Shkodër -Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi

Shkodër Drejtoria Shkoder

Vijon puna për kapjen dhe ndalimin e personave të shpallur në kërkim 

Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, me qëllim ekstradimi

Më datë 11.05.2018, nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative dhe një pune të mirëorganizuar u bë kapja e personit të shpallur në kërkim ndërkombëtar:

A.A., 37 vjeç, banues në Barbullush, Vau i Dejës. 
 
Ndalimi i shtetasit A.A., u bë nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana, e cila e ka shpallur person në kërkim ndërkombëtar me qëllim ekstradimi në Itali, pasi Gjykata e Apelit Torino/Itali, me vendim nr. SIEP 515/2009, datë 11.11.2016, e ka dënuar me 4 vjet e 3 muaj e 27 ditë burg për veprat penale “Largimi nga vendi i vuajtjes së dënimit” dhe “Shfrytëzimi i prostitucionit” të parashikuara nga nenet 110, 385 të Kodit Penal Italian.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4