Elbasan - Ndalohet autori i plagosjes me armë zjarri të 22-vjeçarit në lagjen “11Nëntori”, Elbasan.

ElbasanDrejtoria Elbasan

Kapet dhe ndalohet autori i plagosjes me armë zjarri të 22-vjeçarit në lagjen “11Nëntori”, Elbasan.

Ndalohet edhe një shtetas tjetër si përkrahës i autorit të krimit.

Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale,  nga Specialistët për  Hetimin e Krimit  në  Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:

· J.S., 22 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.

Ky shtetas dyshohet se më datën 23.04.2018, në rrugën e “Konvikteve”,  në lagjen “11Nëntori", Elbasan, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh.R., dhe më pas është larguar me një automjet.

Gjithashtu në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, u bë kapja dhe ndalimi edhe i shtetasit:

· M.A.,  23 vjeç, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2