Tiranë - Kanos me armë gjahu për motive të dobëta fqinjin, arrestohet

Tiranëd.p.tirane

Kanos me armë gjahu për motive të dobëta fqinjin.

Arrestohet në flagrancë nga policia.

Sekuestrohet arma e gjahut, 7 copë fishekë dhe 2 thika me dorezë.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 4, arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin:

- E. P., 37 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

Ky shtetas në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë gjuetie shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale :

- 1 armë gjuetie dhe 7 copë fishekë me mbishkrimin “Cheddite 12” ( të cilat i ka me leje)

- 2 thika me doreza në kushtet e armës së ftohtë

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4