Mirditë - I vjedhin një shtetasi portofolin, e dhunojnë fizikisht me sende të forta, ndalohen brenda 24 orëve autorët e dyshuar


MirditëDrejtoria Lezhe 1

I vjedhin një shtetasi portofolin me rreth 200.000 lekë të reja duke e dhunuar fizikisht dhe me sende të forta, kapen dhe ndalohen brenda 24 orëve autorët e dyshuar

Nga specialistët e seksionit për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, falë një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja brenda 24 orëve, e shtetasve:

- A.P., 29 vjeç, banues në Mirditë

- E.Sh., 32 vjeç, banues në Mirditë

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen, i kanë vjedhur me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë të reja, shtetasit N.Gj., duke e goditur fizikisht si dhe me mjete të forta.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale" Vjedhja me dhunë" dhe "Plagosje e lehtë me dashje" kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 dhe 89 -25 të Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2