Fier - Policia zbulon një laborator në ndërtim e sipër, dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike

FierFier 10.05.2018 1

Policia zbulon një laborator në ndërtim e sipër,(për video kliko mbi link)

i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike.

Sekuestrohet një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.

Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e fenomenit të kultivimit të bimëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të mara në rrugë operative, në fshatin Mbrostar, Fier, në tokat në pronësi të shtetasit V.Ç., 50 vjeç, banues në Patos, u konstatua një laborator i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.

Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.

Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara, në afërsi të fshatit Seman u gjet një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorë nga 250 KF.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pronarit të mjetit lundrues.

Grupi hetimor po punon për ndalimin e pronarit të magazinës, shtetasit V.Ç., dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes apo personave të tjerë të implikuar.

Fier 10.05.2018 1

Fier 10.05.2018 2

Fier 10.05.2018 3

Fier 10.05.2018 4

Fier 10.05.2018 5

Fier 10.05.2018 6

Fier 10.05.2018 7

Fier 10.05.2018 8

Fier 10.05.2018 9

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4