Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 10 Maj 2018


Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 26 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 7 drejtues mjetesh.

1 person për Narkotikët

6 persona në kërkim

1 person për veprën penale "Vjedhja"

1 person për veprën penale "Dhunë në familje"

3 persona për veprën penale "Shitja e paautorizuar e kartave SIM"

2 persona për veprën penale "Falsifikimi"

2 persona për veprën penale "Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik"

1 person për veprën penale "Përndjekja"

1 person për veprën penale "Kanosja"

1 person për veprën penale "Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

 
Gjithashtu janë sekuestruar:

disa doza lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa,
2 armë zjarri si dhe 3 fishekë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 56 persona.
 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2