Tiranë - Qarkullonte me makinë, me xhama me perde, i ofron ryshfet policit, arrestohet

Tiranëfoto leku 1

Qarkullonte me makinë, me xhama me perde, arrestohet për korrupsion, pasi i ofron 2000 lekë të reja policit, për t’iu shmangur penalizimit (për video kliko mbi link)

Policia Rrugore e Tiranës, në zbatim të detyrimeve të përcaktuara në Planin Operacional “TISPOL, Maj 2018”, nga kontrollet e ushtruara gjatë ditës në territorin e kryeqytetit, në lidhje me identifikimin e mjeteve debitore si dhe shkelje të tjera të legjislacionit rrugor, ka konstatuar dhe ndëshkuar:

• 10 drejtues mjetesh, që nga verifikimi rezultuan me detyrime të pashlyera

• 67 drejtues mjetesh për mospërdorim të rripit të sigurisë

• 15 drejtues mjetesh për shkelje të sinjalizimit të ndritshëm (semafor)

• 10 drejtues mjetesh të papajisur me sigurim të detyrueshëm

• 2 drejtues mjetesh për transport pasagjerësh, të pa pajisur me certifikatë transporti profesional

• 2 drejtues mjetesh për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit

• 112 drejtues mjetesh për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor

Gjithashtu nga kontrollet në funksion të Planit Operacional, janë evidentuar dhe arrestuar në kushtet e flagrancës 7 drejtues mjetesh nga të cilët:


6 drejtues motomjetesh të papajisur me leje drejtimi

1 drejtues mjeti për korrupsion aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

foto leku 1

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3