbin. Ligji 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.L, vjeç 36, banues në Laç, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses I.N vjeç 26. Neni 130/3 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin V.N, vjeç 33, banues në Laç, pasi në Fushë-Milot, në një parcelë toke në pronësi, në afërsi të rrethrrotullimit të rrugës së Kombit Kurbin, ka hedhur zhavorr duke ndryshuar destinacionin e tokës. Neni 199 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, gjatë natës, në Milot, në lokalin loto sport, shtetasit D.B vjeç 37, banues në Miloti i kanë vjedhur 8 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 06.05.2018, në fshatin Bungaj, Malaj, shtetasit F.D dhe F.V, vjeç 16 e 15, duke lëvizur me biçikletë, janë rrezuar dhe dëmtuar, shtetasi F.D, pas mjekimit u largua për në banesë dhe F.V, ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles Parë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin V.M, vjeç 45 banues në Rrëshen, pasi në Rrëshen, i ka pushtuar 120 m2 tokë, shtetasi P.T vjeç 55, banues në Rrëshen. Neni 200 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 07.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen E.B vjeç 30, pasi bashkëshorti, shtetasi A.B, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen GJ.L vjeç 53 pasi bashkëshorti, shtetasi A.L vjeç 53, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A.L, vjeç 43, banues në fshatin Berdicë, pasi në fshatin Berdicë, në tokën pronë e tij, ka ndërtuar e vendosur themele me kolona në një sipërfaqe toke pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin SH.E, vjeç 16, pasi në lagjen “29 Nëntori”, dyshohet se ka vjedhur një armë gjahu në banesën e shtetasit E.R, vjeç 27, banues Shkodër, e cila është gjetur rreth  50 metër larg banesës. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin V.M, vjeç 31, banues në Velipojë, pasi në Velipojë, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik.  Neni 242 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasit Y.Z dhe G.Z vjeç 44 e 47, banues në fshatin Kopliku i Sipërm, pasi në këtë fshat, kanë penguar për pak kohë punimet e Ndërmarrjes Ujësjellësit, me pretendimin se ju bllokon rrugën për të shkuar në banesë. Neni 235 i Kodit Penal
       
Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 07.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim F.O vjeç 36, banues në Kukës, pasi Prokuroria Pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Kukës, ka urdhëruar ndalimin për veprat  penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi i pronës”. Nenet  236/2 dhe 150 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasit S.A dhe R.A, vjeç 60 e 56, banues në fshatin Kasaj, pasi në Kasaj, S.A me vetëgjyqësi nuk lejon R.A, për riparimin e një tubi ujë të pijshëm në pronën e tij, ndërsa R.A, duke hapur kanal me një ekskavator i ka dëmtuar tubacionin e ujit të pijshëm dhe janë konfliktuar me njëri tjetrin. Nenet 277 e 199 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Mat, për shtetasin S.K vjeç 30, banues në Burrel, pasi në një lokal në qytetin e Burrelit, me anë të mashtrimit, i ka marrë çelësat dhe mjetin tip ‘’Rover’’, në pronësi të shtetasit V.GJ vjeç 50 banues në Burrel dhe është larguar së bashku me mjetin. Punohet për kapjen e tij. Neni 143 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 07.05.2018, pranë DVKM Tiranë, u paraqitën 10 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, me shtetësi libiane, marokene,  algjeriane dhe siriane. Nga intervistimi ka rezultuar se kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë nga Kakavija. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes keta shtetas kërkuan Azil në RSH dhe u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasin e depërtuar nga Italia, E.H, vjeç 32, banues  në Durrës pasi më datë 09.05.2014, në afërsi të P K K Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror  në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasin e depërtuar nga Italia, E.I vjeç 33, banues  në Tiranë, pasi më datë 30.03.2018, në afërsi të P K K Blladë, ka kaluar kufirin shtetëror  në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 07.05.2018, në Konispol, në Shkallë, janë kapur 4 shtetas të huaj, me shtetësi irakiane dhe siriane, imigrant të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin B.T, vjeç 56 banues në Tiranë, pasi më datë 02.05.2018, në Ersekë, nga mali i Gramozit, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i  Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin E.T, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi më datë 28.04.2018, në Leskovik, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i  Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër, për shtetasin U.B vjeç 30, banues në Fier, pasi më datë 03.05.2018, në afërsi të PKK Kakavijë, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 06.05.2018, në Han i Hotit, shërbimet e kufirit kapën 6 shtetas sirian, të cilët po tentonin për të kaluar në Malin e Zi. Nga intervistimi deklaruan se kanë hyrë në Shqipëri, më datë 06.05.2018, në fshatin Kakavijë. Në përfundim të kryerjes së procedurave u dërguan në QKPA Babrru Tiranë.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4