Elbasan - Finalizohet operacioni “Dekani”, 7 të arrestuar

ElbasanDrejtoria Elbasan

Finalizohet operacioni “Dekani”.

Operacioni nga Strukturat e DVP.Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.

Operacioni me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh hetime.

Goditet një grup në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, dekan-pedagog-student e sekser në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.

Finalizimi i operacionit mëngjesin e sotëm duke vënë në pranga 7 persona.

Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan u finalizua me sukses operacioni “Dekani”.

Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale u bë i mundur arrestimi i shtetasve:

1- A.R.,55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin "Aleksandër Xhuvani", Elbasan.

2- E.L., 54 vjeçe, banues në Elbasan, me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin "Aleksandër Xhuvani",Elbasan.

3- E.C., 29 vjeçe, banues në Gostimë Cërrik, pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" , Elbasan.

4- P.K., 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.

5- A.K., 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.

6- A. N., 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.

7- M.C., 21 vjeç, banues në Gostimë Cërrik, student.

Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259, i Kodit Penal, “Ushtrimi i Ndikimit të Paligjshëm ndaj Personave që Ushtrojnë Funksione Publike” dhe “Korrupsioni Pasiv i Personave që Ushtrojnë Funksione Publike”.

Personat e arrestuar në bashkëpunim me njëri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.

Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj personave të tjerë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3