Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 11 Maj 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 30 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët është arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

3 persona për Narkotikët

1 person për Krimin Ekonomik dhe Financiar

11 persona në kërkim

3 persona për veprën penale "Vjedhja"

1 person për veprën penale "Dhunë në familje"

1 person për veprën penale "Ngacmim seksual"

1 person për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe i municionit"

1 person për veprën penale "Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike".

 
Gjithashtu janë sekuestruar:

7 kg e 155 gr lëndë narkotike Cannabis Sativa.

2 armë zjarri si dhe 2 mina me telekomandë.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifikim 66 persona.

 
Gjithashtu gjatë 24-orëve të fundit është finalizuar operacioni i mëposhtëm:
1-Kurbin - "Skuter".
Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar 2 mina me telekomandë dhe është arrestuar në flagrancë poseduesi i tyre.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2