Kurbin - Finalizohet operacioni i koduar "Skuter ", sekuestrohen 2 mina me telekomandë, arrestohet poseduesi

KurbinKurbin 11 maj 2018 1

"Finalizohet operacioni i koduar "Skuter " (për video kliko mbi link)

Sekuestrohen 2 mina me telekomandë

Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre

Më datë 10.05.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga efektivët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë, bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit:

- F.Ll., 36 vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip 'Piaggo' pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vepra penale në ngarkim të tij "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" parashikuar nga neni 278/5 i Kodit Penal.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Kurbin 11 maj 2018 1

Kurbin 11 maj 2018 2

Kurbin 11 maj 2018 3

Kurbin 11 maj 2018 4

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4