Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 11 Maj 2018

DEPARTAMENTI I POLICISË KRIMINALE01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.I vjeç 42, banues në Tiranë, pasi ka trafikuar në mënyrë të paligjshme mjetin tip “BMV X6”, në territorin e Republikës së Shqipërisë. Punohet për kapjen e A.I dhe bllokimin e mjetit. Neni 141/a i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin GJ.B, vjeç 50 banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka trafikuar nga Italia motorin tip “Yamaha”. Mjeti u bllokua në cilësinë e provës materiale. Nenet 190 dhe 141/a të Kodit Penal.
 
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Tiranë
Nga Specialistët e Hetimit të Krimit Ekonomik dhe Financiar pranë D.V.P. Tiranë, u bë ndalimi i shtetasit :
D.LL 41 vjeç, banues në Tiranë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë me vendimin e datës 07.05.2018 ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurimit “Arrest me Burg” për veprat penale “ Falsifikim i vulave dhe stampave”, Ndërtim i paligjshëm”, “Mashtrim”, të parashikuara nga neni 190/1, 199/a/3 dhe 143/3 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprime të mëtejshme.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 20, banues në Mat, pasi në Institut, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.RR, vjeç 19 banues në  Tiranë, pasi në Institut, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.D, vjeç 30, banues në Durrës, pasi në hyrje të Vorës, në vendin e quajtur “Karamucaj”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin H.S, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi tek kthesa e “Valiasit”, u kap duk drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin M.H, vjeç 80, banues në Tiranë, pasi në qendër Kamëz, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.Ç vjeç 24 banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Honda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për shtetasin R.B, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetësia E.V vjeç 20, banuese në Tiranë, pa leje drejtimi, pasi më datë 10.05.2018, në rrugën e “Rinasit”, te mbikalimi i Kasharit, duke drejtuar mjetin tip “Nissan” është përplasur motorin tip “Suzuki”, me drejtues shtetasin A.C, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 10.05.2018, në Fushë-Farkë, shtetasi F.D, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë janë aksidentuar F.D, dhe pasagjeret A.D, R.H dhe B.D, 18, 20 e 19 vjeç, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekut. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët

Forca e Posaçme Operacionale në bashkëpunim me strukturat policore të D.V.P Durrës, ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A.K, 49 vjeç, nga Shijaku.

Gjykata e Apelit në Milano, me vendim të datës 9 shkurt 2016, e ka dënuar shtetasin A.K, me 30 vite burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në organizatë kriminale, me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Kapet dhe ndalohet autori i plagosjes me armë zjarri të 22 vjeçarit  në lagjen “11 Nëntori”, Elbasan.
Ndalohet edhe një shtetas tjetër si përkrahës i autorit të krimit.
Në vijim të punës për kapjen dhe ndalimin e personave në kërkim për vepra të ndryshme penale, nga Specialistët për  Hetimin e Krimit  në  Komisariatin e Policisë Elbasan, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
J.S 22 vjec, banues në Elbasan, i dyshuar për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake”.
Ky shtetas dyshohet se më datën 23.04.2018, në rrugën e “Konvikteve”,  në lagjen “11 Nëntori”  Elbasan, ka plagosur me armë zjarri shtetasin Xh.R dhe më pas është larguar me një automjet.
Gjithashtu në vijim të veprimeve për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, u bë kapja dhe ndalimi edhe i shtetasit:
M.A,  23 vjeç, banues në Elbasan,  i dyshuar për veprën penale “Përkrahja e autorit të krimit”.
Materialet i kaluan  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasanpër veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i
shtetasit:
K.Z, 21 vjeç, banues në lagjen Donika Kastrioti, Berat.
Arrestimi i tij u krye pasi u kap nga shërbimet e Policisë Rrugore, duke drejtuar mjetin motor, tip “Honda”, i papajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Drejtimi i
mjetit në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasit K.I dhe E.M, vjeç 19 e 19, banues në Sarandë, pasi në  datë 10.05.2018, te kthesa e Glinës, gjatë kontrollit të mjetit tip “Pezho”, ju gjetën e bllokua 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin P.Ç, vjeç 42, banues në fshatin Vërvë, Konispol, pasi më datë 10.05.2018, në Këlcyrë Përmet, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësoren A.F, vjeç 18 banuese në fshatin Shijan, Delvinë, e cila ndodhet në spital,  jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.05.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit G.GJ, A.K dhe L.Gj, vjeç 19, 19 e 17, banues në Ishull Lezhë, ju gjetën dhe u bllokuan me cilësinë e provës materiale 925 gr. lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Sektori për hetimin e krimeve të rënda
Më datë 09.05.2018, në lagjen nr. 4 Laç, në vend grumbullimin e mbeturinave urbane nga shërbimet e policisë, u gjeten dhe bllokuan 6 kg. 230 gr, lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe 2 pushkë model 56. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 283 e 278 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.05.2018, në një shkollë 9-vjeçare, aksidentalisht është rrëzuar nga kati i dytë, nxënësi J.H, vjeç 13 banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin E.ZH, vjeç 19 banues në Tiranë, pasi iu gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Elbasanit’, në banesë, u konstatua duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.H, vjeç 34, endacak në Tiranë, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, ka tentuar ti vjedhë çantën shtetases A.Ç vjeç 34, banuese në Kamëz. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal

Më datë 10.05.2018, shtetasja V.U, vjeç 50, banuese Tiranë, kallëzon se në zyrë, i kanë vjedhur portofolin me një shumë lekësh dhe dollarësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.H, vjeç 34 banuese në Tiranë pasi bashkëshorti A.H, vjeç 35, banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” e kryer në bashkëpunim, më datë 10.05.2018, u ndalua shtetësia në kërkim XH.GJ, vjeç 28, banuese në Përmet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorit. Nenet 88, 25 e 300 të Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë, për shtetasit G.GJ dhe A.GJ, vjeç 63 e 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, kanë goditur me grusht, shtetasin M.P, vjeç 65, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit F.M, vjeç 25, banues në Berat, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur shtetasen A.LL, vjeç 23, banuese në Tiranë. Neni 121 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetaset R.K dhe B.D, vjeç 50 e 70, banuese në Tiranë, pasi në rrugën ”Sami Frasheri”,  R.K ka goditur B.D, e cila me vetëgjyqësi, nuk ka lejuar të futet në banesën e dhënë me qera R.K. Neni 90 e 277 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 10.05.2018, shtetasja A.XH vjeç 55, banuese në Tiranë, kallëzon se në një argjendari, një zonjë i ka vjedhur nga banaku një varëse duke e fshehur në dorë dhe është larguar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autores. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, gjatë rrugës për në spital ka vdekur shtetasi LL.S, vjeç 69. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 10.05.2018, në rrugën ”Islam Alla”, është vjedhur zyra e shtetases L.GJ, vjeç 65, banuese në Tiranë, ku i kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, u ndalua shtetasi I.L, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi me datë 10.05.2018, në rrugën “Princ Vidi”, ka goditur me sende të forta shtetasin e mitur Y.B, vjeç 16, banues në Tiranë. Neni 88 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Xh.Sh, vjeç 17 pasi nëna E.SH, vjeç 37 banuese në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.05.2018, në rrugën "Bajram Curri", në banesë, ka vdekur shtetasi F.N, vjeç 68. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin F.Ç, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi ka kanosur me fjalë shtetasen F.R vjeç 37, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, në spital ka vdekur shtetasja Q.XH, vjeç 66. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin M.M, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit, ka shqetësuar shtetasin D.S, vjeç 19 banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit K.C, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi gjatë natës, në Babrru, ka vjedhur banesën e shtetasit H.K, vjeç 39, banues në Kamëz, ku ka marrë dy telefona dhe një portofol me një sasi lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.M, vjeç 38, banues në Tiranë, bazuar në nenet 108/a e 89 të Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit  K.C, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi gjatë natës, në Babrru, ka vjedhur banesën e shtetasit A.C, vjeç 28, banues në Kamëz, ku ka marrë një sasi dollarë dhe një telefon celular. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 10.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç  vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në Vorë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, iu ka ofruar punonjësve të policisë 2000 lekë, për t’iu shmangur masës administrative. Neni 244 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Shkallës Parë Kavajë, për shtetasen M.F vjeç 35, banuese në Itali, pasi në Kavajë, pas seancës gjyqësore të procesit të divorcit, ka marrë fëmijën e mitur F.F, vjeç 8 banues Itali dhe është larguar bashkë me të, duke mos e lejuar që ta mbante përkohësisht i ati shtetasi G.XH, vjeç 37 banues në Kavajë. Neni 127 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.05.2018, shtetasi A.RR vjeç 66, banues në Durrës, kallëzon se në oborrin e pallatit, i kanë vjedhur mjetin tip “Ford”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë  Durrës, për shtetasen E.M, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në fshatin Shetaj Ishëm, i ka pushtuar një sipërfaqe tokë  shtetasit I.GJ, vjeç 62, banues në Shetaj Ishëm. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin L.T, vjeç 57, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, në banesën tij, u konstatua lidhje e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159  i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin G.T, vjeç 37, banues Durrës, pasi në lagjen nr. 13, në banesën tij, u konstatua lidhje e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159  i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës, për shtetasin E.F, vjeç 57 banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 13, në banesën tij, u konstatua lidhje e paligjshme në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159  i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, shtetasi E.D  vjeç 30, banues në Durrës, kallëzon se, më datë 07.05.2018, i është larguar nga banesa vëllai shtetësi E.D, vjeç 33. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Durrës.

Më datë 09.05.2018,  në lagjen  nr. 17, është vjedhur banesa në pronësi  të shtetasit  G.C,  vjeç 37, ku kanë 1 televizor, 1 lap-top, dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 11.05.2018, në lagjen nr. 11 në banesë, është vet’helmuar, me medikamente mjekësore dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve shtetasja E.D, vjeç 22. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Informacion paraprak
Më datë 11.05.2018 , në lagjen nr. 15, në banesë, është vet’helmuar me  fostoksinë dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve shtetasja E.M, vjeç 18. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.05.2018, në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, në Dërven, ka rënë zjarr në mjetin tip “Porsche”, me drejtues M.J, vjeç 22, banuese në Mamurras, ku ka dëme materiale. Nga veprimet rezultoi se zjarri ishte si pasojë e një defekti elektrik.  Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës Shkallës Parë Krujë, për vlerësim.

Më datë 10.05.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Krujë, për shtetasin R.K, vjeç 26, banues në Korçë, me leje drejtimi, pasi në Larushk, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin F.H, vjeç 37, banues në Mëzez-Tiranë, për pasojë është dëmtuar F.H dhe pasagjerët M.H dhe V.Z, vjeç 44 e 41, banues Mëzez, të cilët ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 10.05.2018, u plotësua kërkesë padia, për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin SH.D, vjeç 58, pasi kushëriri D.A, vjeç 51, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së parë  Durrës. Ligji nr 9669 datë 18.12.2006.”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, për shtetasen Z.A, vjeç 39, pasi në Pjezë, ka goditur me sende të forta, shtetasen K.D, vjeç 57.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë  Gjykatës  Shkallës  Parë Durrës, për shtetasin R.U, vjeç 69, banues në fshatin Karpën, pasi në fshatin Guzaj, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  pranë  Gjykatës  Shkallës  Parë Durrës, për shtetasin I.M, vjeç 57, banues në Shijak, pasi në  lagjen Popullore, Shijak, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, në fshatin Shëtel, në banesë, është vet’helmuar me fostoksine dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve shtetasja A.S, vjeç 16. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin U.Z, vjeç 33, banues në Elbasan, pasi më datë 20.04.2018, në lagjen “5 Maji”, ka dëmtuar një banesë të amortizuar, në pronësi të shtetasit E.H, vjeç 19  banues në Elbasan. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, shtetasi K.M vjeç 57 banues në Elbasan, kallëzon se, më datë 04.05.2018,  i është larguar nga banesa vajza E.M, vjeç 34. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasen N.T, vjeç 59, pasi më datë 09.05.2018, ka goditur me grusht shtetasin A.A vjeç 41. Neni 90 i i Kodit Penal.

Elbasan
Goditen dy raste të ushtrimit të veprimtarisë së lojërave të fatit, pa dokumentacionin
përkatës.
Procedohen penalisht dy pronarë lokalesh për “Organizim të lotarive të palejuara” si
dhe për “Vënien  në dispozicion të lokaleve për lojëra të palejuara”
Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Finaciare në D.V.P
Elbasan, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e
lojrave të fatit, gjatë kontrollit të ushtruar në disa lokale në qytetin e Elbasanit, ku
dyshohej se kryhej veprimtari e kundraligjshme në ushtrimin  e veprimtarisë së
lojrave të fatit pa dokumentacion kanë evidentuar dhe proçeduar dy pronarë lokalesh
dhe konkretisht:
A.U, 42 vjeç, pasi në lagjen “Dyli-Haxhire”  gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e
tij u konstatua se ushtronte veprimtari të lojërave të fatit pa dokumentacion përkatës.
E.Sh, 24 vjeç, pasi në lagjen “Partizani” Elbasan gjatë kontrollit të ushtruar nga
policia në lokalin e tij u konstatua se ushtronte veprimtari të lojërave të fatit pa
dokumentacion përkatës.
Ne secilin lokal u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale nga një
kompjutër i lojërave të fatit sëbashku me aksesorët e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Elbasan, për veprat penale “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për shtetasin F.Z, vjeç 78, banues në fshatin Fierzë, pasi në Fierzë, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për shtetasin H.M, vjeç 57, banues në fshatin Rrasë Belsh, pasi në Rrasë, ka goditur me sende të forta, shtetasin SH.M vjeç 53 banues në Rrasë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet  në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për vlerësim, për shtetasin E.D, vjeç 40, banues në fshatin Çopanaj, pasi ka sharë dhe ofenduar me fjalë shtetasen B.C vjeç 58.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.05.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 17, në magazinë, shtetasit R.M, vjeç 61, banues në Korçë, i kanë vjedhur disa vegla bujqësore. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës datë 26.02.2018, që bënë fjalë për veprën penale “Përdorimi me keqdashje i thirrjeve telefonike”, më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasen A.P, vjeç 21, banuese në Gramsh. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, në fshatin Barç, pranë banesës, shtetasit D.K vjeç 50, i kanë vjedhur baterinë e mjetit tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 10.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen V.K vjeç 64 pasi nusja e djalit M.J, vjeç 23, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 10.05.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.R vjeç 37, banues në fshatin Gështenjas, pasi në  Gështenjas, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volksvagen”.  Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për shtetasin E.C., vjeç 33, banues në fshatin Taç, pasi dyshohet se në fshatin Taç, për shkak të detyrës, ka goditur me grusht, kryeplakun e fshatit Taç, shtetasin N.B, vjeç 59. Neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 10.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimit e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin T.RR dhe bashkëshorten N.RR, vjeç 73 e 61, pasi djali XH.RR, vjeç 24, banues në Berat, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tyre. Materialet i kalojnë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligjin nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.05.2018, shtetasi A.B, vjeç 50, banues në Berat kallëzon se në lagjen “Goricë”,  tek lokali tij, i kishin vjedhur 6 karrige dhe më pas deklaroi se i kishte gjetur karriget, shtetasi K.V, vjeç 32, dhe ja kishte dorëzuar. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për vlerësim.

Më datë 10.05.2018, gjatë natës, në fshatin Dushk, shtetasit G.S vjeç 46, banues në Dushnik, në pusin pranë banesës, i kanë vjedhur 2 pompa uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen dhe autorit. Neni 134 të Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, gjatë natës, në Dushnik, shtetasit R.T vjeç 68, banues në Dushnik,në pusin pranë banesës, i kanë vjedhur 1 pompë uji. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal

Berat
Nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
M.SH 33 vjeç, banues Berat. Arrestimi i tij u krye pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike, ndaj vëllait të tij shtetasit D.D, 30 vjeç banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Dhunë në
familje”  parashikuar nga neni 130/a të Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, gjatë natës, në lagjen “22 Tetori”, është vjedhur banesa e shtetasit R.T, vjeç 58 banues Berat, ku kanë një aparat për sinjal të TV kabllor dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Kuçovë
Më datë 10.05.2018, në vijim të ngjarjes së ndodhur më datë 25.04.2018, u bë ndalimi i
shtetasit të shpallur në kërkim policor:
S.B, 23 vjeç, banues në lagjen Nr 13, Durrës, (i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhje, kryer në bashkëpunim”).
Ndalimi i tij u bë pasi më datë 25.04.2018, në bashkëpunim me shtetasit L.G, E.D dhe
B.O, kanë tentuar të vjedhin lokalin e shtetasit F.B, në fshatin Havaleas, Kuçovë.
Gjithashtu dyshohen dhe si autorë të vjedhjes së ndodhur më datë 08.02.2018, në
lokalin e shtetasit A.Sh, në fshatin Perondi, Kuçovë ku kanë vjedhur disa pajisje
interneti dhe një sasi eurosh.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhje, e
kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Vjedhje, e kryer në bashkëpunim”.
parashikuar nga nenet 134/2, 22 dhe 134/2, të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Skrapar
Më datë 10.05.2018, gjatë natës në lagjen “2 Dhjetori”, është vjedhur banesa e shtetasit A.M, vjeç 35, emigrant, ku kanë marrë një televizor. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin L.B, vjeç 40, pasi  kunati  i tij  shtetasi B.H,  vjeç 31 ushtron dhunë e psikologjike ndaj tij. Materialet  kaluan pranë Gjykatës së Shkallës Parë Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.  

Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin:
K.G, 32 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Zogu i Zi” Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Audi” nën ndikimin e pijeve alkoolike në masën 1.19 mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë, për shtetasin M.C vjeç 24, banues në fshatin Çinar, pasi në aksin rrugor Lushnjë-Fiershegan, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje dhe punohet për kapjen e shtetasit F.N, vjeç 28, banues në Berat, pasi te “Rrethrrotullimi i Uzinës së Plasmasit”, Lushnjë, duke drejtuar mjetin tip ”Volsvagen”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik dhe ka braktisur mjetin.  Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin S.S, vjeç 48, banues në lagjen “Lirim”, pasi në lagjen “28 Nëntori”, me vetëgjyqësi, ka hapur dhe ka hyrë me forcë në lokalin e shtetases R.S, vjeç 65, banuese në Vlorë, e cila me vendim gjykatë e ka kaluar në pronësi të saj. Nenet 277, 112 e 321 të Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen Z.N, vjeç 37, pasi bashkëshorti A.N, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006.  

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasin L.Q, vjeç 50, banues në Vlorë, pasi më datë 09.05.2018, në lagjen “10 Korriku”, ka dëmtuar boksin e matësve elektrik të pallatit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, për shtetasin D.S, vjeç 37, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Hajro Çakërri”, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për shtetasin K.P, vjeç 60, banues në Llakatund, pasi në fshatin Llakatund, në tokën publike, ka ndërtuar një objekt pa leje përkatëse dhe ka pushtuar tokën e Njësisë Administrative Shushicë. Neni 199/a dhe 200 të Kodit Penal

Më datë 09.05.2018, në lagjen ”Ujë i Ftohtë”, ka plasur një lëndë plasëse, tip shashke, e futur në një qese plastike, duke prishur rendin e qetësinë publike. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 274 Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Vlorë dhe punohet për shtetasin A.I, vjeç 24, banues në Vlorë, pasi më datë 09.05.2018, në lagjen ”28 Nëntori”, ka vjedhur biçikletën e shtetasit E.S vjeç 26, banues në Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 10.05.2018, në Jalë, Vuno, në fshatin turistik, kompania qe kryen punime, po kryen punime jashtë projektit. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Vlorë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 10.05.2018, shtetasi A.K vjeç 64, me  rezidencë familjare në Greqi, kallëzon se më datë 09.05.2018,  kur është kthyer në fshatin e tij, Rahull, ka kostatuar se i kanë vjedhur 2 televizor, 2 troko, 1 saldaturë të vogël. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, për shtetasin H.B, vjeç 50, banues në Stjar, Delvinë, pasi më datë 07.05.2018, në lagjen Nr.3, ka ndërtuar në tokën e tij një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, shtetasit P.V, vjeç 66, kallëzon se më datë 07.05.2018, në lagjen nr.1, në banesë i kanë  marrë pasaportën biometrike, kartën e leje-qëndrimit si dhe dokumente të tjera që përdor në Greqi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë, Sarandë, për shtetasin A.K, vjeç 64 , banues në Ksamil, Sarandë, pasi më datë 09.05.2018, në Ksamil, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Gjirokastër, për shtetasin F.SH, vjeç 27, banues në Tepelenë, pasi në lagjen “Selam Musai”, në lokalin e marrë me qera,  ka ushtruar aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Neni 197 i Kodit Penal.

Më datë 11.05.2018, në fshatin Bënçë, Njësia Administrative Qendër Tepelenë, gjatë kontrollit të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike u gjetën dhe u asgjësuan 89 fidanë të dyshuar Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 284 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkalles Parë Lezhë, për shtetasit D.P dhe Z.K, vjeç 39 e 57, banues në Shenkoll e Rrilë, pasi në fshatin Ishull, në bregdet, u kapën duke gjuajtur peshk, pa leje. Neni 204 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lezhë, për shtetasin K.GJ  vjeç 29, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Varosh”, për shkak të detyrës, ka kanosur dhe nuk i bindur urdhrit të punonjësit të policisë rendit. Nenet 84 e 242 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasit V.K, vjeç 44, banues në Fushë Milot, pasi në Fushë-Milot, me vetëgjyqësi, i ka pushtuar 5000 m2, tokë bujqësore, shtetasit SH.S, vjeç 70, banues në Fushë-Milot, Kurbin. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Kurbin, për shtetasin H.K vjeç 30, banues në Milot, pasi në Milot, te tregu, ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Mirditë
I vjedhin një shtetasi  portofolin me rreth 200.000 lekë të reja duke e dhunuar fizikisht
dhe me sende të forta, kapen dhe ndalohen brenda 24 orëve autorët e dyshuar
Nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Mirditë, falë një pune hetimore të mirëorganizuar, u bë i mundur lokalizimi dhe kapja brenda 24 orëve, e shtetasve:
A.P  29 vjeç, banues në Mirditë
E.SH  32 vjeç, banues në Mirditë
Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi më datë 09.05.2018, në Rrëshen, i kanë vjedhur
me dhunë portofolin ku brenda kishte rreth 200.000 lekë të reja, shtetasit N.Gj. duke e goditur fizikisht si dhe me mjete të forta.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprat penale ”Vjedhja me dhunë” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 139 dhe 89 -25 të Kodit Penal.

Kurbin
Finalizohet operacioni i koduar "Skuter ".
Sekuestrohen 2 mina me telekomandë.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i tyre.
Më datë 10.05.2018, në vijim të punës për parandalimin e ngjarjeve kriminale dhe goditjen e veprimtarive të kundraligjshme, duke vendosur para përgjegjësisë ligjore autorët e dyshuar, nga efektivët e Seksionit kundër trafiqeve të paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë,  bazuar në informacione të siguruara në rrugë policore, u bë i mundur arrestimi  në flagrancë i shtetasit:
F.LL 36 vjeç,  banues në Tiranë.
Ky shtetas u kap afër Mbikalimit të Patokut, duke drejtuar një motor tip “Piaggo” pa targë, ku në një çantë kishte të fshehur 2 mina me telekomandë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e proves materiale.
Vepra penale në ngarkim të tij "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit" parashikuar nga  neni 278/5 i Kodit Penal.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, për veprime të mëtejshme.

Më datë 10.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim F.M,  vjeç 20, banues në Malaj, pasi Gjykata e Shkalles se Parë Tiranë,  e  ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhje në bashkëpunim”. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.05.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Z.T, vjeç 61, pasi dhëndri A.K, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër.  Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasit S.K dhe GJ.L vjeç 50 e 50, banues në Shkodër, roje në një fabrikë private pasi gjatë natës, në lagjen “Skënderbegas”, kanë vjedhur një kabull elektrik, me një gjatësi 60 ml, që furnizonte fabrikën me energji elektrike. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, në fshatin Naraç, është vjedhur banesa e shtetasit S.B vjeç 58 banues në Naraç, Vau Dejës, ku kanë marrë një armë gjahu çifte “Ruse”, 12 mm, gjerdanin me fishekë dhe disa sende ari. Neni 134 e 25 të Kodit Penal

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër, për shtetasin M.M vjeç 61, banues në Ças, Velipojë, pasi në fshatin “Ças ”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 10.05.2018, u ndalua shtetasi Z.P, vjeç 41, banues në Pukë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pukë, e ka dënuar me 5 vite burg për veprën penale të “Përndjekjes”. Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 10.05.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.N vjeç 39, banues në Kukës, pasi më datë 31.03.2018, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së  Parë Kukës, ka urdhëruar ndalimin e tij, për veprat  penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Shkatërrimi pronës”. Nenet 236/2 dhe 150 të Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin D.K, vjeç 28 banues në Kukës, pasi nëpërmjet telefonit, ka kërcënuar me mesazhe dhe ofenduar me fjalë në adresën në rrjetin social, shtetasen M.U vjeç 34, banuese Kukës. Nenet 275, 84 e 119 të Kodit Penal

Më datë 10.05.2018, në fshatin Lusën, në banesën e shtetasit B.C vjeç 50, ka rënë zjarr, ku si pasojë janë djegur një lopë, një viç dhe një sasi e bazës ushqimore. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për ngjarje aksidentale.

Më datë 10.05.2018, shtetasi XH.M, vjeç 47, banues në fshatin Shtiqën, kallëzon se, ish-bashkëshortja P.M vjeç 41, banuese në Shtiqën, para 3 vjetësh është larguar me tre fëmijët jashtë territorit të Shqipërisë pa pëlqimin e tij dhe dyshohet se ndodhen në Gjermani. Neni 127 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për shtetasen K.M vjeç 23 , banuese në fshatin Lekbibaj, pasi ka falsifikuar diplomën e shkollës së lartë, duke u punësuar si mësuese në një shkollë 9-vjeçare. Neni 187/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për shtetasin e mitur I.Ç, vjeç 16, pasi më datë 09.05.2018, në fshatin Letaj, ka plagosur lehtë me mjete të forta, shtetasin S.B vjeç 48, banues në Letaj. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin M.L,  vjeç 35, banues në Bulqizë, pasi në Bulqizë, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.H  vjeç 45, banues në fshatin Vajkal. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës Shkallës Parë Dibër, për shtetasin e mitur E.D, vjeç 13, pasi në dyqanin e shtetasit U.C, vjeç 38 banues në fshatin Gjoricë, ka vjedhur 6 litra vaj. Neni 134 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 10.05.2018,  patrulla e policisë e Komisariatit Nr.3, ka dorëzuar pranë DVKM Tiranë, 2 shtetas të huaj, me shtetësi marokene, vjeç 23 e 28. Nga intervistimi ka rezultuar se kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë në Kakavijë. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes këta shtetas kërkuan Azil në Republikën e Shqipërisë dhe u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Më datë 10.05.2018, patrulla e policisë e Komisariatit Nr.3, ka dorëzuar pranë DVKM Tiranë, 2 shtetas të huaj, me shtetësi siriane, vjeç 21 e 24. Nga intervistimi ka rezultuar se kanë hyrë ilegalisht në vendin tonë në Kakavijë. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes këta shtetas kërkuan Azil në RSH dhe u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi më datë 20.01.2018, në afërsi të PKK, Bllatë, Dibër, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin I.T, vjeç 31 banues në Tiranë, pasi më datë 11.11.2017, në afërsi të PKK, Bllatë, Dibër, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë, për shtetasin A.SH,  vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në Rinas, në terminal, ka prishur rendin e qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 10.05.2018, në PKK Port Durrës, u kap shtetasi S.B vjeç 51, i shpallur në kërkim për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018,  në Portin e ri të Peshkimit, Durrës, midis kalatës nr. 1 dhe nr. 2, është konstatuar ndotje e ujit me hidrokarbure, vaj ose naftë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. Neni 203 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 10.05.2018, në PKK Kapshticë, u arrestua në flagrancë shtetasi L.A, 57 vjeç, banues në fshatin Pirg, pasi në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ky shtetas është paraqitur me mjetin e tij, tip kamion, mbi të cilin kishte të ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë, të dëmtuar. Nga verifikimi dhe kryerja e procedurave të tjera të kontrollit, targat dhe dokumentacioni i mjetit të ngarkuar në kamionin e tij, dyshohet të jenë të falsifikuara.
Nenet 174 e 190 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 10.05.2018, u referuan materialet në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për shtetasen I.B., pasi ka zhvendosur mjetin e saj lundrues, pa u pajisur me cerifikatën e vendbazimit. Ligji nr.8663, datë 18.09.2000, ”Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor me tonazh nën 20NT”. Neni 13 pika 4, “Ndryshimi i kushteve”.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 10.05.2018, në afërsi të “Urës Glinës”, u kapën 4 shtetas të huaj, lindur në Siri, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në Republikën e Shqipërisë dhe u dërguan në Q.K.P, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Më datë 10.05.2018, në PKK, Kakavijë, u kap shtetasi në kërkim  N.B, vjeç 49 banues në  Selitë,  Tiranë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë  Tiranë, ka vendosur masën e sigurisë  "Arrest në burg" , për veprat penale  "Ndërtimi i paligjshëm"  dhe  "Vetëgjyqësia". Nenet 199/a/2  e  277 të Kodit Penal.

Më datë 10.05.2018, në Gjirokastër, në afërsi të vendit të quajtur kthesa e “Terihatit”, u kapën 8 shtetas të huaj, me shtetësi Siriane, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në Republikën e Shqipërisë dhe u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3