Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 09 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.V, vjeç 39, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, për një sipërfaqe toke, i ka marrë një shumë lekësh, shtetasit  G.V, vjeç 44, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 47, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, ka përvetësuar një sasi lekësh, të fituar me vendim gjykate nga shtetasi P.GJ, vjeç 63, banues në Tiranë. Nenet 143/2 e 135 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, shtetasi F.K, vjeç 42, banues në Tiranë, kallëzon se një agjenci punësimi me administratore shtetasen S.D., para 1 viti, i ka premtuar punësim në Gjermani kundrejt një shume në euro dhe nuk e ka dërguar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.A vjeç 52, banues në Tiranë, pasi 6 muaj më parë, me anë të mashtrimit ka përfituar një shumë të konsiderueshme lekësh nga shtetasi S.T, vjeç 56, banues në Tiranë. Nenet 143/2 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen V.H, vjeç 56, banuese në Tiranë, pasi në vitin 2011, i ka shitur me kontratë porosie një apartament shtetasit P.H, vjeç 47 banues në Tiranë, ku aktualisht jeton një shtetas tjetër. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj jetës
Tiranë
Ndalohen dy shtetas të shpallur në kërkim policor për krime të rënda ndaj jetës dhe personit.
Më datë 08.05.2018, Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës, ndaluan shtetasit e shpallur në kërkim policor:
D.SH 23 vjeç, banues në Tiranë, (i shpallur në kërkim policor për veprat penale “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë” dhe “Mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”).
Ky shtetas më datë 16.02.2018, në rrugën “Pandeli Çale” në bashkëpunim  me shtetas të tjerë ka plagosur me armë zjarri shtetasit Gj.P., dhe R.H.
R.T 20 vjeç, banues në Durrës, ( i shpallur në kërkim për veprën penale “Vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”).
Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, pasi ky shtetas më datë 15.12.2017, në bulevardin “Gjergj Fishta” ka tentuar të vrasë me thikë shtetasin M. M.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin XH.D, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi H.M, vjeç 52, banues në Kamzë, pasi në Kamzë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Yamaha”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.P vjeç 28, banues në Mamurras, pasi mjeti tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, të drejtuar nga shtetasi B.M, vjeç 48 banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar drejtuesi B.M dhe pasagjerja S.M, vjeç 46, banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.K, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi më datë 08.05.2018, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, duke drejtuar motorin tip “Dayang” ka aksidentuar shtetasin DH.P, vjeç 56, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë mjekim në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.XH, vjeç 32, banues në  Larushkë, Krujë, pasi në banesë, iu gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 26 kg e 800 gr. lëndë narkotike e llojit Marijuanë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Elbasan
Finalizohet operacioni “Dekani”.
Operacioni nga Strukturat e D.V.P.Elbasan në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit.
Operacioni  me metoda speciale të hetimit prej disa muajsh hetime.
Goditet një grup  në fushën e korrupsionit dhe shpërdorimit të detyrës, dekan –pedagog-student -sekser në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan.
Finalizimi i operacionit mëngjesin e sotëm duke vënë në pranga  7 persona.
Nga Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në  Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan u finalizua me sukses operacioni “Dekani”.
Në kuadër të këtij operacioni pas një hetimi disa mujor me metoda speciale  u bë e mundur arrestimi i shtetasve:
A.R, 55 vjeç, banues në Elbasan, me detyrë  Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" , Elbasan.
E.L, 54 vjeçe, banues në Elbasan,  me detyrë Shefe e Departamentit të Gazetarisë në Fakultetin e Shkencave Humane në Universitetin "Aleksandër Xhuvani",Elbasan.
E.C, 29 vjeçe, banues në Gostime Cërrik, Pedagoge e jashtme në Fakultetin Ekonomik në Universitetin "Aleksandër Xhuvani" , Elbasan.
P.K, 53 vjeç, banues në Elbasan, në rolin e sekserit.
A.K, 31 vjeç, banues në Tiranë, në rolin e sekserit.
A.N, 51 vjeç, banues në Cërrik, në rolin e sekserit.
M.C, 21 vjeç, banues në Gostime Cërrik, student.
Arrestimi i tyre u krye në zbatim të vendimit nr.315, datë 08.05.2018, të Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan,  e cila ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest në burg”,  për veprat penale të parashikuara nga neni 245/1/2 dhe 259 i Kodit Penal,  “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.
Personat e arrestuar në bashkëpunim me njeri-tjetrin në kohë të ndryshme duke shpërdoruar funksionin publik kanë kërkuar dhe ushtruar ndikim të paligjshëm, në rolin e sekserit dhe pedagogut në Universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan për marrjen e notave kaluese nga studentet gjatë sezoneve të provimeve.
Vazhdojnë hetimet për evidentimin e veprimtarisë kriminale edhe ndaj persona të tjerë.
Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.H, vjeç 27, banues në Ersekë, bazuar në nenet 248 e 250 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasen E.TH, vjeç 23, banuese në Durrës, pasi në rrugën Qafë Thanë-Pogradec, në fshatin Pojskë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Volksvagen” të drejtuar nga shtetasi F.SH, vjeç  62 banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit dhe pasagjerja në mjet, shtetësia F.C vjeç 62 banuese në Tiranë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin e mitur O.Y, vjeç 14, pasi pranë banesës, iu gjet 8 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i
shtetasit:
E.T 34 vjeç, banues në fshatin Kurjan, Fier.
Arrestimi i tij u bë pasi në aksin rrugor Berat-Ura Vajgurore,  duke drejtuar mjetin tip Benz ka dalë nga rruga duke pësuar dëmtime të lehta, nga kontrolli që u ushtrua nga shërbimet e policisë rezultoi se ky shtetas ishte pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur në masën 0,56 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale, ’’Shkelje e
rregullave të qarkullimit rrugor’’, ‘’Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt’’, parashikuar nga nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për shtetasin NJ.V, vjeç 60, banues në fshatin Afrim, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë eurosh shtetasit B.K vjeç 72, banues në fshatin Kashisht. Nenet 143 e 164 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, kanë shpallur në kërkim shtetasin:
A.N., 35 vjeç, banues në Kuç, Vlorë, (pasi në banesë i janë gjetur dhe sekuestruar 35 kg lëndë narkotike cannabis sativa dhe dy armë gjahu).
      Po punohet për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin K.K, vjeç 22, banues në Vlorë, pasi më datë 06.05.2018, në rrugën Vlorë-Orikum, në fshatin Radhimë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Tepelenë
Nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit E.S, 34 vjeç, banues në Rabie, Memaliaj.
Arrestimi këtij shtetasi u bë pasi rreth orës 15:00 gjatë kontrollit të ushtruar nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në vendin e quajtur ish ofiçina e Fermës Tepelenë, në aksin rrugor Tepelenë–Memaliaj, në një çantë kishte lëndë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa me peshë 2 (dy) kilogram e 650 (gjashtëqind e pesëdhjetë) gramë.
Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasen L.M vjeç 29 banuese në Memaliaj, pasi  në rrugën Tepelenë-Krahës, tek kryqëzimi i Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” është përplasur me mjetin tip “Ford”, të drejtuar nga shtetasi Y.O, vjeç 57, banues në Tepelenë, për pasojë  është dëmtuar shtetasi G.B vjeç 59 pasagjer, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin E.S, vjeç 37, banues në fshat Memaliaj, me leje drejtimi, pasi në aksin rrugorë Tepelenë-Krahës, duke drejtuar mjetin tip “Ford” është përplasur me autobusin tip “Iveco” me drejtues shtetasin Y.Ç vjeç 55, banues në Sarandë, me leje drejtimi, për pasojë është dëmtuar drejtues E.S i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 08.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.P, vjeç 61, banues në Lezhë, pasi në rrugën Lezhë–Shkodër, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”, është përplasur me mjetin tip “BMV X5”, të drejtuar nga shtetasi E.D, vjeç 33, banues në Shkodër, i cili ka  devijuar dhe është përplasur me një shtylle sinjalistike, për pasojë janë dëmtuar pasagjeret e mjetit “BMV”-X5, shtetasit A.D dhe fëmija R.K, vjeç 57 e 3, banuese në Shkodër, të cilët pas mjekimit në spital, u larguan në banesë. Nenet 290/1 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 08.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, R.K vjeç 22, banues në Shkodër, pasi Gjykata Apelit Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”, e kryer në bashkëpunim. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 08.05.2018 u ndaluan shtetasit në kërkim, R.H dhe V.H, vjeç  75 e 56, banues në Tiranë, pasi Gjykata Apelit Shkodër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Mashtrimi” e kryer në bashkëpunim. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Dibër
Vijon puna për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Procedohen penalisht në gjendje të lirë 9 shtetas (administrator të shoqërive private).

Në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër, kanë ushtruar kontrolle në subjektet e Shoqërive Private të Sigurisë Fizike në qarkun e Dibrës, ku si rezultat i këtyre kontrolleve  ka rezultuar se në 9 Shoqëri Private të Sigurisë Fizike,  janë kryer veprime që kanë cenuar  të drejtat  ligjore ndaj punonjësve  të SHPSF-ve.   
Janë proceduar penalisht në gjendje të lirë shtetasit :
D.N,  47 vjeç, banues në Tiranë,  administrator i një subjekti  privat SHPSF.
S.K,  62 vjeç, banues në Tiranë,  administrator i një subjekti  privat SHPSF.
V.D, 56 vjeç, banues në Tiranë , administrator i një subjekti  privat SHPSF.
XH.B,  55 vjeç, banues në Tiranë, administrator i një subjekti  privat SHPSF.
SH.B,  69 vjeç, banues në Bulqizë, administrator i një subjekti  privat SHPSF.
J.ZH,  37 vjeçe, banuese në Tiranë,  administratore e  një subjekti  privat SHPSF.
J.P,  39 vjeçe, banuese në Mat, administratore e  një subjekti  privat SHPSF.
M.M,  52 vjeç, banues në Bulqizë,  administrator i një subjekti  privat SHPSF.
S.B,  58 vjeç, banues në Bulqizë, administrator i  një subjekti  privat SHPSF.
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi nga  kontrollet e ushtruara  në subjektin e tyre si dhe  nga kryerja e veprimeve hetimore të deritanishme janë konstatuar shkelje që kanë të bëjnë me zbatimin e   kërkesave të nenit  18 të ligjit,  75/2014, datë 10.07.2014 “Për shërbimin privat të sigurisë fizike”  ku orët e punës për çdo punonjës  shërbimi janë mbi 40 orë pune në javë dhe pagesa e disa punonjësve të shërbimit ishte më e ulët se niveli  i pagës  së përcaktuar me VKM, duke fshehur  me qëllim fitimi për veten e tyre  dhe mosdeklaruar të dhënat e nevojshme sipas legjislacionit në fuqi.
Materialet në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur do t’i referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Dibër,si të dyshuar për veprën penale “Fshehje e të ardhurave”, parashikuar nga neni 180 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin D.I vjeç 47 banues në fshatin Dovolan, pasi ka falsifikuar dokumentin shkollor. Neni 187 i Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Lushnjë
Seksioni për krimet e rënda
Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
F.Gj, 17 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në fshatin Fier i Ri, për motive të dobëta, ka goditur me thikë shtetasen D.Ç, 31 vjeçe, banuese në fshatin Fier i Ri, Lushnje.
Shtetasja D.Ç ka pësuar dëmtime në fytyrë dhe ndodhet në Spitalin e Lushnjes nën kujdesin e personelit mjekësor.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale thika që përdori autori.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprat penale "Plagosje e mbetur në tentativë" dhe "Prodhimi, mbatja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga Nenet 79/22 dhe 279 të Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Në vijim të informacionit, që bënë fjalë trafikimin e mjetit tip “Smart” më datë 08.05.2018, u gjet dhe u bllokua. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Neni 141/a i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases K.D më datë 08.05.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaroi se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë.  

Më datë 08.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.SH, vjeç 45 banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit”, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Tiranë
Kapet dhe arrestohet në kohë rekord autori i plagosjes së katërfishtë të ndodhur ditën e sotme  në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.
Arrestohet nga shërbimet e policisë Tiranë, shtetasi:
H.K 20 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas paraditen e sotme, pas një konflikti për motive të dobëta në zonën e bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, plagosi me mjet prerës shtetasit J. Ll., 18 vjeç F. Ll., 18 vjeç K.D., 19 vjeç dhe K.M., 19 vjeç.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme hetimore për veprën penale  të plagosjes me dashje.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin J.B, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi më datë 08.05.2018, në rrugën ”Hoxha Tasim”, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin D.N, vjeç 44 banues në Tiranë, pasi më datë 07.05.2018, në rrugën “Tafaj”, nga kontrolli fizik iu gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale një dorezë metalike. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B.A, vjeç 67, banues në Tiranë, pasi në rrugën “David Selenica”, duke qenë në gjendje të dehur, i ka dëmtuar motorin tip “Piggio” shtetasit A.A vjeç 42, banues në Tiranë. Neni 161 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin D.Z, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi ka goditur me grusht shtetasen B.D, vjeç 43, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur J.M, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Frosina Plaku”, nga kontrolli fizik iu gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.S pasi më datë 04.05.2018, në rrugën ‘’Dritan Hoxha”, ka goditur me grusht shtetasin F.H, vjeç 67 banues në Tiranë. Punohet për shoqërimin e F.S. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen D.D, vjeç 46, banuese në Tiranë, pasi më datë 07.05.2018, ka kanosur shtetasen A.M, vjeç 51 banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.B vjeç 52, banues në Tiranë, pasi më datë 07.05.2018, në rrugën “Preng Jakova”, ka kanosur shtetasin Z.T, vjeç 72 banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin e mitur K.M, vjeç 15, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Koça”, ka vjedhur banesën e shtetasit E.S, vjeç 19, ku ka marrë disa sende personale. Nga veprimet e kryera rezultoi se është autor i një tjetër vjedhje. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.G, vjeç 53, banues në Kombinat, (i sëmurë mendor), i cili u shtrua në spitalin psikiatrik dhe nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua 1 thikë. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin F.H vjeç 30 banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, në dyqan nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e tij. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen F.B vjeç 63 banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, shtetasi E.B vjeç 67 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Me datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin N.Z, vjeç 46, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”,  pasi më datë 27.04.2018, në rrugën “Don Bosko”, dyshohet se i ka vjedhur biçikletën shtetasit F.D, vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.XH, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi më datë 08.05.2018 ka ushtruar dhunë fizike dhe kanosur me fjalë, shtetasin J.SH, vjeç 37, banues në Tiranë. Nenet 84 e 90 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.Z, vjeç 35 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Don Bosko”, ka qëlluar me armë në ajër dhe kanosur, (nipin) shtetasin J.K, vjeç 38, banues në Tiranë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua 1 gëzhojë model 54. Punohet për kapjen e E.Z. Nenet 278 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen A.M vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi bashkëjetuesi, shtetasi R.M, vjeç 51, kallëzon se, A.M para 3 muajsh, është larguar nga banesa duke braktisur fëmijën e mitur S.M, 8 vjeç. Punohet për gjetjen e saj. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin N.H, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Esheref Frashri”, qeni i tij, ka kafshuar shtetasin G.L, vjeç 38, banues në Tiranë. Punohet për shoqërimin e N.H. Nenet 90 e 207 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.05.2018, tek parkingu ish “Fushës së Begsave”, shtetasi L.Z, vjeç 29, banues në Tiranë, në furgonin tip “Benz” i kanë vjedhur një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B.K, 44 banues në Tiranë, pasi në rrugën e fshatit Zall-Herr, ka goditur me grusht shtetasin H.K, vjeç 68, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin XH.H, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën ‘’Shefqet Kuka”, nga kontrolli në mjetin tip “Peugeot”, iu gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe një makinë grirëse. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.L vjeç 30, banues në Tiranë, pasi me anë të rrjetit social  ka shqetësuar vazhdimisht shtetasen B.B, vjeç 25, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Tiranë
Kanos me armë gjahu për motive të dobëta fqinjin.
Arrestohet në flagrancë nga policia.
Sekuestrohet arma e gjahut, 7 copë fishekë dhe 2 thika me dorezë.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr. 4, arrestuan në kushtet e flagrancës shtetasin:
E.P., 37 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
Ky shtetas në rrugën “5 Maji”, për motive të dobëta ka kanosur me armë gjuetie shtetasin A. R., 33 vjeç, banues në Babrru, Tiranë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
1 armë gjuetie dhe 7 copë fishekë me mbishkrimin “Cheddite 12” ( të cilat i ka me leje)
      2 thika me doreza në kushtet e armës së ftohtë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprat penale “Kanosje” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve të ftohta”, parashikuar nga nenet 84 dhe 279 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen K.LL, vjeç 24, pasi bashkëshorti, shtetasi E.LL, vjeç 28, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen M.XH, vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi ka goditur, shtetasen e mitur A.Ç, vjeç 13, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, shtetësia F.S vjeç 24, banuese në Tiranë, në vazhdim, kallëzon se, në rrugën “Ali Beshiri”, pranë banesës, i kanë thyer xhamin e mjetit tip “Opel”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.GJ, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka kryer veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës, pasi ka shqetësuar babain, shtetasin A.GJ vjeç 70 banues në Tiranë, i cili është i pajisur me urdhër mbrojte. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.GJ, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Arkitekt Sinani”, në banesën e shtetasit B.B vjeç 41, pas një konflikti, ka goditur lehtësisht me mjete prerëse B.B. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 08.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.M, vjeç 40, banues në Bathore, pasi në banesë, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, A.M, vjeç 35, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen G.V vjeç 48, pasi më datë 08.05.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortit, shtetasit K.V, vjeç 48,  të dyve ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasen E.D vjeç 21, banuese në fshatin Bërxullë, pasi në banesë  në dhomën (e vjehrrit), shtetasit  RR.D, vjeç 55, dyshohet se ka vjedhur një sasi lekësh. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 08.05.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 2, kanë vjedhur një shkollë të mesme ku kanë marrë disa objekte pune të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kavajë, për shtetasin K.T, vjeç 22, banues në Kavajë, pasi me anë të mashtrimit, i ka blerë mjetin tip “Porsche”, shtetases D.A vjeç 32 banuese në Tiranë dhe nuk e ka likuiduar. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 08.05.2018, në lagjen nr. 11, kanë vjedhur banesën e shtetasit A.Q, vjeç 63, ku i kanë marrë një sasi lekësh dhe disa sende personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.05.2018, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente mjekësore, shtetasi S.P vjeç 55, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë  pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës, për vlerësim.

Më datë 08.05.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.T, vjeç 42, pasi bashkëshorti, shtetasi A.T vjeç 47 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë  Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin H.S, vjeç 59, banues në fshatin Arapaj, pasi në banesë, nga  inspektorati i UKD, u konstatua lidhje e paligjshme e ujit të pijshëm. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasin F.B, vjeç 26, banues në fshatin Arapaj, pasi në banesë, nga  inspektorati i UKD, u konstatua lidhje e paligjshme e ujit të pijshëm. Neni 159 i Kodit Penal.

Durrës
Informacion paraprak
Më datë 08.05.2018, rreth orës 10:30- 11:00, në lagjen Nr.11, në afërsi të Postës në
Durrës, shtetasi I.K., me punë korrier pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës është
sulmuar nga dy persona të paidentifikuar , të cilët i kanë marrë disa materiale që i kishte
tërhequr nga Posta.
Nga ana jonë po punohet intensivisht dhe po kryhen  të gjitha veprimet e duhura hetimore
në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës me qëllim identifikimin e
autorëve, kapjen e tyre dhe zbardhjen e plotë të rrethanave  të ngjarjes.

Më datë 08.05.2018, në lagjen nr. 4, shtetasit Z.C, vjeç 52, banues në Durrës, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 08.05.2018, në lagjen nr. 5, në banesë, si pasojë e infarktit ka vdekur N.Ç, vjeç 53 punonjës policie. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Krujë, për shtetasin A.C, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi më datë 16.04.2018, shtetasit E.Ç, vjeç 34, banues në Tiranë, i ka marrë me qira mjetin tip “Hondai”dhe nuk ja ka kthyer. Punohet për kapjen e A.C dhe gjetjen e mjetit. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin Z.I, vjeç 63, banues në Elbasan, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE- së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin SH.S, vjeç 63 banues në Cërrik, pasi në Cërrik, ka dëmtuar një tendë garazhi, të shtetases Z.S, vjeç 62, banuese në Cërrik. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin H.S, vjeç 52, banues në Durrës, pasi gjatë natës, në fshatin Shezë e Madhe, dyshohet se ka vjedhur një lopë dhe një viç, të shtetases F.K, vjeç 54. Punohet për kapjen e H.S. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin A.Q, vjeç 34 banues në fshatin Zdrajsh, pasi në këtë fshat, ka prerë 19 rrënjë hardhi, në pronësi të shtetasit H.Q, vjeç 64, banuese në Zdrajsh. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin H.P vjeç 78, banues në fshatin Stravaj, pasi në fshatin Liras, ka pushtuar një sipërfaqe toke në pronësi të shtetasit S.P, vjeç 63, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen F.B, vjeç 56, pasi bashkëshorti, shtetasi F.B, vjeç 51 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 08.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.D, vjeç 62 pasi bashkëshorti, shtetasi SH.D , vjeç 69 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë dhe po punohet për kapjen e shtetasit O.Z, 29 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr.8 në Korçë, në ambientet e Zyrës së Ndihmës Ekonomike, për shkak të detyrës, dyshohet se ka goditur punonjësin e kësaj zyre shtetasin E.Th, 35 vjeç, banues në Korçë.Neni 237 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 08.05.2018, gjatë natës, në fshatin Vloçisht, kanë vjedhur banesën e shtetasit R.K vjeç 41, ku kanë marrë disa pajisje elektro shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohet një shtetas i dënuar nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë, me 4 vjet e 6
muaj burg.  
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec bënë kapjen dhe
ndalimin e shtetasit në kërkim:
A.G 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata për Krimet e Rënda në Tiranë, me vendim nr 81 të datës
30.03.2018, e ka dënuar këtë shtetas me 4 (katër) vjet, 6 (gjashtë) muaj e 25 (njëzetë e
pesë) ditë burg për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve
shpërthyese dhe i municionit”, “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve materiale për të kryer
vrasje”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga nenet 278/1, 80, 20 dhe 25  të Kodit
Penal.

Pogradec
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë ndalimin e
shtetasit në kërkim:
J.B, 51 vjeç, banues në Pogradec.
Ndalimi i tij u bë pasi, Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec  me vendim nr 1048-202, të
datës 16.11.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 2 muaj burg për veprën penale
“Vetëgjyqësia” parashikuar nga neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për shtetasin A.D, vjeç 60, banues në fshatin Rrëmenj, pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar themelet e banesës, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin E.M, vjeç 23 banues në fshatin Starje, pasi në këtë fshat, ka goditur me grusht shtetasin S.C, vjeç 77, banuese në Starje. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 08.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, L.O, vjeç 31, banues në Levan, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Fier, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, në Patos, në banesë ka vdekur shtetësia R.G, vjeç 49. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës pare Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje,  arrestuan në flagrancë shtetasin:
G.Z, 34 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen “Xhevdet Nepravishta” Lushnje, në ambientet e Spitalit Lushnje, është kapur nga shërbimet e policisë me një thikë me teh metalik e dorezë druri si edhe një dorezë metalike (përforcuese grushti), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale  "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta" parashikuar nga Neni 279/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.H vjeç 33, banues në Vlorë, pasi tek tuneli, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Vlorë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, në Selenicë, si rezultat i reshjeve të shiut me intensitet të rëna orën e fundit, ka dalë nga shtrati përroi “Otima” dhe ka përmbytur 8 banesa, në të cilat niveli i ujit shkon deri në 50 cm, nuk ka dëme në njerëz. Rreth orës 23:30, situata është përmirësuar dhe uji është larguar nga banesat. Të pranishëm kanë qenë emergjencat e Bashkisë dhe Prefekturës.  

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 08.05.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit S.I dhe L.H, vjeç 31 e 38 banues në Sarandë e Ksamil, pasi në Ksamil, u kapën me një sasi telash të instalimeve elektrike, të cilat i kishin vjedhur në hotelin e shtetasit V.B, vjeç 64, banues në Ksamil. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Nenet 134/2 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për shtetasin R.D, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mitat Hoxha”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “BMW”, në Tiranë, ka goditur mjetet e parkuara, ku ka dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M,  vjeç 55 banues në  Kalasë, Delvinë, pasi tek “Kthesat e Muzinës”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Mitsubishi” është përplasur me mjetin tip “Benz” të drejtuar nga shtetasi S.L vjeç 47, banues në Shkodër, ku ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë  08.05.2018, shtetasi TH.K, vjeç 53, banues në fshatin “Andon Poçi”, kallëzon se, më datë 03.05.2018, në këtë fshat, në vendin e quajtur “Shën Varvara”, i kanë vjedhur 70 ml. tub plastik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin J.D, vjeç 19, banues në fshatin Tresh, pasi në Lezhë, ka fyer shtetasin M.L, vjeç 64, banuese në Lezhë. Neni 119 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Informacion paraprak
Më datë 09.05.2018, rreth orës 00:05, në Reps, në një kalçeto shtetasi E.P vjeç 29 banues në fshatin Mashterkorë, duke luajtur futboll ka pasur probleme shëndetësore (kardiake) dhe rrugës për në spital ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin E.R, vjeç 30 banues në Kamzë, pasi gjatë natës, në fshatin Shirokë, dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetasit K.B, vjeç 53 ku ka marrë 3 çanta me rroba të ndryshme. Punohet për kapjen e E.R. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin K.GJ, vjeç 44 në fshatin Kir, pasi në fshatin Kir, duke hapur një rrugë ka dëmtuar pemë frutore, në pronësi të shtetasit P.GJ, vjeç 72 banues në Boriç i Madh. Neni 150 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 08.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.Z  vjeç 31 banues në Bajram Curr, pasi më datë 07.05.2018, në shëtitoren e qytetit, u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Golf”. Neni  291 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasin A.RR vjeç 21, banues në fshatin Sopot, pasi në qytet, ka kanosur dhe goditur me sende të forta, shtetasin R.S, vjeç 19 banues në Bajram Curri. Nenet 84 e 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për shtetasin A.Z banues në Laç, pasi më datë 07.05.2018, në lagjen “Minatori”, ka goditur me mjete prerëse shtetasin R.N, vjeç 40, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Në vijim të informacionit që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 08.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, S.K, vjeç 30, banues në Burrel. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Tiranë, për shtetasin e depërtuar nga Anglia, R.D, vjeç 23, banues në Kukës, pasi më datë 26.03.2018, në afërsi të P K K Morinë Kukës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, pranë D V K M Tiranë, është paraqitur shtetasi iraken, S.M, vjeç 26, i cili më datë 05.05.2018, në afërsi të Kakavijës ka kaluar kufirin shtetëror. Në përfundim të kryerjes së procedurave kërkoi azil dhe u dërgua në Q K P A Babrru Tiranë.
Interpol Tirana

Ekstradohet nga Turqia, I.H , i dënuar me 25 vjet burg për vrasje.
Nga Specialistët e Interpol Tirana u bë  ekstradimi nga Turqia drejt Shqipërisë, i shtetasit shqiptar:
I.H 52 vjeç, lindur në Babinë, Tropojë.
Shtetasi I.H është shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendim penal nr. 316, datë 29.04.2002 e ka dënuar me 25 vjet burg për veprat penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Vrasje me paramendim e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasje me paramendim të mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga nenet 79/c-25, 78-25 dhe 78-25/22 të Kodit Penal.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Në datë 12.09.1998, rreth orës 21:15, pranë ish Selisë Qendrore të Partisë Demokratike në Tiranë, janë vrarë me armë zjarri shtetasit A.H., deputet i Kuvendit të Shqipërisë, shtetasi B. Ç. truproja e tij dhe është plagosur rëndë shtetasi tjetër Z. N.
Hetimet kanë zbuluar se shtetasi I.H ka qenë një prej autorëve të kësaj ngjarje.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet për vlerësim, në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasin tunizian, I.R, vjeç 34, banues  në Itali,  për “Kalim të paligjshëm të kufirit shtetëror”.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Durrës, për shtetasin I.G, vjeç 62, banues në Durrës, pasi mjeti “Renault” rezulton i vjedhur në Itali, më datë 09.09.2017, i cili u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, në P K K Port, në dalje u kap në flagrancë shtetasi A.E  vjeç 30, banues në Iran, pasi gjatë regjistrimit ka paraqitur pasaportë franceze, e cila dyshohet e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018 në P K K Port, në dalje u kap në flagrancë shtetasi M.A,vjeç 30, banues në Iran, pasi gjatë regjistrimit ka paraqitur pasaportë franceze, e cila dyshohet e falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin e kthyer inad nga pala greke, R.M vjeç 27, banues në Dibër, pasi në P K K Kapshticë, nga kontrolli në pasaportë, u konstatua 1 vulë greke,  e cila dyshohet e falsifikuar. Me cilësinë e provës materiale u bllokua pasaporta. Neni 190 i Kodit Penal.

Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës  së Shkallës Parë Korcë, për shtetasin e kthyer inad nga pala greke, A.L, vjeç 52, banues në Kukës,  pasi në P K K Kapshticë, nga kontrolli në pasaportë, u konstatua 1 vulë greke,  e cila dyshohet e falsifikuar. Me cilësinë e provës materiale u bllokua pasaporta. Neni 189 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 08.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë  Sarandë, për shtetasin e deportuar nga Greqia, A.C, vjeç 26 banues në Lushnjë, pasi më datë 28.04.2018, nga Konispoli, ka kaluar kufirin Shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 08.05.2018,  në afërsi të fshatit Kakavijë, shërbimet e S P K Kakavijë, kapën 11 shtetas sirian, të cilët kanë kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme. Në përfundim të kryerjes së procedurave kërkuan azil dhe do dërgohen në QKPA Babrru Tiranë.

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3