Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 09 Maj 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 36 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 7 drejtues mjetesh.

2 persona për Narkotikët

7 persona për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”

1 person për veprën penale "Armëmbajtje pa leje"

10 persona në kërkim.

2 persona për veprën penale "Krime ndaj personit"

1 person për veprën penale "Kanosja"

2 persona për veprën penale "Vjedhja"

1 person për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike"

2 persona për veprën penale "Falsifikimi".
 

Gjithashtu janë sekuestruar: 

64 kg e 450 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa,
3 armë zjarri, 7 fishekë, 1 gëzhojë,
7 armë të ftohta (5 thika, 2 doreza metalike).

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 72 persona.

 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:

1-Elbasan, Finalizohet operacioni i koduar "Dekani".
Operacioni është zhvilluar nga Strukturat e DVP.Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh hetime.
Goditet grupi prej 7 personash në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, dekan -pedagog-student e sekser në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4