Tiranë - Qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit, arrestohet për korrupsion pasi i ofron 5000 lekë të reja policit

TiranëPolicia Rrugore 10.05.2018 1

Qarkullonte pa vendosur rripin e sigurimit, arrestohet për korrupsion pasi i ofron 5000 lekë të reja policit për t’ju shmangur OASH-së. (për video kliko mbi link)

Policia Rrugore e Tiranës, në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL Maj 2018”, nga kontrollet e ushtruara gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë territorin e kryeqytetit në lidhje me identifikimin e mjeteve debitore si dhe shkelje të tjera të legjislacionit rrugor, ka konstatuar dhe ndëshkuar:

• 23 drejtues mjetesh që nga verifikimi rezultuan me detyrime të pashlyera

• 56 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurisë

• 22 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor)

• 13 drejtues mjetesh të papajisur me sigurim të detyrueshëm

• 4 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh të papajisur me certifikatë transporti profesional

• 6 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

• 128 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor

Gjithashtu nga kontrollet në funksion të Planit Operacional janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 6 drejtues mjetesh nga të cilët:

4 për drejtimi mjeti në gjendje të dehur në masën që varionin nga 0.55 mg/l deri në masën 1.56 mg/l

1 i papajisur me Leje Drejtimi

1 për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike, pasi drejtuesi i mjetit A.Gj., për t’ju shmangur OASH-së, për mos vendosje të rripit të sigurimit, i ofroi 5000 lekë të reja punonjësit të policisë. Gjatë shoqërimit ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë të Komisariatit Nr. 1.

Policia Rrugore 10.05.2018 1

Policia Rrugore 10.05.2018 2

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3