Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 10 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Më datë 09.05.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kont Leopold Bertold”, për t’ju shmangur masës administrative për mjetin tip “Benz GLK”, iu ka ofruar punonjësve të policisë 5000 lekë. Gjatë shoqërimit, ka kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë të Komisariatit Nr.1. Nenet 244, 236 e 237 të Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 08.05.2018, shtetasi M.V, vjeç 35, banues në Durrës, kallëzon se një agjenci punësimi me administratore shtetasen S.D., para 1 viti, i ka premtuar punësim në Gjermani kundrejt një shume në euro dhe nuk e ka dërguar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, shtetasi N.Ç vjeç 80, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 08.05.2018, në rrugën “Teodor Keko”, shtetasi F.M, vjeç 47, banues ne Tiranë, ka prishur rendin dhe qetësinë publike dhe ka dëmtuar parkimin përball një lokali,  pronë publike. Nenet 274 e 150 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018 u ndaluan shtetasit K.Z, L.Z dhe S.H, vjeç 30, 34 e 58, banues në Tiranë, për veprën penale “Shitja e paautorizuar e kartave sim”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 293/d i Kodit Penal.
         
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 20.03.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.D, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në rrugën dytësore Vorë-Marikaj, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.S, vjeç 38, banues në Laç, pasi më datë 08.05.2018, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka përplasur mjetin tip “Toyota”, me drejtues E.K, vjeç 34, banues në Tiranë, me pasagjere E.K, vjeç 32, i cili më pas ka goditur mjetin tip “BMV”, të drejtuar nga shtetasi B.G, vjeç 28, banues në Tiranë, ku për pasojë është demtuar shtetesia E.K, e cila pas mjekimit në spital, u largua për banesë. Neni 290 i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.L, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.A vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazi Miho”, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues H.H vjeç 37, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar pasagjeri, A.H, vjeç 63, banues në Tiranë, i cili pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.E, vjeç 30 banues në Karaj, Iran, pasi gjatë kontrollit në P.K.K, Durrës, është kapur duke kaluar kufirin me një vizë “Shengen” të falsifikuar. Nenet 189 e 190 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.A, vjeç 30, banues në Kazeroom, Iran,  pasi gjatë kontrollit në P.K.K, Durrës, është kapur duke kaluar kufirin me vizë “Shengen” të falsifikuar. Nenet 189 e 190  të Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin E.P, vjeç 18, banues në fshatin Shezë, Peqin, pasi në rrugën e fshatit Shezë-Peqin, duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Kinlon”  ka dalë nga rruga e për pasojë është dëmtuar vetë dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasen M.P vjeç 47, banuese në Elbasan, pasi në “Rrethrrotullimin e Postës”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”  është përplasur me autobusin tip “Benz”, me drejtues shtetasin A.G, vjeç 34, banues në Suharekë, Kosovë, për pasojë është dëmtuar lehtë M.P, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin C.Q, vjeç 41, banues në Poliçan, pasi në Poliçan, u kap me mjetin tip kamion (të një subjekti privat), me pllaka guri dekorativ, me fatura fiktive. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Më datë 09.05.2018, shtetasi R.T, 56 vjeç banues në Bilç, Berat, ka bërë kallëzim se në xhamin e mjetit, ka gjetur një letër kërcënuese.Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 109/b i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit P.D, vjeç 27, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka trafikuar motomjetin tip “Suzuki”, i vjedhur në Greqi, më datë 05.11.2011. Neni 141/a i Kodit Penal

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin G.K vjeç 34, banues në Peqin, ish agjent pranë një shoqërie sigurimesh Durrës, pasi më datë 07.10.2017, ka prerë një Policë Sigurimi, për mjetin në pronësi të shtetasit S.I vjeç 55, banues në Vlorë, i cili rezulton i pasiguruar. Neni 135, 143 e 190/3 të Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin N.H, vjeç 54, banues në Fier, pasi më datë 24.08.2017, ka prerë një Policë Sigurimi për mjetin, në pronësi të shtetasit Xh.H, vjeç 70, banues në Vlorë, i cili rezulton i pasiguruar. Nenet 135, 143 e 190/3 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin B.XH, vjeç 38, banues në lagjen “24 Maji”, në bulevardin “Ismail Qemali”, te kryqëzimi i “Kali i Trojës”, duke drejtuar mjetin tip “Daimler-Chrysler” ka aksidentuar shtetasen A.B, vjeç 17, banuese në Vlorë, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për shtetasin Ll.N, vjeç 58, banues në Laç, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasen D.N vjeç 53, banuese në Shenkollë, Lezhë, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.S, vjeç 52, banues në Merçi, Lezhë, pasi në Lezhë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lonçin”. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin S.Z vjeç 28 banues në Lezhë, pasi në autostradë, tek kryqëzimi i Patokut, Kurbin, duke drejtuar mjetin tip ”Ford”, ka humbur kontrollin dhe ka dale nga rruga. Për pasoje ka marre dëmtime të lehta pasagjerja, shtetasja M.P vjeç 22 banuese në Mamurras, Kurbin, e cila pas ndihmës në spital, ka shkuar në banesë, pa probleme. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasit K.H dhe SH.S, vjeç 18 e 26, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Perash”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal

Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Shkodër
Identifikohen autorët e plagosjes së 35 vjeçarit.
Me datë 09.05.2018, në fshatin Grudë e Re, Shkodër, ka mbetur i plagosur me armë zjarri shtetasi Gj.G. 35 vjeç, në afërsi të banesës së tij, i cili ndodhet në Spitalin Rajonal Shkodër, ku po merr mjekimin e nevojshëm, jashtë rrezikut për jetën.
Nga Policia e Shkodrës vijojnë hetimet me intensitet, për sqarimin e rrethanave të ngjarjes është bërë identifikimi dhe po punohet për kapjen e autorëve të dyshuar, nuk jepen të dhena të tjera për shkak të hetimeve.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale te “Vrasje me paramendim e mbetur në tentativë" dhe "Armëmbajtje pa leje” parashikuar nga nenet 78 - 22, 278 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për shtetasin A.U, vjeç 68, banues në Shkodër, pasi  në afërsi të sheshit “Isa Boletinit”, Shkodër, duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen” ka goditur mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit E.T, vjeç 57 banues në Shkodër, duke i shkaktuar dëme materiale. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Sektori për trafiqet e narkotikët
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin E.S, vjeç 38 banues në Kukës, pasi mjeti tip “Benz”, në pronësi të tij, ka rezultuar i vjedhur. Neni 141/a i Kodit Penal

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.XH, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në vazhdimësi, me anë të telefonit, ka kanosur shtetasin E.R, vjeç 50, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.S, vjeç  38, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Peti”, në banesë, u kap duke kryer ndërtim pa leje . Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, tek Ura e Shkozës, janë konstatuar të përmbytura nga uji, banesat e shtetasve H.C, M.T, S.H dhe S.M, vjeç  53, 61, 57 e 59, ku janë dëmtuar disa orendi shtëpiake. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 09.05.2018, tek ish Uzina e Autotraktorëve, është përmbytur nga reshjet e shiut, banesa e shtetases B.K, vjeç 68, ku janë dëmtuar disa orendi shtëpiake. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim.

Më datë 09.05.2018, tek “Kodra e Dielli”, një person i paidentifikuar, ka goditur me sende të forta xhamin e mjetit tip ”Renault”, në përdorim nga shtetasi D.S, vjeç 35, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 09.05.2018, në rrugën “Irfan Tomini”, kanë  vjedhur banesën e shtetases E.R vjeç 41, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasen XH.GJ, vjeç 28, banuese në Përmet, pasi në rrugën “Shefqet Musaraj”, në bashkëpunim, ka goditur me mjete prerëse shtetasin E.P vjeç 28, banues në Përmet, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Punohet për kapjen e XH.GJ,   identifikimin dhe kapjen e autorit tjetër. Nenet 88 dhe 25 të Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, ka kundërshtuar dhe fyer punonjësin e policisë së qarkullimit rrugor. Nenet 236 dhe 239 të Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi në kërkim A.P vjeç 29 banues në Kamzë, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur shtetasen E.M, 29 banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijm të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja me anë të mashtrimit”, më datë 09.05.2018 u ndalua shtetasi F.H, vjeç 45, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 09.05.2018, në reaminacionin e spitalit të burgut Tiranë, ka vdekur shtetasi D.K, vjeç 82, banues në Kukës. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 09.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin B.C, vjeç 60, banuese në Tiranë, pasi kunata, F.C, vjeç 41, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit B.C dhe F.C, vjeç 60 e 41, banues në Tiranë, pasi në banesë, kanë ushtruar dhunë psikologjikë ndaj njëri tjetrit, të cilëve iu plotësua dhe urdhri i mbrojtjes së menjëhershëm ndaj njëri tjetrit. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.A, vjeç 66, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mustafa Mehidri”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Nene i 199/a i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit H.B dhe F.L, vjeç 36 e 40, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Zini Sako”, kanë goditur me grusht njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 09.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.M, vjeç 23, pasi bashkëshorti, B.M, vjeç 32, banues në Kosovë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijm të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 09.05.2018, u ndalua shtetasi D.N, vjeç 37 banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin L.N, vjeç 42 banues në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasen M.N vjeç 24, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin B.C, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tre Dëshmorët”, ka kanosur dhe ka hyrë në ambientet e pallatit në pronësi të shtetasit T.T, vjeç 61 banues në Tiranë. Nenet 84 e 122 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasit T.LL dhe E.D, vjeç 24 e 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Besim Alla”, kanë kanosur dhe goditur me grusht shtetasin L.LL vjeç 28 banues në Tiranë. Nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim T.S, vjeç 24, banues në Fushë-Mëzes, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.A, vjeç 34, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti, N.A, vjeç 45, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vorë
Në vijim të komunikatave, që bëjnë  fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin e mitur S.D, vjeç 13.Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për vlerësim, për shtetasin J.B, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në fshatin Bërxullë, u kap duke rrethuar një pronë, pa leje.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
Më datë 09.05.2018, gjatë natës, në fshatin Synej, është vjedhur dyqani i mishit të shtetasit V.B vjeç 48, banues në Kavajë, ku kanë marrë 200 kg. mish viçi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 09.5.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 47, banues në Shkallnur, pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkëshortes, shtetases D.T vjeç 42. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 09.04.2018, në lagjen nr. 18, është vjedhur banesa, në pronësi të shtetasit A.RR, vjeç 66 ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin L.B, vjeç 62, banues në Durrës, pasi në banesë, u konstatua lidhje e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159  i  Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja R.K vjeç 44 banuese në Tiranë, pasi në lagjen Nr. 12, Durrës, i ka vjedhur çantën me dokumentet, një celular dhe një sasi lekësh shtetases A.P, vjeç 41, banuese në Durrës. Nga veprimet e kryera rezulton se është autore e një tjetër vjedhje. Materialet  i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Durrës. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin F.B vjeç 59 banues në lagjen Nr. 13, pasi në lagjen Nr. 13, është kapur duke ndërtuar pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Në vijim të informacionit, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja” më datë 09.05.2018, nga veprimet e kryera rezulton se autor i dyshuar është shtetasi P.M vjeç 44, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 06.05.2018, në Krujë, ka vdekur shtetasi B.B, vjeç 59 banues në Francë. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 09.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen E.H vjeç 25, pasi në banesë, bashkëshorti, shtetasi N.H vjeç 23, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet ju kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin N.H, vjeç 23, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, E.H, vjeç 25. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan dhe punohet për kapjen e shtetases M.GJ vjeç 35, pasi nga viti 2015 e në vazhdim, me anë të mashtrimit, vjehrrit, S.D, vjeç 68, i ka marrë një shumë eurosh. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 09.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.K, vjeç 38, banues në Korçë, pasi në kryqëzimin e fshatit Voskop, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motorin tip “Honda”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin DH.K, vjeç 54, banues në lagjen nr. 11, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen XH.Q, vjeç 32. Neni 84 i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 8, nga persona të paidentifikuar është tentuar të vidhet dyqani i mishit në pronësi të shtetasit P.S, vjeç 71. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 05.09.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi XH.R vjeç 38, banues në fshatin Moravë, pasi në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në fshatin Lumalas, ka kundërshtuar me dhunë gjatë ushtrimit të detyrës, punonjësin policisë të qarkullimit rrugor. Neni 236/2 i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.F, vjeç 41 banues në fshatin Moravë, pasi në aksin rrugor Korçë–Pogradec, në fshatin Lumalas, u kap duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 09.05.2018, u arrestua në flagrancë  shtetasi D.H, vjeç 31 banues në fshatin Dardhas, pasi në fshatin Stropckë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Nissan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Pogradec, për shtetasin M.XH, vjeç 50, banues në fshatin Losnik, pasi në fshatin Losnik, ka dëmtuar 20 rrënjë mollë dhe kumbulla në pronësi të shtetasit F.Q, vjeç 50 banues në fshatin Vloçisht, Maliq. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për shtetasin R.D, vjeç 50, banues në Berat, pasi në fshatin Cukalat, ka pushtuar 3.5 dylym tokë pronë e shtetasit H.Ç, vjeç 70 banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.
 
Më datë 09.05.2018, në lagjen “22 Tetori”, në banesë, ka vdekur shtetasi SH.G, vjeç 68. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për hetime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 09.05.2018, në fshatin Petov, në oborrin e banesës, duke ndezur mjetin tip “Volksvagen”, i cili ka qenë në marsh, shtetasi SH.H, vjeç 41, është përplasur me portën e banesës, për pasojë është dëmtuar e  ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për vlerësim.

Fier
Policia zbulon një laborator në ndërtim e sipër, i cili dyshohet se do të përdorej për kultivim të bimëve narkotike.
Sekuestrohet një mjet lundrues me gjatësi rreth 12 metra, i dyshuar për transport lëndësh narkotike.
Në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim goditjen e fenomentit të kultivimit të bimëve narkotike si edhe në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Mbrostar, Fier, në tokat në pronësi të shtetasit V.Ç 50 vjeç, banues në Patos, u konstatua një laborator i dyshuar për kultivim të bimëve narkotike.
Magazina ka një sipërfaqe prej 480 metra katror dhe brenda saj ishte montuar laboratori me një sipërfaqe prej rreth 300 metra katror.
Në vijimësi të kontrolleve të ushtruara, në afërsi të fshatit Seman u gjet një mjet lundrues 12 metra i gjatë me 2 motorrë nga 250 KF.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e pronarit të mjetit lundrues.
Grupi hetimor po punon për ndalimin e pronarit të magazinës, shtetasit V.Ç dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes apo personave të tjerë të implikuar.

Më datë 09.05.2018, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për shtetasin A.B, vjeç 30, banues në Fier, pasi në  aksin rrugor Fier-Vlorë, në vendin e quajtur kthesat e liqenit në Levan, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, kamion, me drejtues shtetasin XH.F, vjeç 55 banues në Fier, për pasojë është dëmtuar drejtuesi A.B i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim B.H vjeç 26, banues në Tepelenë, pasi Gjykata e Apelit Vlorë, e ka dënuar me 8 muaj burgim për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 09.05.2018, gjatë natës, në lagjen “Gafur Muço”, Lushnjë, është vjedhur supermarketi në pronësi të shtetasit I.D vjeç 52, banues në Lushnjë, ku kanë marrë disa steka me paketa të llojeve të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, në fshatin Dushk, shtetasi i mitur A.M, vjeç 16 duke udhëtuar me biçikletë, ka humbur kontrollin, për pasojë është rrëzuar në kanal ku ka marë dëmtime të lehta dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u kaluan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë (seksioni i të miturve), për vlerësim.

Më datë 09.05.2018, referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, për shtetasin SH.K, vjeç 51, banues në fshatin Gramsh, pasi në fshatin Gramsh, duke drejtuar motomjetin tip “Lifan” pa targë, ka humbur kontrollin, është rrëzuar dhe është dërguar në Spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 291 i Kodit Penal

Lushnje
Kundërshton me dhunë punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.C, 51 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në ambientet e Komisariatit të Policisë Lushnje, në gendje të dehur, ka kundërshtuar me dhunë Shefin e Seksionit të Rendit dhe Sigurisë Publike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Kundërshtimi me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”parashikuar nga Neni 236/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin F.T, vjeç 41, banues në fshatin Gradishtë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A.K, vjeç 44, banues në fshatin Gradishtë, se në fshatin Gradishtë, i ka pushtuar 3600 m² tokë. Neni  200 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin L.H, vjeç 41 banues në fshatin Gradishtë, pasi ka bërë kallëzim shtetasi A.K vjeç 44, banues në fshatin Gradishtë, se në fshatin Gradishtë, i ka pushtuar 1200 m² tokë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, në banesë, në fshatin Çerëm, është e vetëhelmuar me medikamente bujqësore shtetasja B.C, vjeç 81, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u kaluan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin N.B vjeç 24, banues në Borsh, pasi në Borsh, pranë banesës, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin M.H, vjeç 68, banues në Vlorë, pasi në Llakatund, ka pushtuar tokën e shtetasit F.H, vjeç 50. Neni 200 i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, gjatë natës, në lagjen “24 Maji”, është vjedhur lokali “Bar-Kafe”, në pronësi të shtetasit V.F, vjeç 55, ku kanë marrë pije të ndryshme. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë, për shtetasin A.H vjeç 50, banues në Vlorë, pasi më datë 08.05.2018, në Jonufër, te hoteli i tij, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, shtetasi E.I, vjeç 34, banues në lagjen “Pavarësia”, ka bërë kallëzim se, një person i panjohur i ka dërguar në rrjetin social, mesazhe fyese duke e shqetësuar. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin S.K, vjeç 67, banues në fshatin Dukat Fshat, pasi në Dukat Fshat, ka kanosur shtetasin GJ.H, vjeç 50, banues në këtë fshat dhe në banesë, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një armë gjahu, çifte, kalibër 12 mm, pa leje. Nenet 84 e 280 të Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, gjatë natës, në lagjen “28 Nëntori”, pranë banesës, shtetasit N.A vjeç  33, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 09.05.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar se shtetësia G.K., 18 vjeçe, banuese në Vlorë ( nxënëse shkolle), ka ndëruar jetë.
Dyshohet se shtetësia G.K., ka ndërruar jetë për shkaqe shëndetësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave të plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen A.GJ, vjeç 31, banuese në Sarandë, pasi më datë 04.05.2018, ka bërë njoftime të rreme në organet e rendit duke kallëzuar se ka konflikt me pronarin e një lokali, shtetasin I.M, vjeç 40 banues në Sarandë. Neni 272 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Tepelenë
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Tepelenë u bë arrestimi i shtetasit: S.R, 32 vjeç, banues në Memaiaj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprën penale " Kultivimi i bimëve narkotike" parashikuar nga Neni 284 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, gjatë natës, në fshatin Memaliaj, shtetasit SH.R, vjeç 52, në pjesën e pasme të bahçes, i kanë vjedhur 5 koshere me bletë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 09.05.2018, gjatë natës, fshatin në Rrilë, pranë banesës, shtetasit RR.M vjeç 61, i kanë vjedhur 2 lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm për shtetasen M.P, vjeç 48 pasi ish bashkëshorti, F.R, vjeç 53 banues në Lezhë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, për shtetasin L.C, vjeç 51, banues në Balldre, pasi shtetasi N.C, vjeç 63, banues në Ishull-Shëngjin, ka bërë kallëzim se, tek Rana e Hedhun, Shëngjin, ka hapur një rrugë kalimi në një parcelë toke në pronësi të tij duke ndryshuar destinacionin e tokës, për të cilën janë në proces gjyqësor. Neni 199 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin Z.N., vjeç 29, banues në Laç, për veprën penale "Fyerja" parashikuar nga neni 119/2 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin M.GJ, vjeç 46, banues në Selitë, pasi duke shitur qirinj, ka kundërshtuar punonjësit e Policisë Bashkiake. Neni 235/1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 09.05.2018, gjatë ditës, në fshatin Boks, është vjedhur banesa e shtetasit S.R, vjeç 53, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal
 
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin T.N,  vjeç 43 banues në lagjen “3 Herojnt”, pasi në rrugë, për motive të dobëta, ka fyer e plagosur lehtë me grusht shtetasin L.RR, vjeç 29, banues në këtë lagje. Nenet 90 e 119 të Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, shtetasi Z.V, vjeç 71, banues në fshatin Gruda Re, ka bërë kallëzim se, i është larguar nga banesa djali, E.V, vjeç 30. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër.

Më datë 09.05.2018, në banesë, në lagjen “Vasil Shanto”, është vetëhelmuar me fostoksinë, shtetasi A.C, vjeç 22, i cili ndodhet në spital, në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 09.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ, vjeç 19, banues në Vau Dejës, pasi në Vaun e Dejës, ka kanosur me armë duke qëlluar ne ajër shtetasin N.N, vjeç 59 banues ne Gomsiqe. Me cilësinë e provës materiale iu gjet dhe bllokua pistoleta tip “TT”, dhe 3 fishekë, pa leje. Nenet 84 e 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 09.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasit K.SH dhe D.SH vjeç 93 e 88 pasi nipi F.SH, vjeç 32 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Pukë.  Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 09.05.2018, në fshatin Pjetërshan, në banesën e tij, në gjendje depresioni, ka tentuar të vetëvaret shtetasi R.V, vjeç 38, i cili pas ndihmës dhe mjekimit të marrë në spital, është larguar në banesë. Neni 99 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin P.K vjeç 26, banues në Dibër, deportuar nga Suedia, pasi më datë 14.04.2018, në dalje prej brezit jeshil të SPKM Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
    
Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M.H, vjeç 23, banues  në Durrës, deportuarin nga Franca, pasi më datë 20.11.2017, në dalje prej brezit jeshil të SPKM Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin I.SH vjeç 26, banues në Dibër, deportuar nga Greqia, pasi më datë 20.09.2017, në dalje prej brezit jeshil të SPKM Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin I.D, vjeç 34 banues në Tiranë, deportuar nga Belgjika, pasi më datë 01.04.2018, në dalje prej brezit jeshil të SPKM Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 09.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin B.RR, vjeç 27 banues në Fier, deportuar nga Anglia, pasi me datë 13.02.2018, në dalje prej brezit jeshil të SPKM Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 09.05.2018, në dalje të SPKM Qafë-Thanë, u kap shtetasi O.M vjeç 29 banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, i ka caktuar masën e sigurisë “Ndalim dalje jashtë shtetit”.

Më datë 09.05.2018, në dalje të SPKM Kapshtice, u kap shtetasi në kërkim  E.B, vjeç 31, banues Elbasan, i dënuar më parë për shkelje te rregullave te qarkullimit rrugor, pasi Drejtoria Vendore e Policisë Fier, e ka shpallur në kërkim për veprën penale “Vjedhja”.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 09.05.2018, u kapën 16 shtetas të huaj lindur në Siri, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetasit kërkuan azil në R.Sh dhe u dërguan në Q.K.P, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2